-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ABIB Glutathione Kojic Acid Eye Patch Vita Jelly
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Gusht 27 dhe Gusht 28.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
ABIB Glutathione Kojic Acid Eye Patch Vita Jelly janë patch-e hidrogel, të krijuara për t’i dhënë zonës delikate të syve një pamje më të njëtrajtshme, duke ndihmuar në përmirësimin e pamjes së rrathëve të zinj dhe në hidratimin e saj. Formula kombinon glutathionin, acidin kojik, niacinamiden dhe derivatet e vitaminës C, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e pamjes së tonit jo të njëtrajtshëm dhe në zbehjen e pamjes së rrathëve të zinj. Ndërkohë, Ceramide NP, kolagjeni dhe acidi hialuronik ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit. Tekstura elastike e patch-eve përshtatet mirë me konturin e syve, ndërsa mund të përdoren edhe në zona të tjera që kanë nevojë për kujdes ekstra. Esenca e pasur ndihmon që lëkura të mos duket e thatë apo e lodhur, ndërsa kombinimi i përbërësve në formulim synon t’i japë zonës një pamje më të njëtrajtshme dhe të freskët me përdorim të rregullt. Janë gjithashtu ideale për përdorim para makeup-it, kur dëshironi që zona e syve të duket më e hidratuar, e lëmuar dhe e freskët.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit "magjik"
Glutathione, Acid Kojik, Niacinamide, Vitaminë C, Ceramide NP, Kolagjen, Acid Hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydroxyacetophenone, Chondrus Crispus, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Calcium Chloride, Allantoin, Potassium Chloride, Glucomannan, Polyglyceryl-10 Laurate, Trehalose, Propanediol, Sucrose, Cellulose Gum, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate, Glutathione, Iron Oxides (CI 77492), Iron Oxides (CI 77491), Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Kojic Acid, Pentylene Glycol, Tocopherol, Collagen Extract, Dipropylene Glycol, Malus Domestica Fruit Cell Culture Extract, Hydrogenated Lecithin, Cholesterol, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Chitosan, Ascorbic Acid, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Ceramide NP
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE











