

MARY & MAY Rice Niacin 10% Triple Vitamin Serum
MARY & MAY Rice Niacin 10% Triple Vitamin Serum
Ky serum “magjik” përmban një përqendrim të lartë prej 10% të kompleksit Rice Niacin Triple Vitamin, i cili luan një rol të rëndësishëm në përmirësimin e strukturës së lëkurës. Me një veprim të fuqishëm për zvogëlimin e madhësisë së poreve dhe trajtimin e hiperpigmentimit të shkaktuar nga aknet, ky serum është gjithashtu ideal për të përmirësuar shkëlqimin dhe shëndetin e përgjithshëm të lëkurës. Me përbërës si glutathione, një antioksidant i fuqishëm, serumi mbron lëkurën nga agresorët e jashtëm dhe stimulon rigjenerimin e qelizave të dëmtuara. Në harmoni të plotë, ky serum përmirëson elasticitetin e lëkurës, rikthen balancën e hidratimit dhe ofron mbrojtje kundër shenjave të parakohshme të moshës. Përbërësit natyralë, si ekstrakti organik i orizit Hiami dhe panthenoli, shtojnë një shtresë të thellë hidratimi dhe ushqimi, duke e lënë lëkurën të butë, të freskët dhe rrezatuese. Ky serum është ideal për ata që duan të përmirësojnë teksturën dhe shkëlqimin e lëkurës së tyre, duke arritur një pamje më të shëndetshme dhe rinore.
Formula e tij është vegane, jokomedogjenike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial, ngjyrues artificial dhe është e patestuar në kafshë.
*80ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
10% kompleks Rice Niacin Triple Vitamin, glutathione, oriz Hiami, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Niacinamide, Butylene Glycol, Panthenol, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Vinyl Dimethicone, Rice Extract, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Cetearyl Olivate, 1,2-Hexanediol, Alpha-Bisabolol, Hydroxyacetophenone, Sorbitan Olivate, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Polyglyceryl-10 Laurate, Tocopherol, Ammonium Acryloyldimethyl Taurate/VP Copolymer, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Hydrogenated Lecithin, Glutathione, Disodium EDTA, Citric Acid, Sodium Citrate
Marka


MARY & MAY Retinol 0.1% Bakuchiol Cica Serum Seoul Edition
MARY & MAY Retinol 0.1% Bakuchiol Cica Serum Seoul Edition
MARY & MAY Retinol 0.1% Bakuchiol Cica Serum Seoul Edition është zgjedhja perfekte për ju që kërkoni të trajtoni vijat e holla dhe rrudhat. I frymëzuar nga trashëgimia e pasur koreane, ky serum kombinon retinolin e pastër me bakuchiolin për një formulë unike që përqafon inovacionin K-beauty. I formuluar me 0.1% retinol të pastër, 1000 ppm bakuchiol, ekstraktin e Centella Asiatica nga Jeju dhe peptidet e trefishta, ky serum ndihmon në rigjenerimin e lëkurës, redukton pamjen e poreve dhe përmirëson elasticitetin. Veçantia tjetër për të cilin ky serum krenohet është teknologjia inovative e nano-emulsionit e cila mundëson depërtim të thellë të përbërësve aktivë, duke siguruar një hidratim të qëndrueshëm dhe të thellë. Formula e saj e lehtë përthithet shpejt, pa lënë ndjesi yndyre, duke e bërë lëkurën tuaj të butë, të freskët dhe të rigjallëruar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe akneike.
Formula e tij është e pastetuar në kafshë, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, dimethicone, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial etj.
Këshillë: Duke qenë se formula e tij është shumë e përqëndruar, këshillohet që të merrni shumë pak, dhe ta ndani në të gjithë pjesët e fytyrës dhe më pas ta masazhoni në të. Një mënyrë tjetër për të mos e ekzagjeruar në sasi është duke e bashkuar një sasi shumë të vogël me kremin tuaj hidratues, duke e aplikuar më pas në lëkurë.
