MIZON Original Skin Energy Hyaluronic 100

2,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 12 dhe Maj 13.

MIZON Original Skin Energy Hyaluronic Acid 100, i ofron menjëherë lagështi lëkurës, duke i mbushur indet dhe duke siguruar nivelin e hidratimit falë formulimit me 50% acid hialuronik. Acidi hialuronik një përbërës natyral i lëkurës i aftë të mbajtur një sasi të madhe uji, deri në një mijë herë më shumë se vëllimi i tij. Me kalimin e moshës, prodhimi i këtij acidi nga trupi ynë zvogëlohet, prandaj shfaqen simptomat e para të dehidrimit dhe mungesës së elasticitetit në lëkurë. Formula e tij është zhvilluar për të mbushur hapësirën ndërqelizore dhe për të ndihmuar në zbutjen e rrudhave të vogla në lëkurën tonë. Përveç kësaj, tekstura e tij ujore është formuluar për të përmirësuar shkallën e depërtimit të të gjithë përbërësve aktivë në lëkurë. Ky serum vjen në kosistencë shumë të lehtë, përthithja e tij është e menjëhershme dhe ka një aftësi të madhe për të depërtuar në shtresat më të thella të lëkurës, prandaj dhe efektiviteti i tij është shumë herë më i lartë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.

*30ml

Shpërndani