BENTON Snail Bee Ultimate pH-Balanced Cleansing do të kthehet në larësin tuaj të preferuar nëse sekrecioni i filtruar i kërmillit është përbërësi juaj i preferuar. Pjesë e linjës Snail Bee Ultimate, ky larës ka në formulimin e saj sekrecion të filtruar kërmilli dhe helm blete. Ky larës ka në formulimin e tij Prebiome™ e cila është formulimi i Lactobacillus (probiotikë) + ekstrakt i gjetheve të lules Dandelion perëndimore. Të dy këta përbërës së bashku forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe i ofrojnë kësaj të fundit një pamje plot shëndet. Përveçse 50% sekrecion të filtruar kërmilli, ky larës përmban gjithashtu Saccharomyces të fermentuar nga fruti i rrushit. Gjithashtu larësi përmban ekstrakt të rrënjës Dioscorea Japonica, e cila quhet ndryshe si dhe sekrecioni i kërmillit me origjinë bimore, sepse ngjason shumë si për nga konsistenca por edhe nga përbërja me atë të mukozës së kërmillit. Ky përbërës ndihmon në mbajtjen e një balance të yndyrës-ujit në lëkurë. Kjo balancë është e nevojshme për ta mbajtur lëkurën të hidratuar plotësisht. Nga ana tjetër ky larës përmban 6 lloje të ndryshme peptidesh dhe përbërës të tjerë natyral të cilët kujdesen për mos irritimin e lëkurës. Përveçse ofron një shkumë të butë, pastron thellësisht por butësisht lëkurën, pa krijuar aspak irritime të saj. Menjëherë pas larjes lëkura juaj do të jetë thellësisht e hidratuar.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, vajra esencial.
*150ml
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit "magjik"
sekrecion të filtruar kërmilli dhe helm blete
Lista e plotë e përbërësve
Aqua (Water), Glycerin, Saccharomyces/Snail Secretion Filtrate Ferment Filtrate, Sodium Cocoamphoacetate, Lauryl Glucoside, Sodium Methyl Oleoyl Taurate, Sodium Cocoyl Glutamate, Sodium Lauryl Glucose Carboxylate, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Laminaria Digitata Extract, Plantago Asiatica Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Polyglutamic Acid, Althaea Rosea Root Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Taraxacum Officinale (Dandelion) Leaf Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Beta-Glucan, Panthenol, Betaine, Hexapeptide-9, Hexapeptide-11, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Tripeptide-1, Copper Tripeptide-1, Bee Venom, Polyglyceryl-10 Laurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Glyceryl Caprylate, Butylene Glycol, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil, Allantoin, Sodium Phytate, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).