NARD Scalp Cooling Shampoo

3,000.00 ALL 2,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

Sasia

NARD Scalp Cooling Shampoo ashtu siç e thotë edhe vet emri i saj, është një shampoo e cila pastron thellësisht dhe butësisht skalpin për të larguar të gjitha papastërtitë dhe qelizat e vdekura që gjenden në të. Përveç ndjesisë së freskisë, kjo shampoo mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, duke i bërë flokët tuaj më pak të prirur drejt prodhimit të yndyrës. Në formulimin e kësaj shampoo-je gjenden përbërës fantastikë për flokët, si: ekstrakti i gjethes së rozmarinës, i cili përmban përbërës të fuqishëm anti-inflamator, antioksidues dhe vret të gjitha bakteret e dëmshme në lëkurë. Ndërsa formulimi me ekstrakt të pemës së çajit kujdeset për skalpin sensitiv, trajton aknet në të dhe minimizon skuqjen apo kruarjen. Formulimi me vajin e bërthamës së Argania Spinossa, i pasur me acide yndyrore ushqyese, e lënë flokun të butë dhe hidratuar, ndërsa mëndafshi i hidrolizuar bën të mundur mos dehidratimin e gjatësisë së flokut. Kjo shampoo është e përshtatshme për të gjitha tipet e flokëve, por kryesisht për skalp të yndyrshëm.

*500ml/1000ml

Shpërndani