*80ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin ose esencën e rutinës tuaj, tundeni shishen e serumit dhe aplikoni vetëm një sprucim në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sugjerohet të përdoret në mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.1% retinol të pastër, 1000 ppm bakuchiol, ekstrakt Centella Asiatica, peptide
Lista e plotë e përbërësve
Marka

Dr. ALTHEA Vitamin C Boosting Serum
Dr. ALTHEA Vitamin C Boosting Serum
Serumi më i ri Dr. ALTHEA Vitamin C Boosting Serum nga marka Dr. ALTHEA, tashmë e gjeni ekskluzivisht në KORAL SECRETS! I formuluar me 20% Vita Boosting Complex, 12 lloje të ndryshme vitaminash, ekstrakte të Hyppophae Rhamnoides, panthenol dhe niacinamide, ky serum targeton në mënyrë të përqendruar shenjat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C njihet për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet e qelizave, duke nxitur gjithashtu prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të parandaluar formimin e vijave të imëta. Vitamina C gjithashtu bllokon mbiprodhimin e melaninës, e cila shpesh shkaktohet nga ekspozimi ndaj rrezeve të dëmshme të diellit. Por nuk mbaron këtu! Formulimi me 63% ujë Hippophae Rhamnoides dhe acid tranexamic ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës. Uji Hippophae është një përbërës i pasur me vitaminë C, i cili ofron efekte të fuqishme ndriçuese, por është më i butë se serumet standarde me përmbajtje të vitaminës C, duke u bërë kështu i përshtatshëm edhe për lëkurë shumë sensitive. Përveç kësaj, serumi ka në formulimin e tij ujë nga Centella Asiatica dhe tetë lloje të acidit hialuronik, duke siguruar hidratim të thellë jo vetëm në sipërfaqe të lëkurës, por edhe në brendësi të saj. Ky serum ofron qetësim efektiv për lëkurën e irrituar nga faktorët e jashtëm dhe përthithet lehtësisht nga lëkura, duke e bërë një produkt ideal për kujdesin e përditshëm që mund të aplikohet lehtësisht para grimit. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, veçanërisht për lëkurën e thatë dhe të dehidratuar.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të fresket dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
12 lloje të ndryshme vitaminash, ekstrakte të Hyppophae Rhamnoides, panthenol, niacinamide, 63% ujë Hippophae Rhamnoides, acid traneksamik, ujë nga Centella Asiatica, tetë lloje të acidit hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
HIPPOPHAE RHAMNOIDES WATER,CENTELLA ASIATICA LEAF WATER,NIACINAMIDE,BUTYLENE GLYCOL,1,2-HEXANEDIOL,DIPROPYLENE GLYCOL,WATER,METHYL GLUCETH-20,METHYLPROPANEDIOL,BETAINE,TRANEXAMIC ACID,GLYCERIN,PENTYLENE GLYCOL,PROPANEDIOL,HYDROXYETHYL UREA,LAMINARIA JAPONICA EXTRACT,ECLIPTA PROSTRATA LEAF EXTRACT,FICUS CARICA (FIG) FRUIT EXTRACT,CENTELLA ASIATICA EXTRACT,HYDROGENATED LECITHIN,SODIUM HYALURONATE,CARBOMER,3-O-ETHYL ASCORBIC ACID,C12-14 PARETH-12,AMMONIUM ACRYLOYLDIMETHYLTAURATE/VP COPOLYMER,XANTHAN GUM,TROMETHAMINE,PANTHENOL,ETHYLHEXYLGLYCERIN,ADENOSINE,DISODIUM EDTA,FRUCTOOLIGOSACCHARIDES,BETA-GLUCAN,ASCORBIC ACID,HYDROLYZED HYALURONIC ACID,CERAMIDE NP,ALPHA-ARBUTIN,TOCOPHEROL,BIFIDA FERMENT LYSATE,BISABOLOL,UBIQUINONE,HYDROXYDECYL UBIQUINONE,SODIUM ACETYLATED HYALURONATE
Marka

CENTELLIAN24+ Madeca Derma Brightening Serum
CENTELLIAN24+ Madeca Derma Brightening Serum
Dëshironi të riktheni shkëlqimin dhe freskinë rinore të lëkurës tuaj? CENTELLIAN24+ Madeca Derma Brightening Serum nga gjiganti farmaceutik Dongkook Pharmaceutical Co. është zgjidhja ideale. I formuluar për të përmirësuar shëndetin dhe pamjen e lëkurës, ky serum shfrytëzon fuqinë e kolagjenit për të rritur elasticitetin, për të nxitur rigjenerimin qelizor dhe për të forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Një përbërës kryesor në këtë serum, si në çdo produkt të linjës CENTELLIAN24+ & MADECA DERMA është Centella Asiatica – një bimë e njohur për përdorimin e saj të lashtë në mjekësinë tradicionale për trajtimin e sëmundjeve dhe lëndimeve të lëkurës. Kjo bimë ofron përfitime të fuqishme antibakteriale dhe rigjeneruese, duke ndihmuar lëkurën të bëhet më e shëndetshme dhe më elastike. Gjithashtu, serumi është i pasuruar me vitaminë C, që ndihmon në reduktimin e hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës, ndërsa ofron mbrojtje kundër radikaleve të lira. Por nuk mbaron me kaq! Formula përmban edhe AHA, BHA dhe PHA – acide që veprojnë së bashku për një pastrim të thellë dhe të plotë, duke eliminuar qelizat e vdekura, pastruar poret dhe reduktuar sebumin e tepërt. Pas përdorimit do të vëreni butësinë dhe shkëlqimin e tonit të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, Centella Asiatica, vitaminë C, AHA, BHA, PHA
Lista e plotë e përbërësve
centella Asiatica Extract, Glycerin, Water, Butylene Glycol, 2,3-Butanediol, Niacinamide, Camellia Sinensis Seed Oil, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Yeast Ferment Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Flower/Leaf/Stem Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Sodium Hyaluronate, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Cryptomeria Japonica Leaf Extract, Nelumbo Nucifera Leaf Extract, Saccharomyces Ferment, Cananga Odorata Flower Oil, Cedrus Atlantica Bark Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Rosa Damascena Flower Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Oil, Copaifera Officinalis (Balsam Copaiba) Resin, Jasminum Officinale (Jasmine) Flower Water, Artemisia Absinthium Extract, Citrus Grandis (Grapefruit) Peel Oil, Rose Flower Oil, Ferula Galbaniflua (Galbanum) Resin Oil, Thuja Occidentalis Leaf Oil, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Pinus Pinaster Bark Extract, Azadirachta Indica Leaf Extract, Mentha Arvensis Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Panthenol, Hydrogenated Lecithin, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Pentylene Glycol, Dipotassium Glycyrrhizate, Adenosine, Inulin Lauryl Carbamate, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Ceteareth-20, Beta-Glucan, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Tocopherol, Dipropylene Glycol, 4-Terpineol, Gluconolactone, Caprylyl/Capryl Glucoside, Allantoin, Totarol, Ceramide NP, Limonene, Linalool, Citronellol
Marka

CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
Serumi CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule është një formulë e fuqishme rigjeneruese, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Me 30% kompleks PDRN™, i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit, ky serum nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe redukton inflamacionin. Duke stimuluar aktivitetin e fibroblasteve, ky kompleks rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të butë. Përveç kësaj, përmbajtja e retinolit në serum përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe minimizon vijat e imëta, ndërsa shtimi i ceramideve do të forcoj barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar hidratimin dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Një tjetë përbërës unik që ka ky serumi i fuqishëm janë mikrokapsulat e kompleksit Panax Ginseng™. Një kompleks i cili nxit rigjenerimin dhe revitalizimin e lëkurës. Gjithashtu, këto mikrokapsula ndihmojnë në përthithjen graduale të ginsengut, duke siguruar përfitime të qëndrueshme për qarkullimin dhe vitalitetin e lëkurës, si dhe në luftimin e shenjave të moshës si rrudhat dhe humbja e elasticitetit.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
30% kompleks PDRN™, retinol, ceramide, kompleksi Panax Ginseng™
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Glutathion Toning Boosting Ampoule është një serum në trajtë ampule i krijuar për të njëtrajtësuar tonin e lëkurës, duke përdorur përbërës të fuqishëm dhe të përzgjedhur me kujdes. Përmban 20% Toning Complex™️, një formulë e fuqishme që ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit dhe rregullimin e prodhimit të melaninës, duke bërë që lëkura të duket më e ndritshme dhe më e njëtrajtshme. Ndërsa, përbërësi inovativ milk exosomes në formulë luan një rol të rëndësishëm në rigjenerimin e qelizave dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës, ndërsa kombinimi i acidit tranexamik dhe acidit ascorbik (Vitamina C) stimulon prodhimin e kolagjenit, duke ndihmuar në zvogëlimin e shenjave të moshës dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Gjithashtu ky kombinim ndihmon në minimizimin e poreve, përmirëson strukturën dhe teksturën e lëkurës, duke e bërë atë më të butë dhe të tonifikuar. Përdorimi i rregullt i këtij serumi rezulton në një pamje të freskët, të rigjallëruar dhe të shëndetshme të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, por është veçanërisht efektiv për lëkurën mature dhe me hiperpigmentimin.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
20% Toning Complex™, milk exosomes, acid tranexamik, acid ascorbik (Vitaminë C)
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ Hyaluronic Tox Boosting Ampoule, është krijuar për të ofruar një nivel të lartë hidratimi dhe rigjenerimi të lëkurës. Përmban 25% kompleks HYA10™, një formulë e veçantë e përbërë nga 10 lloje të acidit hialuronik, që depërton thellë në lëkurë për të ofruar hidratim intensiv dhe afatgjatë. Falë kësaj përbërjeje të avancuar, lëkura mbetet e hidratuar për deri në 120 orë, duke rikthyer elasticitetin dhe butësinë. Një nga karakteristikat unike të këtij produkti është përdorimi i acidit hialuronik ekskluziv të Dongkook Pharmaceutical, një teknologji e avancuar që përmirëson hidratimin në shtresat më të thella të epidermës, duke mbrojtur dhe forcuar barrierën natyrale të lëkurës. Përveç acidit hialuronik, ampula është e pasuruar me Panthenol, një përbërës që ndihmon në qetësimin dhe riparimin e lëkurës së irrituar, beta-glucan, që vepron si një agjent fuqiplotë hidratues dhe qetësues, dhe mikrokapsula me përmbajtje te ekstraktit të lactobacillus, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e mikrobiomës së lëkurës, duke forcuar barrierën mbrojtëse të saj. Ky produkt është ideal për lëkurën e thatë dhe të dehidratuar, por është gjithashtu i përshtatshëm për ata që kërkojnë të përmirësojnë strukturën dhe elasticitetin e përgjithshëm të lëkurës, duke i dhënë një pamje të freskët dhe rinore.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
25% kompleks HYA10™, panthenol, beta-glucan, mikrokapsula me përmbajtje te ekstraktit të lactobacillus,
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Serum
SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Serum
SOME BY MI Snail Truecica Miracle Repair Serum është serumi më i ri që është bërë pjesë e koleksionit të KORAL SECRETS. Ky serum është formuluar me ekstrakt të kërmillit të zi, i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme për rigjenerimin dhe riparimin e lëkurës së dëmtuar. Ky përbërës ndihmon në rigjallërimin e qelizave të lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe mban lëkurën të hidratuar për një kohë të gjatë. Serumi përmban gjithashtu ekstrakte të sherebelës dhe lëvores së thuprës së bardhë, dy përbërës të cilët veprojnë si antioksidantë të fuqishëm, duke mbrojtur lëkurën nga faktorët e jashtëm të dëmshëm. Këto përbërës ndihmojnë gjithashtu në qetësimin e lëkurës së irrituar, përmirësojnë elasticitetin dhe përforcojnë barrierën natyrale të saj, duke e bërë lëkurën më të fortë dhe më të shëndetshme.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, slikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të kërmillit të zi, ekstrakt sherebele, ekstrakt të lëvores së thuprës së bardhë,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Snail Secretion Filtrate, C12-14 Pareth-12, C12-14 Pareth-7, Carbomer, Tromethamine, Dioscorea Japonica Root Extract, Trehalose, Ethylhexylglycerin, Beta-Glucan, Hydrolyzed Corn Starch, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Allantoin, Adenosine, Disodium EDTA, Sucrose, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Extract, Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract, Agrimonia Eupatoria Extract, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Centella Asiatica Extract, Salvia Officinalis (Sage) Leaf Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Silybum Marianum Seed Extract, Perilla Frutescens Leaf Extract, Sodium Chondroitin Sulfate, Broussonetia kazinoki Root Extract, Propolis Extract, Artemisia Capillaris Extract, Cimicifuga Dahurica Root Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Pentylene Glycol, Madecassoside, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Phenoxyethanol.
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

KAHI Wrinkle Bounce Blemish Ampoule
KAHI Wrinkle Bounce Blemish Ampoule
Keni ëndërruar ndonjëherë për një lëkurë të butë, të shndritshme dhe pa rrudha? Tani, kjo është e mundur me ampulën KAHI Wrinkle Bounce Blemish. Formuluar me një përbërës unik– kompleks salmoni, kjo ampulë premton një lëkurë të rigjeneruar dhe rinore. Kompleksi i kolagjenit dhe PDRN të nxjerrë nga salmoni depërton thellë në lëkurë, duke stimuluar prodhimin natyral të kolagjenit. Ky proces i fuqishëm ndihmon në rikthimin e elasticitetit të lëkurës dhe redukton dukshëm rrudhat, për një pamje më të re dhe të freskët. Por kjo nuk është e gjitha! Me 9 lloje të acidit hyaluronic, ky serum krijon një barrierë hidratuese të fuqishme, duke mbyllur lagështinë thellë në shtresat e lëkurës, për ta mbajtur atë të butë, të ushqyer dhe të mbrojtur nga tharja. Ky serum do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme, prandaj po ju paralajmërojmë të jeni gati për komplimentet që do të merrni!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks salmoni, 9 lloje të acidit hyaluronic, kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Glycerin, Lactobacillus/Rye Flour Fermentation, Lactobacillus/Soy Milk Fermentation Filtrate, Bacillus/Soybean Fermentation Extract, Dipropylene Glycol, Propanediol, Tranexamic Acid, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Chlorella Bulgaris Extract, Sodium Hyaluronate, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Basilicum (Basil) Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Hydrolyzed Decollagen, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Kappaphycus Alvarezii Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Methyl Gluceth-20, Choleth-24, Glucose, Butylene Glycol, Fructooligosaccharide, Fructose, Caprylyl Glycol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Biosaccharide Gum-1, Sodium Phytate, Cyanocobalamin, Polyacid Seed, Pantothenic Acid, Pyridoxine, Thiamine HCl, Tocopherol, Hydroxydecyl Ubiquinone, Riboflavin, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, PEG-9 Diglycidyl Ether/Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Potassium Hyaluronate, Sodium Acetylated Hyaluronate, Dimethylsilanol Hyaluronate, Carbomer, Sodium Benzoate, Fragrance
Marka
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.

KLAVUU Real Vegan Hyaluronic Acid Ampoule
KLAVUU Real Vegan Hyaluronic Acid Ampoule
KLAVUU Real Vegan Hyaluronic Acid Ampoule është një serum në formë ampule, i cili është ideal për lëkurat e thata dhe ato sensitive. Formula e tij inovative përmban 8 lloje të acidit hialuronik, i cili depërton deri në 15 shtresa të lëkurës, duke ofruar një hidratim intensiv dhe duke rritur mbajtjen e lagështirës. Përveç acidit hialuronik, ampula është e pasuruar me ekstraktin e kërpudhave të baltës, i njohur për vetitë e tij qetësuese dhe ushqyese. Ky përbërës ndihmon gjithashtu në përmirësimin e pamjes së lëkurës, duke i dhënë asaj një shkëlqim natyral dhe një ndjesi të rehatshme. Ndërsa, ekstrakti i orizit dhe kripa e detit ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse të lëkurës, duke kontribuar në ruajtjen e lagështirës. Por nuk mbaron me kaq! Një tjetër përbërës i rëndësishëm është Sydney Ringer+, një formulë e patentuar që përmirëson hidratimin, duke mbajtur lëkurën të hidratuar për një periudhë të gjatë. Ky përbërës punon në harmoni me beta-glucan dhe panthenol, të cilët forcojnë barrierën e lëkurës, e qetësojnë atë dhe e mbrojnë nga agresorët e jashtëm. Ndërsa, shtimi i Aquaporin mundëson kalimin e hidratimit ndërmjet qelizave, për të siguruar që lagështira të arrijë thellë në lëkurë, duke ofruar kështu një hidratim të thellë. Ideal për të gjitha llojet e lëkurës, veçanërisht për ato të dehidratuar dhe sensitive.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
8 lloje të acidit hialuronik, ekstrakt i kërpudhave të baltës, ekstrakt i orizit, kripë e detit, sydney Ringer+, beta-glucan, panthenol, Aquaporin
Lista e plotë e përbërësve
Purified water, dipropylene glycol, niacinamide (30,000 ppm), 1,2-hexanediol, glycerin, methylpropanediol, sodium hyaluronate, mud mushroom extract, rice extract, sea salt, yeast/rice fermentation Filtrate, pentylene glycol, butylene glycol, gellan gum, panthenol (1,000 ppm), ethylhexylglycerin, allantoin, adenosine, calcium chloride, beta-glucan, tocopherol (255 ppb), bisabolol, 3-O -Ethyl ascorbic acid (1 ppb), biotin (1 ppb), cyanocobalamin (1 ppb), glucosylutin, xanthan gum, disodium EDTA
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

CENTELLIAN24+ Madeca Vital Capsule Serum
CENTELLIAN24+ Madeca Vital Capsule Serum
CENTELLIAN24+ Vital Capsule Serum është një serum i cili kombinon përkujdesjen intensive të lëkurës me teknologjinë e përparuar të kapsulave, për një efekt maksimal në luftën kundër hiperpigmentimit dhe shenjave të moshës. Si një "best-seller" i markës CENTELLIAN24+, ky serum ka fituar zemrat e shumë përdoruesve për shkak të formulës së tij të pasur dhe efikasitetit të jashtëzakonshëm. Përbërësit kryesorë të këtij serumi përfshijnë astaksantinën, një antioksidant i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në përmirësimin e shëndetit të lëkurës, vitaminën C (acid askorbik), e cila zbeh njollat e errëta dhe ndihmon në njëtrajtësimin e tonalitetit, dhe kolagjenin e hidrolizuar, që përmirëson elasticitetin dhe forcon strukturën e lëkurës. Në kombinim, këta përbërës të fuqishëm luftojnë hiperpigmentimin duke reduktuar përmbajtjen e melaninës në qelizat e keratinës dhe nxisin prodhimin e kolagjenit për të zbutur linjat e imta dhe për të përmirësuar strukturën e përgjithshme të lëkurës. Formula e avancuar përmban gjithashtu kompleksin TECA™, i cili një efekt qetësues të menjëhershëm, duke zbutur skuqjen dhe irritimin e lëkurës së ndjeshme. Ky kompleks ndihmon gjithashtu në zvogëlimin e inflamacioneve, veçanërisht atyre të shkaktuara nga aknet, duke parandaluar formimin e njollave të reja. Tekstura e këtij serumi është e lehtë dhe përthithet lehtësisht në lëkurë, duke dhënë një ndjesi të freskët në fund. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature.
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C (acid askorbik), kolagjen i hidrolizuar, kompleks TECA™
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract, Glycerin, Butylene Glycol, Water, Ceteareth-20, Niacinamide, Propanediol, Hydrogenated Lecithin, 1,2-Hexanediol, Pentylene Glycol, Centella Asiatica Leaf Extract, C12-14 Pareth-12, Panthenol, Chondrus Crispus Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VPCopolymer, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Asiatic Acid, Sodium Polyacrylate, Tromethamine, Xanthan Gum, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Chondrus Crispus Powder, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Agar, Disodium EDTA, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil, Iron Oxides (CI 77492), Gellan Gum, Iron Oxides (CI 77491), Dipeptide Diaminobutyroyl BenzylamideDiacetate, Palmitoyl Tripeptide-5, Ascorbic Acid, Haematococcus Pluvialis Oil, Tetradecyl Aminobutyroylvalylaminobutyric UreaTrifluoroacetate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Tocopherol, Squalane, Hydrolyzed Collagen, Magnesium Chloride, Solanum Lycopersicum (Tomato) Fruit Extract, Astaxanthin, Bisabolol, Rosa Canina Fruit Oil, Hydrolyzed Vegetable Protein, Maltodextrin, Xylitylglucoside, Hydrolyzed Elastin, Anhydroxylitol, Caprylic/Capric Triglyceride, Xylitol, Prunus Amygdalus Dulcis (Sweet Almond) SeedExtract, Limonia Acidissima Extract, Yeast Extract, Glucose, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ginkgo Biloba Nut Extract, Morus Alba Fruit Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Extract, Origanum Vulgare Flower/Leaf/Stem Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Thymus Vulgaris (Thyme) Extract, Ceramide NP, Caprylyl Glycol, Choleth-24, Cholesterol
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.

MAKEP:REM Inteca™ Soothing Ampoule
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Ampoule
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Ampoule, është një ampulë e cila përmban të gjithë përbërësit e nevojshëm që i duhen lëkurës për të ruajtur nivelin e hidratimit, për qetësimin dhe mbrojtjen e barrierës. Kjo ampulë është e përbërë nga kompleksi ekskluziv Inteca™, i cili përfshin Centella Asiatica, Madecassic acid dhe Asiaticoside, tre përbërës me veti të fuqishme anti-inflamatore dhe antioksiduese që ndihmojnë në qetësimin e menjëhershëm të lëkurës. Përveç kësaj, formula e saj është e pasuruar me përbërës të njohur për rigjallërimin dhe mbrojtjen e barrierës së lëkurës, si ceramidet dhe niacinamide, të cilat ndihmojnë në forcimin e barrierës mbrojtëse natyrale dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Nga ana tjetër, kombinimi me beta-glucan, adenosinë dhe acid hialuronik (së bashku me Sodium Hyaluronate) sigurojnë një hidratim të thellë, duke rikthyer balancën e humbur të lëkurës dhe duke e mbrojtur atë nga faktorët e jashtëm të dëmshëm.
