MEDIHEAL Retinol Collagen Eye Ampoule Patch është një përkujdesje e jashtëzakonshme për zonën delikate të syve, e cila ofron rigjenerim të thellë dhe zbehje të dukshme të shenjave të lodhjes. Formula e pasur me retinol, një përbërës i njohur për fuqinë e tij rinovuese, ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe zbutjen e rrathëve të zinj, duke i dhuruar lëkurës një shkëlqim. Ndërsa Glutathioni, një antioksidant i fuqishëm, vepron për të ndihmuar lëkurën të mbrohet nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, duke ruajtur një pamje të ndritshme dhe të freskët. Nga ana tjetër, kompleksi i veçantë 5x kolagjen, zvogëlon dukshëm vijat e holla dhe rrudhat, duke përmirësuar elasticitetin dhe vitalitetin e saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht duke targëtuar shenjat e moshës. 

Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.

*60 maska njëpërdorimshe

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.

Përbërësit "magjik"

retinol, glutathione, kompleks 5x kolagjen

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Trehalose, Niacinamide, Carrageenan, Glucomannan, Retinol, Collagen, Hydrolyzed Extensin, Collagen Extract, Hydrolyzed Collagen, Soluble Collagen, Glutathione, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Sphingomonas Ferment Extract, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Tocopheryl Acetate, Caprylyl Glycol, CI 77491, Polymethylsilsequioxane, Silica, Polyglyceryl-10 Oleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Myristate, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Ethyl Hexanediol, Hexylene Glycol, Allantoin, Calcium Chloride Propanediol, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Pinus Sylvestris Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Chlorphenesin, Panthenol, Sucrose, Dipotassium Glycyrrhizate, Calcium Lactate, Cellulose Gum, Adenosine, Potassium Chloride, Arginine, Gellan Gum, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Titanium Dioxide, Fragrance

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

MEDIHEAL Retinol Collagen Eye Ampoule Patch

2,000 ALL 2,300 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI