ABIB Gummy Sheet Mask Milk Sticker, një maskë hidratuese dhe rigjallëruese e formuluar me Proteinë Qumështi, një përbërës magjik i cili ndihmon në rikthimin e një shkëlqimi më rinor! Formula e saj, me panthenol dhe ekstrakt i rrënjës së bozhures, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe përcjell më së miri ushqimin dhe esencën që maska mbart në vetvete. Ndërsa, ekstrakt i farës së mollës do të ndihmojë në parandalimin dhe formimin e rrudhave dhe shenjave të dukshme të moshës.  Esenca e kësaj maske përmban gjithashtu ekstrakt centella asiatica dhe ekstrakt lajthie, dy përbërës kryesor që ndihmojnë në qetësimin e lëkurës së irrutuar duke lejuar një fund të mëndafshtë, rrezatues dhe të ushqyer. Maska është e përshtatshme kryesisht për lëkurë të thatë dhe të dehidratuar. Ky produkt është jokomodogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale & natyrale.

*27ml
*1copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

Proteinë qumështi, panthenol, ekstrakt i farës së mollës dhe ekstrakt i rrënjës së bozhures.

Lista e plotë e përbërësve

Water, Dipropylene Glycol, Glycerin, Niacinamide, Isopentyldiol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Ethylhexanoate, Panthenol, Butylene Glycol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Glyceryl Stearate SE, Methyl Glucose Sesquistearate, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Milk Protein Extract, Tromethamine, Glyceryl Caprylate, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Trehalose, Ethoxydiglycol, Pantolactone, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Extract, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Prunus Serotina (Wild Cherry) Fruit Extract, Disodium EDTA

ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.

Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.

Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Gummy Sheet Mask Milk Sticker (1pc.)

240 ALL 600 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI