MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack
MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack
MARY & MAY Lemon Niacinamide Glow Wash Off Mask Pack është maskë me shpëlarje me përbërje argjile, e cila vepron menjëherë që në momentin e parë të aplikimit. Kjo maskë përmban 4000 ppm ekstrakt të lëkurës së limonit, 1000ppm vitaminë C, 1% niacinamide, dhe ekstrakt të frutit të pjeshkës. Këta përbërës së bashku ofrojnë zbehje njollave kafe dhe hiperpigmentimit të krijuar në lëkurë. Një tjetër funksion që ka kjo maskë është pastrimi dhe shpërbërja e pikave të zeza dhe qelizave të vdekura, si edhe tkurrja e madhësisë së poreve, falë përmbajtjes së saj me argjilë. Maskat pikërisht me përmbajtje argjile njihen si produktet më efektive në mbajtjen në kontroll të sebumit të tepërt. Konsistenca e kësaj maske është e butë dhe përhapet butësisht në lëkurë, duke mos krijuar aspak irritim të saj. Maska është e përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë të yndyrshme, sensitive, dhe i adresohet hiperpigmentimit në lëkurë.
Formula e saj është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës me prejardhje shtazore, dhe të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra artificial.
*125gr
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, aplikoni maskën në lëkurë të thatë, sidomos në zonat me pore më të zmadhuara. Mbajeni maskën për 10-15 min. Më pas, masazhoni lehtësisht lëkurën me lëvizje rrethore me ujë të vakët dhe të bollshëm duke hequr çdo mbetje të saj. Evitoni zonën rreth syve dhe buzëve. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të lëkurës së limonit, niacinamide, vitaminë C
Lista e plotë e përbërësve
Water, Kaolin, Bentonite, Illite, 1,2-Hexanediol, Glycerin, Niacinamide, Neopentyl Glycol Diheptanoate, Dipropylene Glycol, Betaine, Propanediol, Citrus Limon (Lemon) Peel Powder, Polyacrylate-13, Xanthan Gum, Montmorillonite, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Ethylhexylglycerin, Magnesium Aluminum Silicate, Hydrogenated Polyisobutene, Fragrance, Polyglyceryl-10 Laurate, Disodium Edta, Ethylhexyl Palmitate, Sorbitan Isostearate, Butylene Glycol, Quartz, Gluconolactone, Prunus Persica (Peach) Fruit Extract, Citric Acid, Tocopherol
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide
BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide
BEAUTY OF JOSEON Glow Serum: Propolis + Niacinamide është “sekreti” për të pasur lëkurë me efekt “glow”! Marka BEAUTY OF JOSEON njihet për formulimet e pastra me përbërës bimorë koreanë. Me anë të këtij serumi, ajo i adresohet lëkurës me tendencë akneike, qetësimit dhe shërimit të saj ndaj çdo shpërthimi apo irritimi. Formulimi me 60% propolis, i njohur tashmë për vetitë e tij antibakteriale, antimykotike, antiseptike dhe anti-inflamatore, përveçse qetëson dhe hidraton lëkurën, ndihmon në rigjenerimin më të shpejtë qelizor. Ndërsa përbërja me 2% niacinamide mundëson zbehjen e njollave kafe dhe shenjave post akne.Duke e aplikuar vazhdimisht serumin do të vëreni lehtësisht minimizimin dhe tkurrjen e poreve, si edhe një shkëlqim tejet natyral të lëkurës! Shafrani me origjinë nga India, i pasur me antioksidantë, lufton radikalet e lira duke forcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës. Ky serum ka pH të ulët 6.3, dhe është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. Serumi mund të përdoret gjatë periudhës së shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
propolis, niacinamide
Lista e plotë e përbërësve
Propolis Extract, Dipropylene Glycol, Glycerin, Butylene Glycol, Water, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Melia Azadirachta Flower Extract, Melia Azadirachta Leaf Extract, Sodium Hyaluronate, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Theobroma Cacao (Cocoa) Seed Extract, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Extract, Centella Asiatica Extract, Corallina Officinalis Extract, Lotus Corniculatus Seed Extract, Calophyllum Inophyllum Seed Oil, Betaine Salicylate, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Tromethamine, Polyglyceryl-10 Laurate, Caprylyl Glycol, Ethylhexylglycerin, Dextrin, Pentylene Glycol, Octanediol, Tocopherol, Xanthan Gum, Carbomer
Marka
Beauty of Joseon është një markë për kujdesin e lëkurës e cila është frymëzuar nga bukuria e femrave gjatë Dinastisë Koreane Joseon. Gjatë asaj kohe gratë nga kjo Dinasti fokusoheshin shumë në kujdesin e lëkurës, për t'a pasur këtë të fundit shumë të pastër dhe të shëndetshme, dhe jo t'a mbulonin këtë të fundit me grim të rëndë. Sekreti i bukurisë së këtyre grave u rregjistrua në Gyuhap Chongseo, e cila konsiderohet si enciklopedia e bukurisë e Dinastisë Joseon e shkruar nga Yi Bingheogak, një studiuese femër e lindur nga një familje prestigjoze në vitet 1809, ku femrat përshkruheshin me një çehre të shëndetshme dhe të shndritshme. Kështu i interpreton dhe marka produktet e kujdesit të kujdesit të lëkurës, të cilat kryesisht fokusohen në kombinimin e magjisë së bimëve tradicionale që përmbajnë Hanbang (ilaçe bimore tradicionale Koreane), duke u bashkuar me përbërësit modernë të mbeshtetur sigurisht shkencërisht.
