-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPIT -
- Log in
Me rastin e 28-29 Nëntorit, posta që bashkëpunojmë është pushim ditën 29 Nëntor, shpërndarja e porosive do të rinisë 1 Dhjetor, ditën e Hënë.
Gëzuar & faleminderit për
mirëkuptimin!
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
I'M FROM Rice Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Nentor 29 dhe Nentor 30.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
I'M FROM Rice Toner përmban ekstraktin e orizit të rritur në zonën Yeoju, ku është dhe origjina e vetë orizit. Ekstrakti që përmban ky toner quhet "GOA RICE", për t'i dhënë lëkurës pastërti, butësi dhe një shkëlqim për sëbrëndshmi. Orizi është përdorur për shekuj me radhë në produktet e përkujdesjes së lëkurës dhe tashmë njihet për vetitë e tij të shumta. Këto veti padiskutim që i gëzon edhe toneri, si: njëtrajtësim i tonit të lëkurës, përmirësimi i shenjave të moshës, elasticitetit, zbehja e njollave të errëta (hiperpigmentimi), hidratimi i thellë. Gjithashtu, përveçse heq butësisht papastërtitë e mbeturra në lëkurë pas larjes, ribalancon në mënyrë efektive pH e lëkurës. Përmbajtja e këtij toneri është eliksiri i përdorur nga femrat koreane ndër shekuj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë mature dhe kundër hiperpigmentimit. Për efekte maksimale, sugjerojmë përdorimin e tij me serumin e linjës: I'M FROM Rice Serum & kremin: I'M FROM Rice Cream.
Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
77.78% ekstrakt orizi të bluar Yeoju
Lista e plotë e përbërësve
Oryza Sattva(Rice) Extract(77.78%), Methylpropanediol, Triethylhexanoin, Hydrogenated Poly(C6-14 Olefin), Niacinamide, Pentylene Glycol, Portulaca Oleracea Extract, Oryza Sativa (Rice) Bran Extract(0. 1%),Ulmus Davidiana Root Extract, Amaranthus Caudatus Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Water, Polyglyceryl-10 Myristate, Butylene Glycol, Adenosine, Cellulose Gum, Ethylhexylglycerin, 1,2-Hexanediol
ol
Marka e produkteve të përkujdesjes ndaj lëkurës “I’M FROM” njihet për filozofinë e saj të veçantë që e dallon nga markat e tjera. Secili produkt me shumë krenari, liston të gjithë përbërësit, si edhe origjinën e tyre dhe kështu merr kuptim emri i markës “I’M FROM”, që do të thotë "Unë jam nga”. Slogani i tyre “Nature as it is", që përkthehet “Natyra ashtu siç është", tregon shumë për marrëdhënien e ngushtë që ka krijuar marka me natyrën duke sjellë produktet më natyrale të mundshme. Këtë gjë e tregojnë më së miri produktet si: "Mugwort Essence" e përbërë me 100% ekstrakt nga bima mugwort e marrë nga ishulli Ganghwa, linja e produkteve me mjaltë "Honey" që merret nga bletët e malit Jiri apo "Vitamin Tree Water Gel" e përbërë nga uji i gjetheve të bimës që rritet në malin Taebaek. Formulimet e tyre janë aq të veçanta, efektive dhe të sigurta për të ndihmuar lëkurën duke i dhuruar një pamje më të shëndetshme dhe më rinore.
Shpërndani
BEST SELLERS
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE













