-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Placenta Essential Mask (1pc.)
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Tashmë MEDIHEAL njihet për maskat "Sheet Mask" me përbërjet më inovative që ka. Së fundmi në koleksion është shtuar MEDIHEAL Placenta Essential Mask. Formulimi me ekstrakt të hidrolizuar të plancentës me prejardhje shtazore dhe chitosan i hidrolizuar, do të forcojnë dhe mbrojë barrierën natyrale të lëkurës nga agjentët e jashtëm dhe radikalet e lira. Versioni i përmirësuar i kësaj maske "Sheet Mask", tregon kujdes të veçantë për zonën V të fytyrës, duke bërë të mundur lëmimin e vijave të holla dhe rrudhave. Ndërsa Tocopheryl Acetate dhe adenosine do të parandalojnë formimin e rrudhave dhe shenjave të dukshme të moshës. Nga ana tjetër ekstrakti nga shelgu i bardhë salix alba, do të pastrojë thellësisht poret nga sebumi i tepërt, dhe do të trajtojë aknet. Madje me këtë maskë do ndjeni gjithmonë butësi dhe hidratim falë panthenolit dhe ekstraktit të gjethes aloe vera, e cila gjithashtu do t'ju dhurojë freski. Këtë maskë e sugjerojmë të aplikohet edhe para makeup-it, për një efekt "glow". Përbërja e pëlhurës e cila është e mëndafshtë, bën të mundur që esenca që ajo përmban të përthithet lehtësisht nga lëkura. Kjo maskë ka dhe një veçanti tjetër: Që ju lajmëron në momentin që duhet t'a hiqni atë. Mbi maskë shfaqet logoja e brandit MEDIHEAL e cila bëhet e dukshme në momentin që lëkura e ka përthithur të gjithë esencën.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm , si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*1 copë
*25ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i hidrolizuar i plancentës së kafshëve, chitosan i hidrolizuar.
Lista e plotë e përbërësve
Hexanediol, Hydrolyzed Placental Extract, Xanthan Gum, Carbomer, Panthenol, Trehalose, Betaine, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Boswellia Serrata Resin Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Water, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrolyzed Chitosan, Wheat Amino Acids, Portulaca Oleracea Extract, Hydrolyzed Collagen, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Beta-Glucan, Allantoin, Polysorbate 80, Dipotassium Glycyrrhizate, Arginine, Tocopheryl Acetate, Ethylhexylglycerin, Fragrance
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE