HEIMISH Bulgarian Rose Hydrogel Eye Patch

2,500.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 08 dhe Prill 09.

I ndjeni sytë të lodhur? Gjatë ditës ju krijohen qeska poshtë syve? Qëndrimi për shumë orë të gjata para kompjuterit dhe telefonit po ju shkakton një pamje jo të këndshme të zonës së syve? Ju këshillojmë të provoni këto maska qetësuese të formuluara me ekstrakt trëndafili bullgar. Uji dhe ekstrakti nga ky trëndafil është shumë i njohur për vetitë e tij shëruese dhe rigjeneruese për lëkurën, falë përmbajtjes me vitamina dhe minerale të shumta. HEIMISH Bulgarian Rose Hydrogel Eye Patch ndihmojnë në zbehjen e rrathëve të zinj duke i dhuruar lëkurës freski, hidratim dhe një pamje më rinore.  Materiali unik dhe i përsosur që këto maska kanë prej hidro-xheli janë shumë elastike, duke lejuar esencën të depërtojë thellësisht në zonën rreth syve, duke i dhuruar përfitime sa më maksimale. Gjithashtu këto maska ofrojnë përmirësim të teksturës së lëkurës duke mbajtur kështu në kontroll vijat e holla dhe rrudhat. Falë aromës së ujit të trëndafilit teksa i mbani nën sy do të përjetoni një ndjesi çlodhjeje dhe relaksimi.

Formula e tyre është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurë, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.

* Këto maska gjithashtu mund të treten në ujë duke formuar kështu një esencë. Uji i trëndafilit bullgar ndihmon në hidratimin dhe shkëlqimin e lëkurës dhe përmirëson rrudhat në ballë, rreth syve, hundës dhe gojës.

*1.4gr x 60maska njëpërdorimshe për sytë

Shpërndani