A’PIEU Glycolic Acid Peeling Booster

1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 26 dhe Prill 27.

A’PIEU Glycolic Acid Peeling Booster është një toner eksfoliues kimik që ndihmon në largimin e qelizave të vdekura, pastrimin e poreve dhe zvogëlimin e pikave të zeza dhe të bardha të shkaktuara nga bllokimi i poreve dhe sebumi i tepërt. Ky toner kombinon fuqinë e 3% acidit glikolik (AHA) dhe 0.45% acidit salicilik (BHA) për të pastruar dhe përmirësuar teksturën e lëkurës. Përbërës të tjerë si 30% lëng thuprës së bardhë, niacinamide, panthenol dhe sodium hyaluronate ofrojnë hidratim të thellë dhe qetësim, duke ndihmuar në forcimin e barrierës  së lëkurës. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës dhe ndihmon në përmirësimin e tonit të lëkurës, reduktimin e akneve dhe rritjen e efikasitetit të produkteve të tjera për kujdesin e lëkurës. Përdoreni pas pastrimit të fytyrës për të përgatitur lëkurën për hapat e mëtejshëm të rutinës tuaj. Përdorimi i tij mund të rrisë ndjeshmërinë ndaj rrezeve të diellit, prandaj është e nevojshme të aplikoni krem mbrojtës dielli.

*120ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Shmangni zonën rreth syve dhe buzëve. Prisni 10-25 min. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës. Këshillohet të përdoret në mbrëmje, dhe në ditën pasardhëse të aplikohet krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+.

Përbërësit "magjik"

3% acidit glikolik (AHA), 0.45% acidit salicilik (BHA), 30% lëng thuprës së bardhë, niacinamide, panthenol, sodium hyaluronate

Lista e plotë e përbërësve

Water, Betula Platyphylla Japonica Juice, Propanediol, Dipropylene Glycol, Alcohol, Glycolic Acid, Sodium Citrate, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Salicylic Acid, Panthenol, Pantolactone, Pyrus Malus (Apple) Fruit Extract, Lactobacillus/Pumpkin Ferment Extract, Alchemilla Vulgaris (Lady's Mantle) Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Actinidia Chinensis (Kiwi) Fruit Extract, Ananas Sativus (Pineapple) Fruit Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Glycerin, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Xanthan Gum, Butylene Glycol, Betaine, Adenosine, Hydroxyethylcellulose, Sodium Hyaluronate, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Fragrance

A’PIEU është një markë koreane e kozmetikës dhe kujdesit për lëkurën, e krijuar në vitin 2008 si një degë e markës së njohur MISSHA. Ajo fokusohet kryesisht në produkte për kujdesin e lëkurës dhe kozmetikën dekorative, të krijuara posaçërisht për femrat të moshës 20 deri në 30 vjeç. Produktet e A’PIEU janë të njohura për përdorimin e përbërësve të butë dhe efektivë, duke i bërë ato të përshtatshme edhe për lëkurën e ndjeshme. Marka shpesh bashkëpunon me figura të njohura nga animacionet, si Doraemon, Crayon Shin-chan dhe Rilakkuma, për të tërhequr vëmendjen e audiencës së saj të re. Produktet e A’PIEU përfshijnë një gamë të gjerë artikujsh, si maska, kremra dhe kozmetikë dekorative për fytyrën, si dhe produkte për kujdesin e flokëve. Ato janë të njohura për dizajnin e tyre tërheqës dhe përbërësit e butë, duke i bërë ato të përshtatshme për lëkurën sensitive.

Shpërndani

1,200.00 ALL