MEDIHEAL Derma Cream Pack Cleanser Madecassoside (Calming Barrier)

2,000.00 ALL 1,200.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Korrik 01 dhe Korrik 02.

Përshkrimi

MEDIHEAL Derma Cream Pack Cleanser Madecassoside  (Calming Barrier) është një pastrues multifunksional 2-në-1 që kombinon përfitimet e një maske trajtë kremi dhe të një larësi. Ky pastrues ndihmon në largimin e papastërtive, yndyrës së tepërt, mbetjeve të SPF-së dhe grimcave të ndotjes, ndërsa njëkohësisht qetëson lëkurën dhe mbështet funksionin e barrierës mbrojtëse të saj. Formula e tij kremoze transformohet në një shkumë të butë gjatë kontaktit me ujin, duke pastruar lëkurën pa e tharë ose irrituar. Formula përmban rreth 76% përbërës me veprim kujdesës për lëkurën, ku spikasin Madecassoside dhe Centella Asiatica (Cica), të njohura për vetitë e tyre qetësuese dhe forcuese të barrierës së lëkurës. Gjithashtu është e pasuruar me Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate dhe Allantoin, të cilët ndihmojnë në hidratimin, reduktimin e skuqjeve dhe ruajtjen e ekuilibrit të lëkurës gjatë pastrimit. I përshtatshëm për: lëkurë të ndjeshme, të thatë, normale dhe të kombinuar, veçanërisht për lëkurë me skuqje, irritime ose barrierë të dëmtuar që ka nevojë për pastrim të butë dhe efekt qetësues. Mund të përdoret gjithashtu nga lëkura me tendencë akneike falë formulës së testuar si jo-komedogjene

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, ngjyrues artificial, fragrancë artificiale etj.

*120gr

Përdorimi

Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm. 

Përbërësit

Përbërësit "magjik"

Madecassoside, Centella Asiatica (Cica), Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Allantoin,

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Myristic Acid, Stearic Acid, Potassium Hydroxide, Lauric Acid, Palmitic Acid, Glyceryl Stearate, PEG-100 Stearate, Butylene Glycol, Cocamidopropyl Betaine, Niacinamide, Panthenol, Madecassoside, Centella Asiatica Extract, Sodium Hyaluronate, Allantoin, Dipotassium Glycyrrhizate, 1,2-Hexanediol, Carbomer, Disodium EDTA, Sodium Chloride, Fragrance.

Marka

Marka koreane MEDIHEAL është themeluar nga Fakulteti i Dermo-esktetikës mjekësore në Universitetin shtetëror të Seulit, në Korenë e Jugut. Produktet e kësaj marke janë krijuar nga një ekip i përkushtuar i ekspertëve të lëkurës. MEDIHEAL ofron një gamë të gjerë të produkteve, ky mbizotërojnë maskat “Sheet Mask”, me formulë inovative për t’i ofruar lëkurës atë çka vërtet ajo ka nevojë. Marka promovon idenë e përdorimit të produkteve në kushte shtëpie, duke pasur një rezultat të mrekullueshëm në lëkurë pa pasur nevojë për trajtime profesionale të kushtueshme. Të gjitha produktet janë të testuara dermatologjikisht dhe për këtë arsye janë të sigurta për t’u përdorur. Marka është në krye të industrisë së bukurisë koreane, pasi ka shitur tashmë 10 milionë copë pako me maska, ndërsa reputacioni i tyre vazhdon të rritet çdo ditë.

Shpërndani