MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Balm Cream Original

3,600.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 13 dhe Maj 14.

MISSHA Super Aqua Ultra Hyalron Balm Cream Original, vjen me një formulë të re dhe të përmirësuar dhe premton një efekt të fuqishëm hidratues në lëkurë! Me 5% acid hialuronik, ky balm jo vetëm që hidraton thellësisht lëkurën, por gjithashtu ndihmon në parandalimin e humbjes së lagështisë së nevojshme. MISSHA, ka sjellë një formulë inovative me 10 lloje acidesh hialuronik në një krem të vetëm. Këto acide kanë strukturë të ndryshme molekulare për të bërë të mundur hidratimin e lëkurës në të gjithë shtresat e saj. Përveç kësaj, acidi hialuronik ndihmon në zbutjen e linjave të imta dhe rrudhave të vogla, dhe ka një efekt të butë shtrëngues në lëkurë. Në përgjithësi, lëkura juaj do të duket më e re, më e shëndetshme dhe më rrezatuese. Për më tepër, formulimi me vajrat e bergamotit, livandës dhe lëkurës së portokallit, do të rigjallërojnë lëkurën tuaj dhe do ta lëjnë atë të ndjehet e freskët. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të thatë dhe sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht  dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, dhe irritues për lëkurën, si: paraben, sulfate, silikon, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*70ml

Shpërndani