Sugjerohet për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
*50ml
Përdorimi
Në rutinën tuaj të mbrëmjes, pasi të keni pastruar lëkurën dhe aplikuar tonerin dhe esencën, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kompleks Inteca™, ceramide, niacinamide, beta-glucan, adenosinë, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Butylene Glycol, Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Chondrus Crispus Extract, Saccharum Officinarum (Sugarcane) Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Panthenol, Caprylic/Capric Triglyceride, Dibutyl Adipate, Hydrogenated Lecithin, Sodium Methyl Stearoyl Taurate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Ethoxydiglycol, Allantoin, Betaine, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Beta-Glucan, Propanediol, Pentylene Glycol, Benzyl Glycol, Hydrolyzed Glycosaminoglycans, Tocopherol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Ceramide NP, Sodium Acetylated Hyaluronate
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MAKEP:REM Glutamin Antioxidant Radiance Serum
MAKEP:REM Glutamin Antioxidant Radiance Serum
Zbuloni sekretin për një lëkurë të shëndetshme dhe të ndritshme me MAKEP:REM Glutamin Antioxidant Radiance Serum, një serum ushqyes dhe të fuqishëm i cili sjell një transformim të dukshëm në lëkurën. Ky serum i veçantë është i pasuruar me 35.25% Glutamin™, një amino acid i njohur për vetitë e tij antioksiduese, i cili ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira dhe faktorët e jashtëm. Formula e tij përmban pesë lloje të ndryshme vitaminash, të cilat bashkëpunojnë për të ushqyer dhe rigjallëruar lëkurën. Vitamina C ndihmon në ndriçimin e tonit të lëkurës dhe reduktimin e njollave, ndërsa vitamina E ofron një efekt hidratues dhe anti-inflamator. Vitamina B3 (niacinamide) përmirëson elasticitetin dhe i jep lëkurës një pamje më të rinovuar, ndërsa vitamina B5 (panthenol) ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe forcon barrierën mbrojtëse. Në fund, vitamina K ndihmon në minimizimin e njollave kafe dhe shenjave post-akne në lëkurë, duke e bërë atë të duket më të freskët dhe të shëndetshme. Por nuk mbaron me kaq! Një tjetër përbërës i rëndësishëm në këtë serum është edhe acidi Tranexamik, i cili përveçse zbeh njollat dhe ofron njëtrajtësim të tonit të lëkurës, redukton ndjeshmërinë ndaj rrezeve të dëmshme të diellit UV. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë sensitive dhe me tendencë hiperpigmentimi dhe melasme.
Formula e këtij serumi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Glutamin™, 5 vitamina, acid Tranexamik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dipropylene Glycol, Propanediol, Methylpropanediol, Glycerin, Niacinamide(30,000ppm), 1,2-Hexanediol, Chlorella Vulgaris Extract, Juniperus Mexicana Oil, Macadamia Integrifolia Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil , Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Vitis Vinifera (Grape) Seed Oil, Elettaria Cardamomum Seed Oil, Vetiveria Zizanoides Root Oil, Sodium Hyaluronate, Hyaluronic Acid, Glycereth-26, Diethoxyethyl Succinate, Polyglyceryl-10 Laurate, Polymethylsilsesquioxane, Tranexamic Acid, C12-14 Alketh-12, Panthenol(3,500ppm), Glyceryl Polymethacrylate, Glucose, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid(1,000ppm), Fructooligosaccharides, Fructose, Tromethamine, Hydrogenated Lecithin, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Glutathione(500ppm), Sucrose Palmitate, Adenosine, Tocopherol(250ppm), Dipotassium Glycyrrhizate, Sodium Citrate, Citric Acid, Beta-Glucan, Ascorbic Acid(0.25ppt), Disodium EDTA
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum
MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum
MAKEP:REM End Pore Vegetinol Serum është zgjidhja ideale për ata që dëshirojnë të minimizojnë pamjen e poreve dhe të përmirësojnë strukturën e lëkurës. Ky serum unik është i pasuruar me kompleksin inovativ Vegetinol™, i cili përmban bakuchiol, kolagjen vegan, dhe kafeinë jeshile. Bakuchiol, ndihmon në përmirësimin e teksturës si edhe në reduktimin e dukshmërisë së vijave të holla dhe rrudhave, pa shkaktuar irritim në lëkurë. Kolagjeni vegan stimulon prodhimin e kolagjenit, duke rritur elasticitetin e lëkurës. Ndërsa, kafeina jeshile ndihmon në uljen e ënjtjes dhe përmirëson qarkullimin e gjakut, duke e bërë lëkurën të duket më e freskët dhe rinovuese. Por nuk mbaron me kaq! Formulimi me niacinamide (B3) dhe vitaminë B12 i jep lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit, reduktimin e shenjave post-akne, dhe minimizimin e dukjes së poreve. Formula e këtij serumi është hipoalergjike dhe e përshtatshme për përdorim nga personat me lëkurë sensitive, duke e bërë atë të sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e këtij serumi është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Vegetinol™, niacinamide (B3), vitaminë B12
Lista e plotë e përbërësve
Water, Methylpropanediol, Propanediol, 1,2-Hexanediol, Butylene Glycol, Niacinamide, Glycerin, Collagen Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Sodium Hyaluronate, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Soluble Collagen, Pentylene Glycol, Bakuchiol, Glyceryl Polymethacrylate, Polyglyceryl-10 Laurate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Caffeine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Diethoxyethyl Succinate, Hydrogenated Lecithin, Hydrogenated Polyisobutene, Panthenol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Adenosine, Dipotassium Glycyrrhizate, Gluconolactone, Citric Acid, Sodium Phytate, Dextrin, Beta-Glucan, Tocopherol, Cyanocobalamin, Eucalyptus Globulus Leaf Oil, Amyris Balsamifera Bark Oil, Juniperus Mexicana Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Myristica Fragrans (Nutmeg) Kernel Oil, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

MEDIHEAL Milk Brightening Serum
MEDIHEAL Milk Brightening Serum
Nëse po kërkoni një serum që ofron një efekt të menjëhershëm shkëlqyes dhe zbardhues në lëkurë, MEDIHEAL Milk Brightening Serum është zgjidhja e duhur! Por çfarë ka të veçantë përbërja e këtij serumi? Ky serum është i formuluar me Pentablock, një seri e njohur në SNS në Kore dhe Japoni, e cila përbëhet nga pesë lloje emulsionesh që ndihmojnë në stabilizimin e formulave, ruajnë lagështinë dhe përmirësojnë absorbimin e përbërësve aktivë, duke e bërë lëkurën më të butë dhe më të shëndetshme. Nga ana tjetër, acidi laktik, i nxjerrë nga qumështi i fermentuar, eliminon qelizat e vdekura dhe ofron një eksfolim të butë, duke lënë lëkurën të lëmuar dhe të pastër. Acidi laktik gjithashtu siguron hidratim të thellë, duke e bërë lëkurën të duket më e shëndetshme. Përveç kësaj, përbërja me niacinamide ndihmon në zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post-akne. Por nuk mbaron me kaq! Ky serum përmban gjithashtu kompleksin CICA dhe bisabolol, për t'i ofruar lëkurës qetësim të menjëhershëm dhe mbrojtje nga agresorët e jashtëm. Ky serum do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme, prandaj po ju paralajmërojmë të jeni gati për komplimentet që do të merrni!
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*40ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
acid laktik, CICA, bisabolol
Lista e plotë e përbërësve
Water, cypress water, diphenylsiloxyphenyl trimethicone, niacinamide, DPG, pentaerythrityl tetraethylhexanoate, BG, glycerin, pentylene glycol, 1,2-hexanediol, dimethicone, panthenol, milk protein, cetearyl alcohol, Tochaka extract, sodium stearoyl glutamate, birch sap, (hydroxyethyl acrylate/sodium acryloyldimethyltaurate) copolymer, PCA-Na, sugarcane extract, carbomer, tromethamine, ethylhexylglycerin, xanthan gum, sorbitan isostearate, glyceryl caprylate, arbutin, bisabolol, Sodium hyaluronate, beta-glucan, hamamelis water, colostrum, tocopherol, caprylic/capric triglyceride, hydrogenated lecithin, purslane extract, ceramide NP, centella asiatica extract
Marka
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum
ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum
Epo, nuk kishte si të mungonte në koleksionin “Koral Secrets” serumi i mrekullueshëm me vitaminë C nga marka ANUA. ANUA Green Lemon Vita C Blemish Serum, është i formuluar me 56% ekstrakt të frutit tangerine (një agrum aziatik) dhe 20% vitaminë C të pastër për të trajtuar njollat post-akne, hiperpigmentimin, shenjat e moshës dhe dehidratimin e lëkurës. Vitamina C është e njohur për vetitë e saj të fuqishme antioksiduese, të cilat mbrojnë lëkurën nga radikalet e lira dhe dëmtimet qelizore, duke nxitur njëkohësisht prodhimin e kolagjenit për të përmirësuar shenjat e moshës, për të rritur elasticitetin dhe për të parandaluar formimin e vijave të imta. Në kombinim me vitaminën E dhe acidin ferulik, formulimi i këtij serumi krijon një shtresë të fuqishme mbrojtëse kundër faktorëve të jashtëm. Ndërkohë, përbërësit si Alfa-Bisabolol dhe Adenosine ndihmojnë në zbutjen e vijave të holla dhe rrudhave, duke i dhënë lëkurës një pamje të shëndetshme dhe elastike. Serumi është i pasuruar gjithashtu me kapsula Vita-Barrier, të cilat përmbajnë Panthenol, Glutathione dhe Bisabolol, për të ofruar hidratim intensiv dhe qetësim të irritimeve në lëkurë. Ky produkt është i përshtatshëm për të gjithë tipet e lëkurë.
Formula e tij nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*20gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësish, duke evituar zonën rreth syve. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike me njolla në lëkurë. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 30+
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
56% ekstrakt të frutit tangerine, 20% vitaminë C, vitaminë E, acid ferulik, Alfa-Bisabolol, Vita-Barrier, Adenosine
Lista e plotë e përbërësve
Citrus Limon (Lemon) Fruit Extract (560, 000 ppm), Ascorbic Acid (200, Propanediol, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Cyclopentasiloxane, 1,2-Hexanediol, Cyclohasiloxane, Sodium Hydroxide, 12-14 Alketh-12, Alpha-Bisabolol, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Water, Polyacrylate Crosspolymer-6, Dimethicon/Vinyldimethicon Crosspolymer, Xanthan Gum, Ethylhexylglycerin, Allantoin, Glycerin, Glutathione, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Oil, Litsea Cubeba Fruit Oil, Adenosine, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Disodium EDTA, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Mentha Viridis (Spearmint) Leaf Oil, Tocopherol, Ferulic Acid, Barosma Betulina Leaf Extract, n-Butyl Alcohol, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Sorbitol, Panthenol, Beta-Glucan, Sodium Hyaluronate, Sodium Ascorbyl Phosphate, Caprylic/Capric Triglyceride, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Hyaluronic Acid, Sucrose Stearate, Glyceryl Stearates, Beta-Carotene, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Niacinamide, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Thioctic Acid, Lycopodium Clavatum Extract, Equisetum Arvense Extract, Sodium Acetylated Hyaluronate, Pyridoxine, Hydroxypropyltrimonium Hyaluronate, Folic Acid, Biotin, Ceramide NP, Ubiquinone, Cyanocobalamin, Thiamine HCl, Riboflavin, Linoleic Acid, Hesperidin, Ergothioneine, Limonene, Linalool, Citral
Marka

ANUA Peach 70% Niacin Serum
ANUA Peach 70% Niacin Serum
ANUA Peach 70% Niacin Serum është padyshim një nga serumet më të dashura dhe më të kërkuara nga të gjitha produktet e kësaj marke, duke u bërë viral dhe duke fituar vlerësime të shkëlqyera për efektet e tij të jashtëzakonshme. Formulimi unik me 70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica) i cili është një përbërës i pasur me vitamina dhe antioksidant ndihmon lëkurën të ruajë pamje më të freskët & rinore. Ky serum përmban gjithashtu 5% niacinamide, një formë e fuqishme e vitaminës B3, që ndihmon në ndërtimin e proteinave të lëkurës dhe forcimin e barrierës së saj mbrojtëse, duke reduktuar ndjeshëm pamjen e poreve dhe hiperpigmentimin post-akne. I pasuruar me kompleksin inovativ Peach Yogurt (ekstrakt lulesh pjeshke dhe betainë salicilate) i kombinuar në harmoni me vitaminën B12 dhe acid hialuronik, ky serum do të ushqyejë dhe hidratojë intensivisht lëkurën. Jemi të sigurtë që formula e tij e përqendruar dhe efektive do të transformojë lëkurën, duke e bërë më të pastër, më të butë dhe me një shkëlqim të natyrshëm që reflekton shëndet dhe vitalitet. Ky serum është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe atë të thatë.
*Ky serum është testuar dermatologjikisht dhe është zbuluar se:
*13.57% Njëtrajtësim tonalitetit
*22.46% Reduktim i prodhimit të melaninës
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt pjeshke (Prunus Persica), 5% niacinamide, Peach Yogurt, vitaminë B12, acid hialuronik,
Lista e plotë e përbërësve
Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Glycerin, Niacinamide, Butylene Glycol, Diethoxyethyl Succinate, Water, 1,2-Hexanediol, Lactobacillus Ferment, Sodium Hyaluronate, Sphingomonas Ferment Extract, Alpha-Arbutin, Melia Azadirachta Flower Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Seed Oil, Salvia Hispanica Seed Oil, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Corallina Officinalis Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Prunus Persica (Peach) Flower Extract, Centella Asiatica Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Pentylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Betaine Salicylate, Sodium Phytate, Cellulose, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Panthenol, Polyglutamic Acid, Linoleic Acid, Linolenic Acid, Polyglyceryl-10 Oleate, Sucrose Palmitate, Cyanocobalamin, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ceramide NP, Lactobionic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Xanthan Gum, Fragrance(Parfum)
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum
ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum
Zbuloni fuqinë e rigjenerimit të lëkurës me ANUA Retinol 0.3% + Niacin Renewing Serum. I formuluar me 0.3% retinol, ky serum ndihmon në rigjenerimin e shpejtë të qelizave, si dhe në stimulimin e prodhimit të kolagjenit, duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës. Nga ana tjetër, formulimi me 5% niacinamide i jep lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen nën kontroll të sebumit, zbehjen e shenjave post-akne dhe minimizimin e dukshmërisë së poreve. Ndërsa kompleksi i fuqishëm me nëntë peptide, si Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester (relakson muskujt mimikë) apo Copper Tripeptide-1 (stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës), redukton rrudhat dhe rrit elasticitetin e lëkurës, duke e bërë atë më të fortë dhe më të rigjallëruar. Gjithashtu, formulimi i këtij serumi është i pasuruar me gjashtë lloje keramide, të cilat forcojnë barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe ruajnë hidratimin optimal duke parandaluar tharjen apo irritimin në lëkurë. Konsistenca e këtij serumi është e lehtë, jo ngjitëse, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. E sugjerojmë për këdo që dëshirojnë të nisni njëpërqindjen më të lartë dhe të përqëndruar të retinolit.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.
*30ml
Përdorimi
Çdo mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin dhe kremin hidratues të rutinës suaj, aplikojeni në të gjithë fytyrën. Përdoreni 1 herë në 2 ditë.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
*Frekuenca e përdorimit të rritet gradualisht si edhe zona në të cilën do ta përdorni po ashtu.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
0.3% retinol, 5% niacinamide, peptide, keramide
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycereth-26, Niacinamide (5%), Malus Domestica Fruit Extract, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Caprylic/Capric Triglyceride, Castanea Crenata (Chestnut) Shell Extract, Glyceryl Citrate/Lactate/Linoleate/Oleate, Diospyros Kaki Leaf Extract, Coptis Japonica Root Extract, Potentilla Anserina Extract, Avena Sativa (Oat) Kernel Extract, Cynara Scolymus (Artichoke) Leaf Extract, Portulaca Oleracea Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Centella Asiatica Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Artemisia Capillaris Flower Extract, Arnica Montana Flower Extract, Houttuynia Cordata Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Lavandula Angustifolia (Lavender) Flower Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower/Leaf Extract, Borago Officinalis Extract, Centaurea Cyanus Flower Extract, Hydrogenated Lecithin, Camellia Sinensis Leaf Water, Centaurea Cyanus Flower Water, Sodium Hyaluronate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Carapa Guianensis Seed Oil, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Tocopherol, Propanediol, Cetyl Ethylhexanoate, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Pentaerythrityl Tetra-di-t-butyl Hydroxyhydrocinnamate, Polyacrylate Crosspolymer-6, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Polysorbate 20, Retinol (0.11%), Ceramide NP, Pentylene Glycol, Carbomer, Tromethamine, Dipotassium Glycyrrhizate, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Disodium EDTA, Polyquaternium-51, Beta-Glucan, Squalane, Panthenol, Hydrolyzed Sodium Hyaluronate, BHT, Oleic Acid, Dipropylene Glycol, BHA, Allantoin, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Sorbitan Laurate, Glyceryl Stearate, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Octyldodecanol, Phytosterols, Madecassoside, Ceramide AS, Ceramide AP, Capryloyl Salicylic Acid, Cholesterol, Hydroxyethylcellulose, Acetyl Dipeptide-1 Cetyl Ester, Ceramide NS, Ceramide NG, Caprylyl Glycol, Guaiazulene, Sucrose Distearate, Nonapeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Copper Tripeptide-1, Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Hexapeptide-9, Ceramide EOP
Marka
Shfaq 36/189