MIZON Snail Miniature Set

3,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Maj 15 dhe Maj 16.

Set MIZON Snail Miniature Set, përmban produktet më të shiturit nga linja më e famshme me sekrecion kërmilli nga marka MIZON. Ky set është një mënyrë e shkëlqyeshme për të provuar fuqinë e sekrecion të filtuar nga kërmilli. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës.

Seti është i përbërë nga këto produkte: 

 

MIZON Snail Repairing Foam Cleanser

I formuluar me ekstrakt të papajës dhe sekrecion kërmilli, ky larës ndihmon në kontrollin e sebumit të tepër dhe largimin e butë të papastërtive në një shkumë të pasur luksoze. Gjithashtu, nëse keni lëkurë me tendencë akneike, ekstrati i gjetheve të pemës së çajit, do i luftojë shpërthimet e herë pas hershme, duke ju ndihmuar të keni një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme.  

*30ml

 

MIZON Snail Repairing Intensive Toner

Nëse shqetësoheni për humbjen e elasticitetit të lekurës, vuani nga aknet dhe shenjat post-akne, keni lëkurë sensitive dhe të thatë apo vuani nga dehidratimi (mos balancimit së duhur të prodhimit të yndyrës dhe lagështisë së nevojshme në lëkurë), atëherë ky toner do të bëhet shpëtimi juaj!  I formuluar me 30% sekrecion të filtuar nga kërmilli, nxit rigjenerimin qelizor, ndihmon në riparimin e barrierës, shenjat e akneve, reduktim të njollave kafe dhe cikatriçeve. Gjithashu, formulimi i tij përmban ekstrate të bimës centel asiatica e cila do ndihmojë në qetësimin e lëkurës.

 

*50ml

 

MIZON Snail Repairing Intensive Esence

Mizon Snail Repair Intensive Essence, përmban 88% sekrecion të filtuar nga kërmilli  me një veti të fuqishme: hidratuese, riparuese dhe ndriçuese. Sekrecioni i filtruar i kërmillit përmban vitamina dhe veti ushqyese dhe ripërtëritëse për lëkurën, duke targetuar: dehidratimin dhe zonat e ashpra të saj; shpërthimet dhe inflamacionin e akneve si edhe njollat e shkaktuara nga ato; hiperpigmentimin e lëkurës. Përbërja e saj nuk ka efekt ngjitës dhe përthithet menjëherë nga lëkura. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, sidomos me atë sensitive dhe të dëmtuar.

 

*50ml 

 

MIZON All In One Snail Repair Cream

Formulimi i tij me 92% të sekrecionit i ofron lëkurës hidratim të thellë, duke parandaluar dhe luftuar shenjat e moshës. Gjithashtu, bën të mundur shërimin e shenjave të shkaktuara nga aknet, si dhe rigjenerimin e lëkurës së dëmtuar.

 

 *15g

 

E gjithë formula është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.

Shpërndani