BEAUTY OF JOSEON Glow Deep Serum: Rice + Alpha Arbutin

2,100.00 ALL 1,100.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 20 dhe Maj 21.

BEAUTY OF JOSEON Glow Deep Serum: Rice + Alpha Arbutin është krijuar posaçërisht për të gjithë që i shqetëson hiperpigmentimi dhe kërkojnë njëtrajtësimin e tonit të lëkurës! Ky serum është i formuluar me 68.6% ujë nga krundet e orizit, i njohur ndryshe në historinë koreane si "uji i bukurisë", i cili është shumë efektiv në hidratimin dhe njëtrajtësimin e tonit të lëkurës. Krundet e orizit janë të pasura me aminoacide dhe minerale, duke ndihmuar në hidratimin e lëkurës. Gjithashtu e ushqejnë atë me vitaminë B dhe minerale të ndryshme, duke forcuar barrierën mbrojtëse. Nga ana tjetër 2% alpha arbutin, i quajtur ndryshe dhe Hydroquinone β-D-glucopyranoside, është një antioksidant natyral dhe shkëlqyes për lëkurën, i cili gjendet lehtësisht në bimën e manaferrës dhe boronicës. Redukton mbiprodhimin e melaninës duke zbehur krijimin e njollave kafe, shenjave të moshës, melasmës dhe hiperpigmentimit post-inflamator. Ky serum ka konsistencë shumë të lehtë, dhe përhapet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht duke iu adresuar hiperpigmentimit. Ky serum është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është vegane, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial dhe është e patestuar në kafshë.

*30ml

Shpërndani