HARUHARU WONDER Black Rice Deep Cleansing Oil

2,200.00 ALL 1,900.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 05 dhe Qeshor 06.

Përshkrimi

Nëse jeni duke kërkuar për një larës vajor për përdorim të përditshëm që t’ju pastrojë thellësisht lëkurën nga make-up apo papastërtitë e tjera, por njëkohësisht të ruajë nivelin e hidratimit në të, ju prezantojmë me HARUHARU WONDER Black Rice Deep Cleansing Oil nga marka më e re HARUHARU WONDER. Ky larës është i formuluar me 9 lloje vajrash me origjinë 100% bimore, si vaj i ekstraktit të orizit të zi (Rice Bran Oil), vaj ulliri, vaj makadamie, vaj i farave të luleve të diellit, vaj Jojoba dhe Vitaminë E, kombinim i cili përveçse siguron pastrim të thellë bën të mundur gjithashtu edhe një eksfolim shumë të butë të lëkurës. Ky larës nuk përmban fragrancë apo vajra esencialë, pra është një larës vajor ideal për lëkurat sensitive, pasi nuk shkakton aspak irritim në lëkurë apo në zonën e syve. I përshtatshëm për të gjitha tipologjitë e lëkurës, kryesisht ato të thata dhe sensitive.

Formula e saj është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, vajra artificial dhe fragrancë artificiale.

*Ky produkt si edhe çdo produkt i markës HARUHARU WONDER, ka certifikatë “VEGAN & PETA-ANIMAL TEST-FREE”

*150ml

Shpërndani