

LANEIGE Cica Sleeping Mask
LANEIGE Cica Sleeping Mask
LANEIGE Cica Sleeping Mask është maska e gjumit që i është bashkuar produkteve “bestseller” nga LANEIGE! Ky produkt do kthehet në maskën tuaj të gjumit të preferuar nëse keni lëkurë sensitive dhe të thatë! Maska është e formuluar me përbërësin e patentuar të vetë markës LANEIGE, ekstrakt nga Forest Yeast, duke i shtuar maskës efektivitet të lartë dhe më të shumtë se çdo produkt tjetër që mund të keni përdorur me ekstrakt nga centella asiatica. Teksa filini gjumë kjo maskë do të ofrojë hidratim të thellë, do të forcojë barrierën mbrojtëse dhe nayrale të lëkurës si edhe do të ndihmojë në rigjenerimin e kësaj të fundit! Me anë të saj do ta ndjeni lëkurën plot vitalitet dhe elastike në mëngjes! Kjo maskë gjithashtu do të kujdeset edhe nëse ju keni lëkurë me tendencë akneike, duke bërë të mundur qetësimin e akneve falë formulimit me ekstrakt të pemës së çajit. Dhe nuk mbaron me kaq... Lëkura juaj do të ndihet më elastike, falë përbërjes me tocopherol! E përshtatshme për lëkurën e thatë, të dehidratuar, sensitive dhe me tendencë akneike. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*60ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt Forest Yeast, ekstrakt të pemës së çajit,
Lista e plotë e përbërësve
Water / Aqua / Eau, Propanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Squalane, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Glycerin, Panthenol, Cetearyl Alcohol, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Glyceryl Stearate Citrate, 1,2-Hexanediol, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Polyglyceryl-10 Stearate, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Butylene Glycol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Ethylhexylglycerin, Disodium Edta, Asiaticoside, Madecassic Acid, Sorbitan Isostearate, Asiatic Acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Aureobasidium Pullulans Ferment, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Cymbopogon Martini Oil, Tocopherol
Marka
LANEIGE është krijuar ne vitin 1994 si pjesë e grupit Amore Pacific. Suksesin e vërtetë e arriti pas kërkimit shkencor që solli shpikjen e teknologjisë Advanced Water ScienceTM, që është klinikisht e vërtetuar që hidraton lëkurën për 24h. LANEIGE është marka udhëheqëse e industrisë përsa i përket predikimit mbi rëndësinë e hidratimit të lëkurës, sidomos në botën perëndimore. LANEIGE është frymëzuar nga “la neige” që në frengjisht do të thotë “dëborë”. Ajo e bazon filozofinë e saj në marrëdhënien unike mes ujit dhe borës, ku njëri element rilind nga elementi tjetër në një cikël të vazhdueshëm. Si përbërësin kryesor, ajo përdor ujin e pastër akullnajor nga burimet e Himalajeve, duke i bërë produktet e saj të mbrojnë qelizat e lëkurës, të ruajnë balancën dhe forcojnë imunitetin e saj. E frymëzuar nga bukuria e paprekur dhe pastërtia e borës, linja e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës e Laneige kombinon teknologjinë moderne dhe përbërës të cilësisë së lartë për të zbuluar bukurinë e pastër dhe rinore.


COSRX Ultimate Nourishing Rice Overnight Spa Mask
COSRX Ultimate Nourishing Rice Overnight Spa Mask
COSRX Ultimate Nourishing Rice Overnight Spa Mask, është një maskë për fytyrën, që siç e shpjegon dhe emërtimi i saj, përdoret në rutinën e mbrëmjes dhe mund të flini gjumë teksa e keni aplikuar. Është e formuluar me 65% ekstrakt nga orizi. Ky i fundit është një përbërës natyral shumë i njohur dhe i përdorur në Azi, i cili lufton hiperpigmentin e lëkurës, duke e hidratuar dhe lëmuar atë. Kësaj vetie të mirë të orizit i bashkohet edhe niacinamide, dhe të dy ndihmojnë në heqjen e njollave, duke parandaluar krijimin e tyre. Ka një konsistencë të lehtë dhe përthithet lehtësisht nga lëkura, prandaj mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbrëmje.
Niveli i tij i pH është 6.5.
*60ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, pastrojeni fytyrën me larësin tuaj. Sipas dëshirës mund të përdoret edhe si krem hidratues në mëngjes apo mbremje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt nga orizi (Oryza Sativa), vaj nga farat e bimës Helianthus Annuus (luledielli), niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sativa (Rice) Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Betaine, Niacinamide, Dimethicone, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Kernel Oil, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Cetearyl Alcohol, Ethylhexylglycerin, Arginine, Carbomer, Allantoin, Xanthan Gum
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

COSRX Propolis Honey Overnight Mask
COSRX Propolis Honey Overnight Mask
COSRX Propolis Honey Overnight Mask është një maskë për fytyrën multifunksionale 3 në 1, që përdoret në rutinën e mbrëmjes dhe mund të flini gjumë teksa e keni aplikuar. Në mëngjes do të zgjoheni me një lëkurë të butë, të pastër dhe plot hidratim, falë përmbajtjes me 87% ekstrakt propolis, i cili njihet për vetitë e tij antibakteriale dhe anti-inflamatore, duke ndihmuar në shërimin e lëkurës së dëmtuar nga sensitiviteti apo aknet. Ndërsa dylli natyral i bletës, është një përbërës terapeutik për lëkurën, që ndihmon në hidratimin e thellë të saj. Nga ana tjetër allantoine, panthenol, adenosine dhe ekstraktet e tjera bimore i ofrojnë lëkurës qetësim dhe butësi, teksa ju flini. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht.
*60ml
Përdorimi
1. Si maskë gjumi: Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë.
2. Si maskë me shpëlarje: Pasi të keni pastruar lëkurën aplikoni në fytyrë një sasi të konsiderueshme dhe lëreni 15 minuta. Më pas shpëlajeni mirë me ujë.
3. Si krem hidratues në mëngjes: Përdoreni në fund të rutinës tuaj të kujdesit të lëkurës, dhe më pas vazhdoni me aplikimin e SPF-së.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt propolis, ekstrakt nga mjalti, allantoine, panthenol, adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract, Butylene Glycol, Glycerin, Honey Extract, Royal Jelly Extract, 1,2-Hexanediol, Water, Betaine, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Carbomer, Arginine, Ethylhexylglycerin, Polyglyceryl-10 Myristate, Polyglyceryl-10 Laurate, Xanthan Gum, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Polyacrylate, Panthenol, Allantoin, Adenosine, Sodium Hyaluronate, Beeswax
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Sleeping Mask
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Sleeping Mask
SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Sleeping Mask, pjesë e linjës Yuja Niacin Brightening e markës SOME BY MI, është maskë gjatë gjumit, e cila hidraton, dhe përmirëson tonin e lëkurës, ndërsa flini. Ofron një funksion të dyfishtë: zbardhues dhe kundër shenjave të moshës, falë formulimit me 70.5% ekstrakt Goheung Yuja, dhe 5% niacinamide. Nga ana tjetër, glutathione, arbutinë dhe përbërësi i patentuar Resmelin®, do t'i ofrojnë lëkurës një shkëlqim të shëndetshëm. Falë përmbajtjes me aquaxyl, përbërësin e patentuar Fructan™, dhe 10 lloje të ndryshme vitaminash, lëkura gjatë gjithë natës do të hidratohet dhe purifikohet thellësisht. Konsistenca e saj e lehtë përthithet menjëherë nga lëkura, duke e lënë atë të freskët, falë vajit Yuja Peel. Të nesërmen do të zgjoheni me një lëkurë të butë, plot shkëlqim dhe freski! Ideale për lëkurën e thatë, me teksturë të ashpër, hiperpigmentim, si edhe për personat që vuajnë nga qeskat dhe enjtja poshtë syve. Për të përfituar efektet e saj maksimale, këshillohet të përdoret e gjithë linja së bashku: SOME BY MI Yuja Niacin Brightening Line.
Formula e saj nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.
