-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MEDIHEAL Retinol Collagen Eye Ampoule Patch
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Shkurt 14 dhe Shkurt 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MEDIHEAL Retinol Collagen Eye Ampoule Patch është një përkujdesje e jashtëzakonshme për zonën delikate të syve, e cila ofron rigjenerim të thellë dhe zbehje të dukshme të shenjave të lodhjes. Formula e pasur me retinol, një përbërës i njohur për fuqinë e tij rinovuese, ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe zbutjen e rrathëve të zinj, duke i dhuruar lëkurës një shkëlqim. Ndërsa Glutathioni, një antioksidant i fuqishëm, vepron për të ndihmuar lëkurën të mbrohet nga dëmtimet e shkaktuara nga radikalet e lira, duke ruajtur një pamje të ndritshme dhe të freskët. Nga ana tjetër, kompleksi i veçantë 5x kolagjen, zvogëlon dukshëm vijat e holla dhe rrudhat, duke përmirësuar elasticitetin dhe vitalitetin e saj. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht duke targëtuar shenjat e moshës.
Formula e tyre është e testuar dermatologjikisht, dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate dhe fragrancë artificiale.
*60 maska njëpërdorimshe
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 5 minuta (Mund t'i mbani edhe më shumë nëse dëshironi). Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Përbërësit "magjik"
retinol, glutathione, kompleks 5x kolagjen
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Trehalose, Niacinamide, Carrageenan, Glucomannan, Retinol, Collagen, Hydrolyzed Extensin, Collagen Extract, Hydrolyzed Collagen, Soluble Collagen, Glutathione, Sodium Hyaluronate, Madecassoside, Phaseolus Radiatus Seed Extract, Sphingomonas Ferment Extract, Illicium Verum (Anise) Fruit Extract, Tocopheryl Acetate, Caprylyl Glycol, CI 77491, Polymethylsilsequioxane, Silica, Polyglyceryl-10 Oleate, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Myristate, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Ethyl Hexanediol, Hexylene Glycol, Allantoin, Calcium Chloride Propanediol, Pentylene Glycol, Butylene Glycol, Polyglyceryl-10 Laurate, Pinus Sylvestris Leaf Extract, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Chlorphenesin, Panthenol, Sucrose, Dipotassium Glycyrrhizate, Calcium Lactate, Cellulose Gum, Adenosine, Potassium Chloride, Arginine, Gellan Gum, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Titanium Dioxide, Fragrance
Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE