ABIB Jericho Rose Bifida Serum është serumi më i ri i linjës ABIB Jericho Rose Line, linja e cila në formulën e saj përmban ekstrakt trëndafili Jericho. Ky përbërës është i shquar në botën e industrisë së bukurisë për aftësinë e tij për të ofruar ushqim dhe hidratim të thellë për lëkurën. Një veçori e veçantë e këtij serumi, në krahasim me produkte të tjerë të linjës, është shtimi i bakuchiolit. Një përbërës që zëvendëson retinolin në mënyrë të shkëlqyer (një përbërës natyral anti-age) dhe ofron të gjitha përfitimet e tij, pa efektet anësore. Nga ana tjetër, formulimi me bifida depërton lehtësisht në lëkurë duke ndihmuar të duket më e shëndetshme se kurrë më parë. Është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, dhe kryesisht i adresohet personave që dëshirojnë t'i ofrojnë lëkurës një kompleks vitaminash duke e bërë të duket plot jetë dhe me shkëlqim! 

Formula e këtij kremi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

*50ml

Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ekstrakt trëndafili Jericho, bakuchiol, bifida

Lista e plotë e përbërësve

Water, Butylene Glycol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Methylpropanediol, Panthenol, Pentylene Glycol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Anastatica Hierochuntica Extract, Hydrogenated Lecithin, Macadamia Ternifolia Seed Oil, Limnanthes Alba (Meadowfoam) Seed Oil, Carbomer, Squalane, Lactobacillus Ferment, Hydrogenated Polydecene, Sucrose Palmitate, Triisostearin, Tromethamine, Propanediol, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Sodium Dilauramidoglutamide Lysine, Glucosylrutin, Ceramide NP, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Xanthan Gum, Sodium Hyaluronate, Dextrin, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Bifida Ferment Filtrate, Beta-Glucan, Bifida Ferment Lysate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Tocopherol, Bakuchiol, Trehalose, Dipropylene Glycol, Phytosphingosine, Octyldodecanol, Phosphatidylcholine, Asiaticoside, Asiatic Acid, Glycolipids, Madecassic Acid, Soluble Collagen, Palmitoyl Tripeptide-5, Sorbitol

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Jericho Rose Bifida Serum

1,950 ALL 3,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI