NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Shampoo ofron një kujdes të veçantë për flokët tuaj! E formuluar me vaj argani për t'i dhënë flokut hidratim, butësi dhe shkëlqim! Përmban vaj argani organik me përqëndim të lartë dhe sugjerohet për flokë ektremisht të dëmtuar! Ky vaj ka përmbajtje të vitaminës A, E, acide yndyrore omega 6 dhe acid linolenik, për t'i ofruar dhe flokut më të ashpër butësi dhe elasticitet. Vaji unik i arganit njihet për vetitë e tij, si: trajtim special për flokun e thatë dhe të dëmtuar, dhe ofron shëndet të dukshëm të flokëve. Ndihmon në riparimin e majave të dyzuara dhe flokëve të ashpër. Vetëm nëpërmjet shampoo-s do të ndjeni rigjallërimin në flokët tuaj, rikthimin e hidratimit, pastron butësisht skalpin, duke forcuar rrënjën dhe njëkohësisht zbutur majat. Edhe pse ka përbërje vajore përshtatet me të gjitha tipet e flokut. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret me kremin: NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Conditioner, dhe esencën NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Hair Essence

*300ml

Masazhoni një sasi të moderuar në flokë të lagur dhe skalp. Fërkoni mirë flokët dhe shpëlajeni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

vaj argani me prejardhje nga Franca, vitaminë A, vitaminë E, acide yndyrore omega 6, acid linolenik, vaj nga trëndafili i egër

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Cocoyl Alaninate, Sodium Lauroyl Methylaminopropionate, Propylene Glycol, Cocamidopropyl Betaine, Cocamide Methyl MEA, PEG-7 Glyceryl Cocoate, PEG-150 Distearate, Polyquaternium-10, Fragrance, PPG-3 Myristyl Ether, Pentasodium Pentetate, Sodium Benzoate, Caprylyl Glycol, PCA, Betaine, Sodium Lactate, Sodium Chloride, Creatine, Arginine, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Freesia Refracta (Freesia Corymbosa) Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Phenoxyethanol, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Rosa Rubiginosa (Rosehip) Seed Oil, Argania Spinosa (Argan) Kernel Oil, Linalool

NATURE REPUBLIC është krijuar në vitin 2009 në Korenë e Jugut. Filozofia e formulimeve të produkteve të saj ka të bëjë me përbërje natyrale dhe bimore. NATURE REPUBLIC është një markë natyrale që gjen dhe ofron energjinë e jetës nga natyrat e ndryshme në mbarë botën. Zbuloni me të 10 llojet e ndryshme të përbërësve që ajo mbështetet në formulimet e produkteve të saj, si: aloe vera, ujë nga thellësia e detit, sekrecion kërmilli, calendula, argan, fara nga pema baobab, ujë i oksigjenuar, gjalpë shea, ginseng, çaj jeshil etj. E preferuara e KORAL SECRETS është linja me argan! 

 

 

NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Shampoo

1,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI