

ABIB Yuja Essence Vitalizing Pump
ABIB Yuja Essence Vitalizing Pump
Me kalimin e viteve, lëkura fillon dhe shfaq shenjat e para të moshës duke humbur fillimisht elasticitetin e saj. ABIB Yuja Essence Vitalizing Pump është esencë e formuluar me ekstrakt të frutit yuja (ose yuzu), një frut hibrid midis mandarinës dhe limonit, i cili është mjaft i njohur për vetitë e tij kundër plakjes së lëkurës dhe hiperpigmentimin. Ky frut është i pasur me antioksidantë të cilët nxisin prodhimin e kolagjenit, duke reduktuar kështu shfaqjen e vijave apo rrudhave. Nga ana tjetër ky frut ndihmon në ndalimin e mbiprodhimit të melaninës, për të reduktuar shfaqjen e njollave kafe në lëkurë, si dhe zbeh ato që tashmë janë ekzistente. Ajo çka e bën shumë të veçantë këtë esencë është fakti që me vetëm një aplikim, kjo esencë i ofron lëkurës shumë gjallëri dhe një pamje plot shëndet dhe energji! Edhe pse fruti yuja ka përqindje shumë të lartë të vitaminës C, kjo esencë nuk oksidohet aspak. Nga ana tjetër formulimi me niacinamide, bën të mundur minimizimin e poreve dhe mban në kontroll sebumin e tepërt. Çfarë ka tjetër veçori kjo esencë? Aroma e saj është thjesht fantastike dhe do të bëhet një nga arsyet e zgjimit në mëngjes plot energji! E përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, duke iu adresuar shenjave të moshës dhe zbehjes së hiperpigmentimit.
Formula e saj është hipoalergjike dhe e testuar dermatologjikisht. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i frutit yuja, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Junos Peel Extract, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Water, Glycereth-26, Niacinamide, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Sodium Hyaluronate, Lactobacillus Ferment Lysate, Panthenol, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Choleth-24, Glycerin, Diphenyl Dimethicone, Tromethamine, Triethylhexanoin, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Citrus Junos Peel Oil, Pentylene Glycol, Tocopherol, Ascorbic Acid, Disodium EDTA, Limonene
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.


A.H.C Ten Revolution Real Eye Cream For Face
A.H.C Ten Revolution Real Eye Cream For Face
Një nga kremrat për kujdesin e zonës rreth syve me teknologjinë më inovative dhe me përbërjen më impresionuese është: A.H.C Ten Revolution Real Eye Cream For Face tashmë pjesë e koleksionit KORAL SECRETS! Ky krem është një nga kremrat BESTSELLER në Kore të Jugut dhe përgjithësisht në Azi, dhe ka përdoruesit e saj më besnikë! E veçanta e këtij produkti është që përbërja e tij riformulohet çdo vit për të pasur inovacionin më të fundit të kozmetikës, dhe tashmë në treg është versioni "Ten Revolution" i prodhuar në vitin 2022. Por, çfarë e bën të veçantë formulën e tij? Ky krem përmban elastinë, e cila i ngjason mikrobiomës së një njeriu në moshën 20 vjeçare. Nëse kjo nuk ju impresionon mjaftueshëm, ky krem përmban 1391 proteina për rigjenerim total të lëkurës. Ndërsa përbërësit që i adresohen rrathëve të zinj janë: niacinamidet, ekstrakti nga bima e orizit dhe peptide të ndryshme. Këto të fundit së bashku me kolagjenin e hidrolizuar, përbërës të fermentuar, betaine, adenosine, squalene i adresohen shenjave të moshës dhe parandalimit të formimit të linjave të mimikës dhe rrudhave më të thella. Nga ana tjetër ekstrakti nga bima e fikut, centella asiatica, dhe aloe vera ofrojnë efekt qetësues, ndërsa panthenoli dhe acidi hialuronik sigurojnë hidratim të thellë zonës delikate rreth syve. Konsistenca e këtij kremi është shumë e pasur dhe në trajtë shumë luksoze, por pa krijuar ndjesinë e ngjitjes. Në fund lë një ndjesi shumë të butë freskuese. Ky krem duke qenë se ka konsistencë të plotë për efekt shumë hidratues, prandaj përshtatet më së miri me tipologjinë e lëkurës së thatë. Për efekt maksimal sugjerojmë të përdoret për çdo vijë të hollë në fytyrë, pikat nazolabiale dhe në qafë.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë dhe ngjyrues artificial.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve, pikat nazolabiale, qafë dhe dekolte.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1391 proteina, kolagjen i hidrolizuar, peptide, panthenol, acid hialuronik, centella asiatica, adenosine.