*60gr
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj. Këshillohet të përdoret 2-3 herë në javë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70.5% ekstrakt yuja, 5% niacinamide, glutathione, arbutinë, Resmelin®, Fructan™, aquaxyl
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Fruit Extract (70.5%), Water, Butylene Glycol, Niacinamide (5%), Glycerin, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Thuja Orientals Leaf Extract, Zanthoxylum Schinifolum Leaf Extract, Polygonum Cuspidatum (Japanese Knotweed) Root Extract, Mentha Piperita (Peppermint) leaf Extract, Mentha Aquatica Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Nelumbo Nucifera (Sacred Lotus) Flower Extract, Coptis Japonica Extract, Hippophae Rhamnoides (Sea Buckthorn) Fruit Extract, Arbutin, Glutathione, Ascorbic Acid, Ascorbyl Glucoside, Biotin, Tocopherol, Cyanocobalamin, Bisabolol, Ascorbyl Tetraisopalmitate, Menadione, Arginine, Trehalose, Madecassoside, Aenoside, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Caprylyl Methicone, Inulin Lauryl Carbamate, Behenyl Alcohol, Sorbitan Oleate, Sorbitan Isostearate, Caprylyl/ Capryl Glucoside, Polyisobutene, Xanthan Gum, Carbomer, Acrylates/ C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Dimethicone/ Phenyl Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Benzyl Glycol, Ethylhexyglycerin, Raspberry Ketone, Disodium EDTA, Citrus Junos Peel Oil (586ppm), Linalool, Limonene
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

KLAIRS Freshly Juiced Vitamin E Mask
2,600.00 ALL
Çmimi për njesi perKLAIRS Freshly Juiced Vitamin E Mask
2,600.00 ALL
Çmimi për njesi perKLAIRS Freshly Juiced Vitamin E Mask, është maska e duhur për të gjitha lëkurat të cilat e kanë humbur elasticitetin dhe vitalitetin. Kjo maskë është e formular me një përqëndrim të lartë të vitaminës E, një antioksidant i cili ofron vitalitet në lëkurë, rrit elasticitetin, mban në kontroll shenjat e moshës dhe ofron efekt lifting në lëkurë. Ndërsa formulimi me sodium dhe adenosine, bëjnë të mundur mbushjen e çdo vije të holle rrudhe. Menjëherë pas aplikimit lëkura ka një pamje plot shkëlqim, falë përmbajtjes me niacinamide, të cilat mundësojnë njëtrajtësimin e tonit të lëkurës, mbajtjen në kontroll të sebumit, zbehjen të shenjave post akne dhe minimizimin e dukjes së poreve. Ka një teksturë unike, e ngjashme me puding, dhe përthithet menjëherë pas aplikimit në lëkurë. E përshtatshme për lëkurën e thatë, të dehidratua dhe mature.
*90ml
Përdorimi
Aplikojeni në mbrëmje, në hapin e fundit të rutinës suaj. Merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë. Në mëngjes, lajeni fytyrën me pastruesin tuaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë E, sodium dhe adenosine, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Tocopheryl Acetate, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Carrageenan, Gellan Gum, Betaine, Algin, Mannan, Ceramide NP, PEG-60 Hydrogenated Castor Oil, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Chlorphenesin, Arginine, Ethylhexylglycerin, Centella Asiatica Extract, Rubus Fruticosus (Blackberry) Fruit Extract, Salicornia Herbacea Extract, Phragmites Communis Extract, Adenosine, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Citrus Limon (Lemon) Peel Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Cananga Odorata Flower Oil.
Marka
Klairs është një markë e cilësisë së lartë në botën e K-beauty, pjesë e gjigandit të kozmetikës, Wishtrend. Që prej krijimit të saj në vitin 2010, ajo i ka qëndruar besnike filozofisë "Simple, but enough!" (E thjeshtë, por mjaftueshëm!). Kjo markë ka besimin se edhe produktet me formulime të thjeshta dhe pa përbërës të dëmshëm, sjellin rezultate të shkëlqyera për të gjitha tipet e lëkurës. Përbërja e tyre është hipoalergjike dhe të gjitha këto produkte janë të përshtatshme për lëkurën me sensitivitet të lartë. Ndër vite, Klairs ka fituar popullaritet të lartë falë fjalëve të mira të thëna nga konsumatorë që mbeten gjithmonë të kënaqur. Pa harruar këtu dhe një pikë tjetër të fortë, raportin e drejtë mes cilësisë së lartë dhe çmimeve të arsyeshme të produkteve të saj. Gjithashtu Klairs është një nga markat më miqësore me mjedisin dhe kafshët, sepse prodhon produkte vegane, të pa testuara në kafshë dhe e nënvizon gjithmonë faktin se ky koncept abuziv është i gabuar e duhet luftuar. Ka fituar 20 çmime kombëtare dhe ndërkombëtare. Shembuj të këtij suksesi janë: toneri “Supple Preparation Facial Toner” dhe serumi me vitaminë C “Freshly Juiced Vitamin Drop”, ku secili prej tyre është shitur me mbi 1 milion herë.