-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Pastrues fytyre ujor.
ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam është larësi i duhur për të gjithë personat me lëkurë me tendencë akneike. Ky larës nga vetë emri i tij, përmban ujë të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum). Gjethja e kësaj bime ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, dhe i adresohet lëkurës sensitive, alergjike dhe me sëmundje atopike. E veçanta e këtij larësi është që përmban gjithashtu acid salicilik, por duke mos krijuar aspak ndjeshmëri edhe për lëkurën hipersensitive! Ky larës ka pH acidik dhe trajton intensivisht aknet dhe pikat e zeza, duke i ofruar lëkurës pastrim në thellësi. Ndërsa përmbajtja me ekstrakt të bimës centella asiatica qetëson inflamacionin e krijuar nga aknet. Ky formulim kaq i veçantë, ka veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antimykotike.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e bimës Heartleaf, ekstrakt të bimës centella asiatica, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Houttuynia Cordata Extract(30,000ppm), Coco-Betaine, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Butylene Glycol, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glyceryl Stearate SE, Potassium Cocoyl Glycinate, Salicylic Acid, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-67, Tromethamine, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE