ABIB Airy Sunstick Smoothing Bar SPF50+ PA++++, krem kundër diellit portativ në formë stick-u, me një dizajn ergonomik për të mbrojtur lëkurën tuaj nga rrezet UVA dhe UVB. Produktet me formë të tillë janë lehtësisht të riaplikueshëm gjatë ditës edhe sipër makeup-it, pa e prishur aspak atë. Spektri i tij mbrojtës me SPF50+ PA++++, e mbron maksimalisht lëkurën nga rrezet e dëmshme UV të diellit. Ndërsa, përbërja e tij me alantoina dhe vaji i farave të lulediellit, qetëson dhe forcon barrierën e lëkurës. Ka një konsistencë të lehtë të papërshkueshme nga uji dhe përthithet shumë shpejt duke krijuar një shtresë mat mbi lëkurë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Këshillë: Këtë krem mbrojtës ndaj diellit mund t'a përdorni edhe si primer para se të aplikoni makeup. Do të shikoni një lëkurë të lëmuar dhe plot shkëlqim!
*23gr
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit "magjik"
alantoina dhe vaj i farave të lulediellit
Lista e plotë e përbërësve
Dimethicone, Synthetic Wax, Homosalate, Silica, Isoeicosane, Octocrylene, Phenylpropyldimethylsiloxysilicate, Ethylhexyl Salicylate, Isopropyl Palmitate, Diisostearyl Malate, Butyloctyl Salicylate, Isononyl Isononanoate, Butyl Methoxydibenzoylmethane, Phenethyl Benzoate, Diethylhexyl Carbonate, Synthetic Fluorphlogopite, Hydrogenated Vegetable Oil, Polyethylene, Bis-Behenyl/Isostearyl/Phytosteryl Dimer Dilinoleyl Dimer Dilinoleate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Ethylene/Propylene Copolymer, Camellia Japonica Seed Oil, Silica Dimethyl Silylate, Dimethicone Crosspolymer, Euphorbia Cerifera (Candelilla) Wax, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Copernicia Cerifera (Carnauba) Wax, Lecithin, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Allantoin, Ectoin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil Unsaponifiables
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.