VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100
Nëse tashmë jeni të dashuruar pas produkteve të kujdesit për lëkurën nga VT COSMETICS, atëherë është koha të përjetoni një tjetër dimension të kësaj marke në kujdesin e flokëve. Me të njëjtin përkushtim ndaj cilësisë dhe inovacionit, VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100 shfaqet si një zgjidhje intensive që vepron në thellësi të rrënjëve të flokëve, duke nxitur rritjen, forcimin dhe rigjenerimin e tyre që nga aplikimi i parë. Ajo që e bën këtë ampulë kaq të veçantë është teknologjia ekskluzive Cica Reedle™, e cila përmes mikrogrimcave të imta depërton butësisht në lëkurën e skalpit. Kjo teknologji inovative stimulon qarkullimin e gjakut dhe përmirëson oksigjenimin e folikulave, duke mundësuar një ushqim të thellë dhe të drejtpërdrejtë që përgatit skalpin për një rritje më të shëndetshme të flokëve. Formulimi i kësaj ampule përmban gjithashtu kompleksin revolucionar PHYTO PDRN® PANAX, e cila stimulon prodhimin e keratinës, forcon rrënjët dhe nxit krijimin e folikulave të rinj. Ky kompleks ndihmon gjithashtu në ndalimin e rënies së flokëve dhe rikthimin e volumit, duke u dhënë flokëve një pamje më të shëndetshme dhe më të dendur. Për të forcuar edhe më tej këtë efekt të shumëanshëm, ampula është pasuruar me 9GFd, një kompleks peptidik që përkrah rigjenerimin e lëkurës dhe rritjen e flokëve, si dhe me kafeinë, e cila njihet për veprimin e saj stimulues në rrënjë, duke ndihmuar në ndalimin e rënies. Këta përbërës bashkëpunojnë në mënyrë harmonike, duke ofruar një efekt të dyfishtë: reduktim të dukshëm të rënies dhe shkëlqim natyral që përhapet në çdo fije floku. Kjo ampulë është zgjedhja ideale për këdo që dëshiron të përmirësojë densitetin e flokëve, të zgjidhë problemet e rrënies dhe të rikthejë shëndetin e plotë të skalpit me një përvojë luksoze dhe inovative që fillon që nga aplikimi i parë.
Kjo ampulë sugjerohet të përdoret nga persona të cilët:
-Kanë skalp të yndyrshëm.
-Kanë skalp të irrituar dhe kruarje.
-Kanë rënie dhe rrallim të flokëve.
Formula e saj është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për flokët, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificale.
*15ml
Përdorimi
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Hair Ampoule 100, të niset përdorimi 3 herë në javë, dhe më pas cdo ditë.
Aplikoni një sasi të përshtatshme në skalp dhe masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Aplikojeni para se të flini gjumë, pasi keni larë dhe tharë flokët në skalp të thatë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, PHYTO PDRN® PANAX, 9GFd, kafeinë
Lista e plotë e përbërësve
Water, Alcohol Denat., Silica, C12-13 Alketh-9, Caffeine, Glycerin, PPG-2-Deceth-12, Carbomer, Caprylyl Glycol, Methyl Diisopropyl Propionamide, Tromethamine, Centella Asiatica Extract, 1,2- Hexanediol, Niacinamide, Disodium EDTA, Butylene Glycol, Ceramide NP, 2,3-Butanediol, Panax Ginseng Root Extract, Citric Acid, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Hydrogenated Lecithin, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Extract, Sodium Hyaluronate, Glyceryl Stearate, Glycine, Serine, Glutamic Acid, Propolis Extract, Cholesterol, Ceramide AS, Ceramide AP, Ceramide NS, Hydroxypropyl Cyclodextrin, Sodium DNA, Aspartic Acid, Leucine, Asiaticoside, Alanine, Lysine, Arginine, Tyrosine, Phenylalanine, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Madecassoside, Ethylhexylglycerin, Proline, Threonine, Valine, Isoleucine, Angelica Gigas Root Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Eclipta Prostrata Extract, Histidine, Polygonum Multiflorum Root Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Swertia Japonica Extract, Thuja Orientalis Leaf Extract, Cysteine, Methionine, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Forsythia Suspensa Fruit Extract, Ginkgo Biloba Leaf Extract, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Glycyrrhiza Uralensis (Licorice) Root Extract, Lecithin, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Zingiber Officinale (Ginger) Root Extract, Artemisia Princeps Leaf Extract, Acorus Gramineus Extract, Cornus Officinalis Fruit Extract, Chrysanthemum Zawadskii Extract, Ficus Carica (Fig) Fruit Extract, Ganoderma Lucidum (Mushroom) Extract, Houttuynia Cordata Extract, Sophora Flavescens Root Extract, Acetyl Hexapeptide-8, Aspergillus Ferment, Ascorbic Acid Polypeptide, Dipotassium Glycyrrhizate, Pantothenic Acid, sh-Polypeptide-22, sh-Oligopeptide-1, shPolypeptide-1, sh-Polypeptide-9, sh-Oligopeptide-2, sh-Polypeptide-11, sh-Polypeptide-3, shPolypeptide-16, sh-Polypeptide-62, Ascorbic Acid, Ceramide EOP, Linolenic Acid, Acetyl Tetrapeptide5, Acetyl Tetrapeptide-9, Acetyl Tetrapeptide-3, Acetyl Tetrapeptide-2, Acetyl Octapeptide-3, Copper Tripeptide-1, Carnosine, Nonapeptide-1, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tripeptide-5, Biotin, Tocopheryl Acetate, Cyanocobalamin
