MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum, një serum i fuqishëm i rutinës së mbrëmjes ku thelbi dhe qëllimi kryesor i tij është premtimi që pas aplikimit do të keni një super shkëlqim dhe shëndet të lëkurës! Ky serum është pjesë e linjës MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing, ku përbërësi kryesor që, përmban është 50% ekstrakti i myshkut irlandez (alga të kuqe). Algat e kuqe janë të mbushura me energji të fuqishme antioksiduese, që ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Ndërkohë që për të rritur efektivitetin e funksionit antioksidues natyral të algave, ato fermentohen për 100 ditë, duke e bërë produktin të funksionojë edhe më mirë. Serumi përmban gjithashtu niacinamide, ekstrakt centella asiatica dhe kolagjen të hidrolizuar, përbërës që luftojnë shenjat e moshës dhe sigurojnë rritjen e elasticitetit së lëkurës. Ndërsa acidi laktik i fermentuar ka prejardhje nga laboratori gjerman 100-vjeçar *CLR Berlin, i cili po udhëheq zhvillimet e përbërësve të fermentuar në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës!  Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, mikse, sensitive, dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës. 

Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me locionin e linjës: Time Revolution Red Algae Treatment Lotion ose kremin Time Revolution Red Algae Revitalizing Cream.

Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale, alkool, ngjyrues dhe vaj mineral, duke e bërë të përshtatshme këtë serum edhe për lëkurat sensitive.

 

*40ml / 1.35 fl. oz.

 

Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

 

Përbërësit "magjik"

50% ekstrakt myshku irlandez (alga të kuqe), Niacinamide dhe Glicerinë

Lista e plotë e përbërësve

Chondrus Crispus Extract (Irish Moss Extract), Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Propanediol, Niacinamide, Cyclopentasiloxane, PEG/​PPG-17/​6 Copolymer, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Aspergillus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Hydrolyzed Collagen, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Arctium Lappa Root Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NP, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Caprylic/​Capric Triglyceride, Betaine, Trehalose, Acrylates/​C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Allantoin, Adenosine, Cetyl Alcohol, Isohexadecane, Stearic Acid, Squalene, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Polyglyceryl-2 Stearate, Carnosine, Coral Powder, Beta-Glucan, Polyglutamic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Chloride, Sodium Levulinate, Dimethicone Crosspolymer, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Ethylhexylglycerin, Lysolecithin, Acetyl Glutamine, Phenylpropanol, Levulinic Acid, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Steareth-21, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Tocopheryl Acetate, Polysorbate 60, Dimethicone, Laureth-4, Laureth-23, Steareth-2, Hydroxyacetophenone, Fragrance

Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum

2,800 ALL 4,800 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI