Nëse poret dhe njëtrajtësimi i tonit të lëkurës janë problematikat që dëshironi t’i adresoheni, nevojitet të shtoni në rutinën tuaj serumin: Cos De BAHA N Niacinamide 10 Serum. Ky serum është i formuluar me 10% niacinamide, një formë e vitaminës B3, e cila luan një rol shumë të veçantë në ndërtimin e proteinave të lëkurës. Nga ana tjetër ky përbërës forcon barrierën mbrojtëse, duke krijuar një shtresë lipidike në lëkurë e cila bën të mundur dhe ruajtjen e lagështisë. Niacinamidet njihen për vetitë e fuqishme që kanë në tkurrjen e madhësisë së poreve, dhe trajtimin e hiperpimentimit post-akne, si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. Ndërsa kombinimi niacinamide + zink, trajton aknet e inflamuara, cikatricet, dhe mban në kontroll sebumit e tepërt, i cili shpesh ka tendencën të krijojë pika të bardha apo dhjamore në lëkurë. Gjithashtu formulimi i këtij redukton inflamacionin dhe skuqjen, kjo falë edhe formulimit me ekstrakt të gjethes aloe vera. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive.

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*30ml

Përdoreni pas tonerit apo esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

10% niacinamide, 1% zink, ekstrakt i gjethes aloe vera

Lista e plotë e përbërësve

Organic Aloe Barbadensis Leaf Extract, Niacinamide, Propanediol, Glycerin,1,2-Hexanediol, Zinc PCA, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, Organic Hamamelis Virginiana (Witch Hazel) Leaf Extract, Organic Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Organic Eucalyp tus Globulus Leaf Extract, Organic Thymus Vulg aris (Thyme) Extract, Organic Aspalathus Linea ris Extract. Total Organic Ingredients : 78%

Marka Cos De BAHA është një markë koreano-jugore, e themeluar në vitin 2018. Edhe pse e re në treg, kjo markë ka një koleksion të gjerë produktesh, si: serume, toner dhe kremra të ndryshëm për kujdesin e lëkurës, të cilët adresojnë problematika të ndryshme. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA prodhohen në laboratorë të certifikuar nga Ministria e Sigurisë së Ushqimit dhe Barnave Korenë e Jugut. Produktet Best Seller dhe më të shitur të markës janë: serumi me acid azelaic, serumi me niacinamide dhe kremi me peptide. Produktet e kësaj marke janë të gjitha vegane, të testuara dermatologjikisht dhe nuk përmbajnë përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial. Të gjitha produktet e markës Cos De BAHA  janë të prodhuara në Korenë e Jugut. 

Customer Reviews

Based on 1 review Write a review

Cos De BAHA N Niacinamide 10 Serum

1,600 ALL 2,100 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI