-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
A’PIEU Icing Sweet Bar Sheet Mask
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 03 dhe Nentor 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
Maskat pëlhurë janë një mënyrë praktike për t’i dhënë lëkurës hidratim dhe përkujdesje shtesë në vetëm pak minuta. A’PIEU Icing Sweet Bar Sheet Mask janë maska për fytyrën, të përgatitura me një esencë hidratuese që përmban glicerinë, betainë dhe hialuronat natriumi (acid hialuronik), të cilët ndihmojnë në ruajtjen e hidratimit dhe në përmirësimin e butësisë së lëkurës. Materiali i hollë i maskës përshtatet mirë me fytyrën, duke ndihmuar në shpërndarjen e esencës në mënyrë të njëtrajtshme. Këto maska vijnë në 3 variante të ndryshme, secili me përbërës dhe veti specifike për kujdesin e lëkurës. Çdo maskë vjen në paketim individual, duke e bërë praktike për përdorim në shtëpi ose gjatë udhëtimeve.
Formulimi HANRABONG: Me ekstrakt mandarine dhe yuzu, ndihmon në përmirësimin e shkëlqimit dhe në njëtrajtësimin e pamjes së lëkurës.
Formulimi MELON: Me ekstrakt pjepri dhe kivi, ndihmon në hidratimin dhe qetësimin e lëkurës.
Formulimi WATERMELON: Me ekstrakt shalqiri, ndihmon në hidratimin e lëkurës dhe në ruajtjen e butësisë së saj.
Formulimi i tyre është hipoalergjik, jokomedogjenik, i testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon dhe vajra esencial.
*21g
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
HANRABONG
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Betaine, Sea Water, Citrus Nobilis Fruit Extract, Hydrogenated Lecithin, Dimethicone, C12-14 Pareth-12, Hydroxyethyl Urea, Arginine, Carbomer, Citrus Junos Fruit Extract, Allantoin, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Hamamelis Virginiana Extract, Panax Ginseng Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Morus Alba Bark Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Cucumis Sativus Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Fragrance
MELON
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Betaine, Hydroxyethyl Urea, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Sea Water, C12-14 Pareth-12, Carbomer, Arginine, Allantoin, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Cucumis Melo Fruit Extract, Disodium EDTA, Dimethicone, Sodium Hyaluronate, Actinidia Chinensis Fruit Extract, Cucumis Sativus Fruit Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Morus Alba Bark Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Hamamelis Virginiana Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Panax Ginseng Root Extract.
WATERMELON
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Betaine, Hydroxyethyl Urea, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Sea Water, C12-14 Pareth-12, Carbomer, Arginine, Allantoin, Fragrance, Ethylhexylglycerin, Citrullus Lanatus Fruit Extract, Disodium EDTA, Dimethicone, Sodium Hyaluronate, Cucumis Sativus Fruit Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Morus Alba Bark Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Hamamelis Virginiana Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Panax Ginseng Root Extract
A’PIEU është një markë koreane e kozmetikës dhe kujdesit për lëkurën, e krijuar në vitin 2008 si një degë e markës së njohur MISSHA. Ajo fokusohet kryesisht në produkte për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikën dekorative, të krijuara posaçërisht për femrat të moshës 20 deri në 30 vjeç. Produktet e A’PIEU janë të njohura për përdorimin e përbërësve të butë dhe efektivë, duke i bërë ato të përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme. Marka shpesh bashkëpunon me figura të njohura nga animacionet, si Doraemon, Crayon Shin-chan dhe Rilakkuma, për të tërhequr vëmendjen e audiencës së saj të re. Produktet e A’PIEU përfshijnë një gamë të gjerë artikujsh, si maska, kremra dhe kozmetikë dekorative për fytyrën, si dhe produkte për kujdesin e flokëve. Ato janë të njohura për dizajnin e tyre tërheqës dhe përbërësit e butë, duke i bërë ato të përshtatshme për lëkurën sensitive.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE