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen Extract, Glycerin, Dipropylene Glycol, Bifida Ferment Lysate, Hydrogenated Polydecene, Cyclohexasiloxane, Caprylic/Capric Triglyceride, Dicapryl Lyl carbonate, purified water, niacinamide, caprylic/capric/succinic triglyceride, cetearyl alcohol, 1,2-hexanediol, glyceryl stearate SE, pentaerythrityl stearate/caprate /Caprylate/Adipate, cetyl alcohol, shea butter, betaine, hwangbyeok bark extract, green tea extract, wolfberry leaf extract, centella asiatica extract, fig extract, yam root extract, rice extract, aloe vera leaf extract, collagen Extract, Pseudoalteromonas Fermentation Extract, Oleracea Acmela Extract, Cotton Seed Extract, Tomato Extract, Avocado Fruit Extract, Maca Root Extract, Pseudomonas Extract, Ceylon Cinaon Bark Extract, Bacillus/Tolic Acid Fermentation Filtrate Extract, Seed dafferdil extract, alba water lily flower extract, wheat peptide, lima bean seed extract, hydrogenated lecithin, coconut palm oil, macadamia seed oil, sodium hyaluronate, water soluble collagen, green tea water, rice germ oil, jojoba seed oil, Polyglyceryl 10 ml State, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Methyl Propanediol, Polyglyceryl 10 Laurate, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Concrosspolymer, Polyacrylate-13, Sodium Stearo Ilglutamate, Behenyl Alcohol, Polyglyceryl-10 Stearate, Vinyl Dimethicone, Butylene Glycol, Candida Bombirra/Glucose/Methyl Rape Seedate Fermented Product Hydrogenated Polyisobu Allantoin, Glycosyltrehal Roose, Panthenol Hydrogenated Starch Hydrate, Xanthan Gum, Adenosine, Raffinose, Molecular Sterol, Methyltexyl Palmitate, Diso DTA, Micrococcus Ferment Lysate Tanisostearate, Lecithin, Pro-Imul, Ceramide NP, Polyquater-51 Laurate, Inulin Lautyl Carbamate Lauric Acid, Cynocobalamin, Trometha Potassium Cetyl Phosphate, Human Stem Cell Culture (10ppm), Hydrolyzed Collagen, Collagen Transfer, Tocopheryl Acetate, Biosaccharide Gum-1, Xylityl Glucoside Skids) Saccharomyces Fermentation Filtrate, Hydroza Lithium, Xylitol, Cocomyl Hydrolyzed Collagen, Pentaerythrityl Tetralysose Tearate, Glycolipid, Sorbitan Laurate, Glucose, Sodium Palmitoylproline, Capryloyl Glycine, Potassium Cocoyl Hydrolyzed Collagen, maltodextrin, hexylene glycol, squalane, ascorbylpropyl hyaluronate, hydroxymethylcellulose, hydrolyzed drupin protein, collagen, ethyl ascorbyl edelfire color culture filtrate, Tetrahydropiperine, Ascorbic Adpolypeptide, Clajin Amino Acid, Manny, Lactic Acid, Sarcosine, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Saccharide Hydrolysate, Hydrolyzed Vegetable Protein Cetyl Hydroxyethyl Cellulose, diti dediamino butyroyl benzylamide diacetate, putin, silica dimethylsilyl lylate, lactobacillus fermentation product, dimethyl silane hyaluronate, hydride
Marka
A.H.C është marka e parë koreane e kujdesit të lëkurës, që prej krijimit të saj në vitin 1999, nga disa qendrat estetike dhe klinika dermatologjike në Seul. Ndërsa tani është një nga markat premium dhe më prestigjoze në Industrinë e Bukurisë: K-Beauty. Një nga përbërësit kryesor të cilin lehtësisht e gjejmë në produktet e markës A.H.C është acidi hialuronik i trefishtë, me peshë të ulët molekulare për të ofruar hidratim të thellë dhe ndihmon në reduktimin e shfaqjes së linjave të holla. Produkti më i shitur i markës A.H.C është kremi për zonën rreth syve Youth Lasting Real Eye Cream For Face, i cili shitet çdo 3 sekonda në Korenë e Jugut! Femrat koreane betohen se përdorimi i këtij kremi i bën ato të duken më të reja.

MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Cream
MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Cream
Time Revolution Red Algae Revitalizing Cream, është një tjetër nga ato produkte K-Beauty që nuk mund të anashkalohet pa e provuar! Çka e bën të veçantë këtë produkt është përbërja me 50% Ekstrakt të algave të kuqe (ekstrakt myshku irlandez), e cila ndihmon në forcimin e barrierës së lëkurës. Algat e kuqe janë të mbushura me energji të fuqishme antioksiduese, që ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Këto alga prodhojnë derivateve të aminoacideve, të cilat janë jashtëzakonisht të mira në bllokimin e rrezeve UVA të diellit. Me pak fjalë, thuhet se veprojnë si filtër mbrojtës SPF, tërësisht natyrale. Ky krem ka veti të jashtëzakonshme ruajtëse të lagështisë dhe ndihmon në rimbushjen e hidratimit natyral të lëkurës. Formulimi me niacinamide, e ngjashme me Vitaminën C, ndihmon në zbehjen e njollave të krijuara nga hiperpigmentimi, duke parandaluar formimin edhe të atyre të reja. Përveç kësaj, do të stimulojë prodhimin e kolagjenit për një lëkurë më të tërhequr dhe rinore. Gjithashtu, përmban nano-lipomozal Ceramide NP, i cili i ngjan strukturës lipidike të lëkurës, dhe ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës. Ndërsa acidi laktik i fermentuar ka prejardhje nga laboratori gjerman 100-vjeçar *CLR Berlin, i cili po udhëheq zhvillimet e përbërësve të fermentuar në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës! Ky krem është i përshtatshëm për të gjithë tipologjitë e lëkurës.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale, alkool, ngjyrues dhe vaj mineral, duke e bërë të përshtatshme këtë krem edhe për lëkurat sensitive.
Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me serumin e linjës: Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum.
*50 ml / 1.69 fl. oz.
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
50% ekstrakt myshku irlandez (alga të kuqe), Niacinamide dhe Glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, glycerin, dipropylene glycol, hydrogenated poly (C6-14 olefin), caprylic/capric triglyceride, niacinamide, dimethicone, butylene glycol, 1,2-hexanediol, betaine, cyclopentasiloxane, chondrus crispus extract, hydroxyacetophenone, cetyl alcohol, glyceryl stearates, arginine, centella asiatica extract, ficus carica (fig) fruit extract, polysorbate 60, PEG-75 stearate, squalane, sodium hyaluronate, acrylates/C10-30 alkyl acrylate crosspolymer, carbomer, ceteth-20, steareth-20, fragrance, adenosine, disodium edta, hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyl taurate copolymer, arctium lappa root extract, hydrogenated lecithin, aspergillus ferment, carnosine, lactococcus ferment lysate, sorbitan isostearate, perilla ocymoides seed extract, ceramide NP, PEG-5 rapeseed sterol, polyglyceryl-10 distearate, cholesterol, beta-glucan, coral powder, hydrolyzed hyaluronic acid, polyglutamic acid, lysolecithin, hyaluronic acid, hydrolyzed sodium hyaluronate, acetyl glutamine, potassium hyaluronate, hydroxypropyltrimonium hyaluronate, sodium hyaluronate crosspolymer, stearic acid, hydrolyzed collagen, sodium acetylated hyaluronate, sodium chloride, phenylpropanol, levulinic acid, simmondsia chinensis (jojoba) seed oil, sodium levulinate, tocopheryl linoleate, polyquaternium-51.
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës

MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum
MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum
MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing Serum, një serum i fuqishëm i rutinës së mbrëmjes ku thelbi dhe qëllimi kryesor i tij është premtimi që pas aplikimit do të keni një super shkëlqim dhe shëndet të lëkurës! Ky serum është pjesë e linjës MISSHA Time Revolution Red Algae Revitalizing, ku përbërësi kryesor që, përmban është 50% ekstrakti i myshkut irlandez (alga të kuqe). Algat e kuqe janë të mbushura me energji të fuqishme antioksiduese, që ndihmon në lehtësimin e stresit dhe ushqen lëkurën me minerale dhe proteina nga deti, duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Ndërkohë që për të rritur efektivitetin e funksionit antioksidues natyral të algave, ato fermentohen për 100 ditë, duke e bërë produktin të funksionojë edhe më mirë. Serumi përmban gjithashtu niacinamide, ekstrakt centella asiatica dhe kolagjen të hidrolizuar, përbërës që luftojnë shenjat e moshës dhe sigurojnë rritjen e elasticitetit së lëkurës. Ndërsa acidi laktik i fermentuar ka prejardhje nga laboratori gjerman 100-vjeçar *CLR Berlin, i cili po udhëheq zhvillimet e përbërësve të fermentuar në Industrinë e Përkujdesjes së Lëkurës! Ky serum është i përshtatshëm për lëkurën e thatë, mikse, sensitive, dhe i adresohet më së shumti shenjave të moshës.
Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret bashkë me locionin e linjës: Time Revolution Red Algae Treatment Lotion ose kremin Time Revolution Red Algae Revitalizing Cream.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: paraben, fragrancë artificiale, alkool, ngjyrues dhe vaj mineral, duke e bërë të përshtatshme këtë serum edhe për lëkurat sensitive.
*40ml / 1.35 fl. oz.
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
50% ekstrakt myshku irlandez (alga të kuqe), Niacinamide dhe Glicerinë
Lista e plotë e përbërësve
Chondrus Crispus Extract (Irish Moss Extract), Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Propanediol, Niacinamide, Cyclopentasiloxane, PEG/PPG-17/6 Copolymer, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Aspergillus Ferment, Lactococcus Ferment Lysate, Hydrolyzed Collagen, Centella Asiatica Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Perilla Ocymoides Seed Extract, Arctium Lappa Root Extract, Hydrogenated Lecithin, Sodium Hyaluronate, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Sodium Acetylated Hyaluronate, Ceramide NP, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Potassium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Caprylic/Capric Triglyceride, Betaine, Trehalose, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Allantoin, Adenosine, Cetyl Alcohol, Isohexadecane, Stearic Acid, Squalene, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Polyglyceryl-2 Stearate, Carnosine, Coral Powder, Beta-Glucan, Polyglutamic Acid, Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Chloride, Sodium Levulinate, Dimethicone Crosspolymer, Cetyl Ethylhexanoate, Hydrogenated Phosphatidylcholine, Ethylhexylglycerin, Lysolecithin, Acetyl Glutamine, Phenylpropanol, Levulinic Acid, Disodium EDTA, Sodium Polyacrylate, Steareth-21, PEG-30 Dipolyhydroxystearate, Tocopheryl Acetate, Polysorbate 60, Dimethicone, Laureth-4, Laureth-23, Steareth-2, Hydroxyacetophenone, Fragrance
Marka
Për shumë femra, prezantimi i parë me K-Beauty ka qenë dhe mbetet marka e famshme koreane MISSHA. Kjo falë produkteve të linjës BB cream apo kremit mbrojtës ndaj rrezeve të diellit All Around Safe Block Aqua Sun Gel. MISSHA hodhi hapin e parë në treg në vitin 2001, duke ofruar një alternativë të re për konsumatorët. Ajo krijoi produkte me një cilësi shumë të lartë, por me çmime të përballueshme, ndryshe nga markat e tjera të asaj kohe që kishin dominuar tregun me çmimet e tyre marramendëse. Ndër vite, MISSHA fitoi zemrat e miliona ndjekësve falë produkteve me përbërje efektive që përmbushin dëshirën dhe nevojën e konsumatorit për një lëkurë të shëndetshme e plot gjallëri. Nëse markat e tjera premtojnë “rezultate të menjëhershme”, MISSHA ka një qasje tjetër duke promovuar një përmirësim gradual të problematikave të lëkurës.

MIZON Snail Miniature Set
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Snail Miniature Set
3,000.00 ALL
Çmimi për njesi perSet MIZON Snail Miniature Set, përmban produktet më të shiturit nga linja më e famshme me sekrecion kërmilli nga marka MIZON. Ky set është një mënyrë e shkëlqyeshme për të provuar fuqinë e sekrecion të filtuar nga kërmilli. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës.
Seti është i përbërë nga këto produkte:
MIZON Snail Repairing Foam Cleanser
I formuluar me ekstrakt të papajës dhe sekrecion kërmilli, ky larës ndihmon në kontrollin e sebumit të tepër dhe largimin e butë të papastërtive në një shkumë të pasur luksoze. Gjithashtu, nëse keni lëkurë me tendencë akneike, ekstrati i gjetheve të pemës së çajit, do i luftojë shpërthimet e herë pas hershme, duke ju ndihmuar të keni një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme.
*30ml
MIZON Snail Repairing Intensive Toner
Nëse shqetësoheni për humbjen e elasticitetit të lekurës, vuani nga aknet dhe shenjat post-akne, keni lëkurë sensitive dhe të thatë apo vuani nga dehidratimi (mos balancimit së duhur të prodhimit të yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë), atëherë ky toner do të bëhet shpëtimi juaj! I formuluar me 30% sekrecion të filtuar nga kërmilli, nxit rigjenerimin qelizor, ndihmon në riparimin e barrierës, shenjat e akneve, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashu, formulimi i tij përmban ekstrate të bimës centel asiatica e cila do ndihmojë në qetësimin e lëkurës.
*50ml
MIZON Snail Repairing Intensive Esence
Mizon Snail Repair Intensive Essence, përmban 88% sekrecion të filtuar nga kërmilli me një veti të fuqishme: hidratuese, riparuese dhe ndriçuese. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës. Përbërja e saj nuk ka efekt ngjitës dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar.
*50ml
MIZON All In One Snail Repair Cream
Formulimi i tij me 92% të sekrecionit i ofron lëkurës hidratim të thellë, duke parandaluar dhe luftuar shenjat e moshës. Gjithashtu, bën të mundur shërimin e shenjave të shkaktuara nga aknet, si dhe rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar.
*15g
E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
Përdorimi
MIZON Snail Repairing Foam Cleanser
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
MIZON Snail Repair Intensive Toner
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni 1-2 sprucime të tonerit në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
MIZON Snail Repair Intensive Essence
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe të keni vendosur toner aplikojeni në fytyrë. Merrni një sasi të vogël në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
*Mund të përdoret dhe në vend të serumit.
MIZON All In One Snail Repair Cream
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe, në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
MIZON Snail Repairing Foam Cleanser
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të papajës dhe sekrecion kërmilli, ekstrat i gjetheve të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
Water, Stearic Acid, Glycerin, Potassium Hydroxide, Butylene Glycol, Sodium Polyacrylate, Myristic Acid, Lauric Acid, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Propylene Glycol, Cocamidopropyl Betaine, PEG-14M, Snail Secretion Filtrate, Polysorbate 20, Polyquaternium-7, Hydroxypropyl Methylcellulose, Gypsophila Paniculata Root Extract, Carica Papaya (Papaya) Fruit Extract, Hedera Helix (Ivy) Extract, Arnica Montana (Arnica) Flower Extract, Artemisia Absinthium (Mugwort) Extract, Achillea Millefolium (Common Yarrow) Extract, Gentiana Lutea (Yellow Gentian) Root Extract, Alcohol, Camellia Sinensis (Green Tea) Leaf Extract, Disodium EDTA, Fragrance
MIZON Snail Repair Intensive Toner
Përbërësit “magjik”
30% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water, propanediol, methyl gluceth-20, glycerin, 1,2-hexanediol, glycereth-26, snail secretion filtrate (15,000ppm), butylene glycol, c12-14 pareth-12, trehalose, carbomer, tromethamine, panthenol, ethylhexylglycerin, adenosine, polyquaternium-51, cellulose gum, origanum vulgare leaf extract, chamaecyparis obtusa leaf extract, salix alba (willow) bark extract, scutellaria baicalensis root extract, cinnamomum cassia bark extract, portulaca oleracea extract, lactobacillus/soybean ferment extract, salvia hispanica seed extract, centella asiatica extract, houttuynia cordata extract, tocopherol.
MIZON Snail Repair Intensive Essence
Përbërësit "magjik"
88% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Snail Secretion Filtrate, Glycerin, Butylene Glycol, Glycereth-26, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Tromethamine, Sodium Polyacrylate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Trehalose, Propanediol, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Pentylene Glycol, Houttuynia Cordata Extract, Salvia Hispanica Seed Extract, Centella Asiatica, Sodium Hyaluronate, Tocopherol, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate
MIZON All In One Snail Repair Cream
Përbërësit "magjik"
92% sekrecion të filtuar nga kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Snail Secretion Filtrate, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Butylene Glycol, Glyceryl Stearate, Dimethicone, Hydrogenated Vegetable Oil, Cetyl Alcohol, Stearyl Alcohol, Palmitic Acid, Stearic Acid, Polyacrylate-13, Carbomer, Triethanolamine, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, PEG/PPg-17/6 Copolymer, Polyisobutene, Sodium Polyacrylate, Water, Adenosine, Tropolone, Polysorbate 20, Disodium EDTA, Betula Platyphylia Japonica Juice, Rubus Idaeus (Raspberry) Fruit Extract, Portulaca Oleracea Extract, Propylene Glycol, Alcohol, Glycerin, I, 2-Hexanediol, Gentiana Lutea Root Extract, Achillea Millefolium Extract, Artemisia Absinthium Extract, Arnica Montana Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Beta-Glucan, Potassium Sorbate, Copper Tripeptide-I, Palmitoyl Pentapeptide-4, Rh-Oligopeptide-I
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja..Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

SKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Eye Cream
6,200.00 ALL
Çmimi për njesi perSKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Eye Cream
6,200.00 ALL
Çmimi për njesi perSKINFOOD Gold Caviar Collagen Plus Eye Cream është një krem ekskluziv për zonën delikate të syve, i formuluar me përbërës të zgjedhur me kujdes për të ofruar një trajtim të plotë dhe efektiv. Përbërja përfshin 40.1% kolagjen, një proteinë esenciale që ndihmon në rritjen e elasticitetit të lëkurës, duke e forcuar dhe rigjallëruar atë. Kolagjeni vepron në mënyrë të thellë për të reduktuar rrudhat dhe linjat e holla, duke i dhënë lëkurës një pamje më të lëmuar dhe më rinore. Ndërsa, ekstrakti i arit të pastër në formulim sjell një prekje luksoze, duke ndihmuar në stimulimin e mikrocirkulacionit dhe në përmirësimin e shkëlqimit natyral të lëkurës. Ari gjithashtu ka veti të fuqishme antioksiduese, që mbrojnë lëkurën nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe faktorët e mjedisit. Por nuk mbaron me kaq! Ky krem përmban gjithashtu në formulim kavjarë. Përbërës i njohur për pasurinë e tij me aminoacide dhe acide yndyrore omega-3, depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke ushqyer dhe hidratues në mënyrë intensive. Gjithashtu, ndihmon në rigjenerimin e qelizave të lëkurës dhe në ruajtjen e ekuilibrit të lagështirës, duke i dhënë lëkurës një pamje të freskët dhe të tonifikuar. Me përdorim të rregullt, ky krem do të transformojë zonën tuaj të syve, duke i dhënë asaj një pamje më të ndritshme, më të butë dhe më rinore.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë dhe ngjyrues artificial.
*30ml
Përdorimi
Në mëngjes dhe mbrëmje, pasi të keni aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj e përpara se të vendosni kremin hidratues, aplikojeni produktin lehtësisht në zonën rreth syve, pikat nazolabiale, qafë dhe dekolte.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
40.1% kolagjen, ekstrakti ari, kavjar
Lista e plotë e përbërësve
Hydrolyzed Collagen Extract, Water, Butylene Glycol, Cetyl Ethylhexanoate, Glycerin, Diisostearyl Malate, Pentaerythrityl Tetraethylhexanoate, Hydrogenated Castor Oil Isostearate, Behenyl Alcohol, Cetearyl Alcohol, Caviar Extract, Glyceryl Stearate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, PEG-100 Stearate, 1,2-Hexanediol, Dimethicone, Phytosteryl Isostearyl Dimer Dilinoleate, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Cyclohexasiloxane, Polyacrylate-13, Ethylhexylglycerin, Pentylene Glycol, Dimethiconol, Polyisobutene, Hydrolyzed Rice Protein, Fragrance, Caprylyl Glycol, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Carbomer, Lupinus Albus Seed Extract, Isohexadecane, Adenosine, Polysorbate 20, Sorbitan Isostearate, Disodium EDTA, Polysorbate 80, Yeast Extract, Sorbitan Oleate, Polyglyceryl-10 Laurate, Colloidal Gold, Hydrolyzed Collagen, Caprylic/Capric Triglyceride, Acetyl Hexapeptide-8, Tocopherol, Hydrogenated Lecithin, Ceramide NP, Alcohol, Tripeptide-29, Glycerophosphocholine, Sucrose Laurate, Creatine, Palmitoyl Tripeptide-1, Mannitol, Lysolecithin, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Pentapeptide-4, Sodium Ascorbyl Phosphate, Benzyl Benzoate, Linalool, Hexyl Cinnamal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Hydroxycitronellal
Marka