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Cream
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Cream
Zbuloni sekretin e një lëkure të rigjeneruar me VT COSMETICS PDRN Reedle Shot Cream, një formulë unike që bashkon fuqinë e ginsengut me teknologjinë më të avancuar koreane në fushën e kujdesit ndaj lëkurës. Ky krem është i pasur me kompleksin ekskluziv PHYTO PDRN® PANAX, një përbërje e fuqishme që rrjedh nga ekstrakti i ginsengut dhe që njihet për vetitë e tij të jashtëzakonshme antioksiduese dhe hidratuese. Ky përbërës unik ndihmon në forcimin e barrierës natyrale të lëkurës, stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin, duke zbutur ndjeshëm rrudhat e imta dhe shenjat e lodhjes. Formula është e pasur më tej me 6 lloje peptidesh dhe panthenol, të cilat qetësojnë, ushqejnë dhe përmirësojnë teksturën e lëkurës, duke i dhënë asaj një pamje të freskët dhe të shëndetshme. Ajo çka e bën këtë krem akoma më të veçantë është teknologjia Cica Reedle™. Një kompleks me mikrogrimca ultra të imta të cilat depërtojnë thellë në lëkurë dhe ndihmojnë në përthithjen maksimale të përbërësve aktivë, duke ofruar një efekt të menjëhershëm. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për ato që dëshirojnë që të adresojë shenjat e para të moshës.
*50ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PHYTO PDRN® PANAX, 6 lloje peptidesh, Panthenol, Cica Reedle™
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Polyisobutene, Polyglycerin-3, Dipropylene Glycol, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Cetearyl Alcohol, Cetearyl Olivate, C10-18 Triglycerides, Sorbitan Olivate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Xanthan Gum, Adenosine, Butylene Glycol, Sodium Phytate, Centella Asiatica Extract, Allantoin, Panthenol, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Hydrogenated Lecithin, Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles, Hexyl Laurate, Polyglyceryl-10 Laurate, Tocopherol, Silica, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Stearic Acid, Glycosphingolipids, Sucrose, Sodium DNA(0.05ppm), Disodium EDTA, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Hexapeptide-9, Mineral Salts, Palmitoyl Pentapeptide-4, Tripeptide-1, Propolis Extract, Madecassic Acid, Madecassoside, Asiaticoside, Asiatic Acid
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300
Nëse keni përdorur VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 100 dhe jeni dashuruar me efektin që lë në lëkurë, atëherë hapi tjetër është të kaloni në një nivel më të lartë, për të përjetuar rezultate edhe më të fuqishme. Niveli i saj 300, lëmon teksturën e ashpër të lëkurës, minimizon madhësinë e poreve, largon qelizat e vdekura dhe nxit kollagjenin duke rigjeneruar me shpejtësi ciklin qelizor. Por nuk mbaron me kaq! Gjithashtu, ndihmon në trajtimin e shenjave post-akne dhe njollave kafe, duke njëtrajtësuar dhe rafinuar lëkurën. Tekstura e saj e veçantë krijon ndjesinë sikur në lëkurë po shkrihen copëza diamanti, falë formulimit me teknologjinë Cica Reedle™, e cila përmban përbërës mikrogrimcash me përmasa të vogla. Përmbajtja e saj është e pasur me kompleksin PHYTO PDRN® PANAX, një kompleks që ekstrakton ginsengun, i cili ka veti antioksiduese dhe hidratuese, duke ndihmuar lëkurën të ruajë lagështinë e saj natyrale dhe të forcojë barrierën mbrojtëse. PDRN-ja e ginsengut gjithashtu stimulon prodhimin e kolagjenit dhe rikthen elasticitetin e lëkurës, duke zbutur ndjeshëm shenjat e lodhjes dhe rrudhat e imta. Nga ana tjetër, formulimi me acid hialuronik dhe ekstrakt centella asiatica depërton në shtresat më të thella të lëkurës, duke siguruar një hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm. Me përdorimin e esencës, lëkura do të fitojë elasticitet të përmirësuar dhe një pamje më të freskët dhe rinore.
**Kjo esencë ka kaluar testin e irritimit të lëkurës dhe ka rezultuar me index 0.0.
*50ml
Përdorimi
Të fillohet përdorimi NGADALË dhe SASI TË PAKËT!
VT COSMETICS PDRN Reedle Shot 300, sugjerohet të përdoret 1 herë në 3 ditë.
Sugjerojmë nisjen e këtij produkti në mënyrë graduale, që lëkura të arrijë të adaptohet, duke shmangur çdo irritimin të mundshëm.
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin aplikoni 1-2 pika në lëkurë dhe masazhojeni butësisht duke e përhapur me kujdes. Nëse është e nevojshme riaplikoni një shtresë më shumë në zonat problematike. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF 50+.
*Faza e "ndërtimit të tolerancës", mund të shkurtohet ose zgjerohet në mënyrë individuale sipas reagimit të lëkurës së gjithësecilit.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Cica Reedle™, PDRN®PANAX, acid hialuronik ekstrakt centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Dicaprylyl Carbonate, Caprylic/Capric Triglyceride, Polyglyceryl-4 Diisostearate/Polyhydroxystearate/Sebacate, Sorbitol, Polyglyceryl-4 Isostearate, Niacinamide, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Magnesium Sulfate, Hyaluronic Acid, Dipropylene Glycol, Polyurethane-15, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Diisostearyl Malate, Silica, Sorbitan Olivate, Synthetic Beeswax, Hippophae Rhamnoides Fruit Oil, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Butylene Glycol, Disodium EDTA, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Centella Asiatica Extract, Glutathione, Squalane, Tocopherol, Glycerin, Hydrogenated Lecithin, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Oil, Centella Asiatica Callus Extracellular Vesicles, Hexyl Laurate, Cetearyl Alcohol, Panax Ginseng Root Extract, Sodium Hyaluronate, Ceramide NP, Stearic Acid, Glycosphingolipids, Sucrose, Sodium DNA(0.05ppm), Mineral Salts, Collagen Extract, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassic Acid, Propolis Extract, Madecassoside
Marka
Marka VT Cosmetics është një markë e njohur koreane e kujdesit të lëkurës, e krijuar nga YouTuberja dhe influencerja koreane, Tae Yeon. Ajo filloi si një kanal YouTube ku ndau këshilla dhe teknika për kujdesin e lëkurës. Me kalimin e kohës, ajo mori një interesim të madh nga ndjekësit dhe u vendos të krijojë linjën e saj të produkteve të kujdesit të lëkurës, e cila u bë e njohur për produktet e saj efektive dhe inovative.
Produktet e VT Cosmetics përdorin përbërës natyralë dhe teknologji të avancuar për të ofruar zgjidhje efektive për çdo problematikë që mund të hasi një lëkurë. Marka është e famshme për maskat e fytyrës dhe produkte të tjera për pastrimin, hidratimin dhe mbrojtjen e lëkurës. Ajo ka arritur një sukses të madh në tregun koreane dhe më gjerë për shkak të cilësisë së lartë të produkteve dhe angazhimit të saj për inovacion dhe përdorimin e përbërësve të natyrshëm.
MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum
MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum
MEDICUBE PDRN Pink Peptide Serum është pa dyshim një nga ato produkte që meriton plotësisht titullin “magji në një shishe”, falë formulës së tij të jashtëzakonshme, ku përbërësit punojnë në harmoni për të rikthyer shkëlqimin dhe vitalitetin e lëkurës. I formuluar me 1% PDRN të nxjerrë nga salmoni, ky përbërës i fuqishëm nxit rigjenerimin e qelizave dhe ndihmon në riparimin e dëmeve të shkaktuara nga faktorët e jashtëm apo plakja e lëkurës. Përveç kësaj, serumi përmban në formulim kompleks të pasur me peptide rigjeneruese, si Copper Tripeptide-1, i njohur për aftësinë e tij të jashtëzakonshme për të përmirësuar elasticitetin e lëkurës dhe për të stimuluar prodhimin e kolagjenit, si dhe Argireline, që shpesh quhet “botoksi në një shishe” për efektet e saj të menjëhershme në zbutjen e linjave të holla dhe parandalimin e rrudhave. Një tjetër përbërës i rëndësishëm i këtij serumi është Koenzima Q10, një antioksidues i fuqishëm që lufton radikalet e lira dhe ndihmon në ruajtjen e freskisë së lëkurës, duke parandaluar plakjen e parakohshme. Por kjo nuk është gjithçka! Formula përmban gjithashtu niacinamide, për një efekt zbardhues dhe ndriçues të tonalitetit të lëkurës, si dhe ekstrakt nga rrënja e turmerikut, që ofron veti anti-inflamatore dhe qetësuese, duke e bërë këtë serum ideal edhe për lëkurat më të ndjeshme. Ky serum është një zgjedhje e shkëlqyer për ata që kërkojnë një trajtim të thellë dhe të gjithanshëm për lëkurën e tyre.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
1% PDRN, peptide, argireline, koenzima Q10,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Disodium EDTA, Niacinamide, Hydrolyzed Collagen, Sodium DNA, Milt Extract, Copper Tripeptide-1, Acetyl Hexapeptide-8, Palmitoyl Pentapeptide-4, Palmitoyl Tripeptide-1, Palmitoyl Tetrapeptide-7, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Polyglycerin-3, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sodium Hyaluronate, Ethylhexylglycerin, Glycereth-26, Adenosine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Isopropyl Myristate, Ubiquinone, Fragrance, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Sodium Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Polyisobutene, Caprylyl/Capryl Glucoside, Sorbitan Oleate, Atelocollagen, Salmon Egg Extract, Cyanocobalamin, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract
Marka
MEDICUBE është një markë koreane e njohur për trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës përmes formulave të avancuara dhe të testuara shkencërisht. Ajo ofron produkte që përmbajnë përbërës të fuqishëm si Centella Asiatica, acid salicilik dhe vitamina, të cilat ndihmojnë në trajtimin e akneve, ndjeshmërisë dhe shenjave të plakjes. Produktet e saj të njohura përfshijnë kremra dhe tonikë që ndihmojnë në pastrimin e poret, qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e inflamacionit. MEDICUBE është e angazhuar gjithashtu në përdorimin e kërkimeve shkencore për të ofruar zgjidhje efektive dhe të sigurta për kujdesin e lëkurës.
CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
Serumi CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule është një formulë e fuqishme rigjeneruese, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Me 30% kompleks PDRN™, i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit, ky serum nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe redukton inflamacionin. Duke stimuluar aktivitetin e fibroblasteve, ky kompleks rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të butë. Përveç kësaj, përmbajtja e retinolit në serum përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe minimizon vijat e imëta, ndërsa shtimi i ceramideve do të forcoj barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar hidratimin dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Një tjetë përbërës unik që ka ky serumi i fuqishëm janë mikrokapsulat e kompleksit Panax Ginseng™. Një kompleks i cili nxit rigjenerimin dhe revitalizimin e lëkurës. Gjithashtu, këto mikrokapsula ndihmojnë në përthithjen graduale të ginsengut, duke siguruar përfitime të qëndrueshme për qarkullimin dhe vitalitetin e lëkurës, si dhe në luftimin e shenjave të moshës si rrudhat dhe humbja e elasticitetit.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
30% kompleks PDRN™, retinol, ceramide, kompleksi Panax Ginseng™
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Shfaq 77/77