COSRX The Niacinamide 15 Serum
COSRX The Niacinamide 15 Serum
Nëse dëshironi një serum me përbërje kryesore niacinamidet, COSRX sapo ka lançuar COSRX Niacinamide 15 Serum! Ky serum është ideal, sepse kombinon përqindjen maksimale të niacinamideve në raport sa më optimal me përbërës të tjerë sinergjikë për trajtimin e plotë të akneve. Ajo çka e bën të veçantë këtë serum, është sepse synon trajtimin e akneve në çdo fazë, duke ofruar qetësim të tyre falë vetive të tij eksfoliuese. Formulimi me 15% niacinamide mban në kontroll mbiprodhimin e sebumit, trajton aknet aktive dhe shenjat e mbetura post-akne. Gjithashtu ofron minimizim të dukshëm të poreve. Nga ana tjetër N-acetilglukozamine, zëvëndësues i butë i acidit glikolik, largon qelizat e vdekura të lëkurës dhe në bashkëpunim me niacinamidet, rrit fuqinë e veprimit mbi shenjat post akne dhe hiperpigmentimin në lëkurë. Zink PCA mban në kontroll inflamacionin dhe ka efekt shumë rigjenerues për lëkurën. Ky serum gjithashtu nxit prodhimin e kolagjenit, duke mbajtur në kontroll shenjat e moshës falë formulmit me allantoin. Por, kjo përbërje eksfoliuese nuk e than aspak lëkurën! Nevojiten vetem disa pika dhe do të habiteni nga shkëlqimi që do t’i ofrojë lëkurës! Konsistenca e tij është e lehtë ujore, dhe përthithet menjëherë nga lëkura. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës kryesisht atë me tendencë akneike dhe hiperpigmentim. Ky produkt është i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*20ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Gjithashtu, mund të përzieni disa pika me kremin hidratues për të rritur efektin e tij. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, N-Acetylglucosamine, Zinc PCA, allantoin
Lista e plotë e përbërësve
Water, Pentylene Glycol, Niacinamide(15%), Butylene Glycol, Acetyl Glucosamine, 1,2-Hexanediol, Zinc PCA, Trehalose, Hydrolyzed Sclerotium Gum, Pullulan, Allantoin, Ethylhexylglycerin, Sodium Phytate, Tocopherol
Marka
COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.
MARY & MAY Niacinamide + Chaenomeles Sinensis Serum
MARY & MAY Niacinamide + Chaenomeles Sinensis Serum
MARY & MAY Niacinamide + Chaenomeles Sinensis Serum do të kthehet në serumin tuaj të preferuar të rutinës së mbrëmjes, për të gjithë ju që adhuroni shkëlqimin natyral të lëkurës në mëngjes! I formuluar me 2% niacinamide ky serum do t’i dhurojë lëkurës një pamje plot rrezatim, duke ndihmuar në zbehjen e hiperpigmentimit, mbajtjen në kontroll të sebumit, zbehjen të shenjave post akne dhe minimizimin e dukjes së poreve. Nga ana tjetër formulimi me 93% ekstrakt të frutit Chaenomeles Sinensis, në përmbajtje përqindje të lartë të vitaminës C, flavonoide dhe antioksidantë të ndryshëm, ndihmojnë lëkurën të ruajë pamje më të freskët & rinore. Falë këtij serumi do të vëreni rritjen e elasticitetit në lëkurë. Ka konsistencë të lehtë, e cila përthithet menjëherë nga lëkura dhe nuk krijon aspak ndjesi ngjitjeje. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi. Ky serum është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra artificial.
*30ml
Përdorimi
Përdoreni pas tonerit. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Evitoni zonën rreth syve. Për të maksimizuar efektin dhe për të parandaluar oksidimin e produktit, mbajeni në një vend të freskët dhe të errët. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mbrëmje. Në ditën pasardhëse, aplikoni krem mbrojtës ndaj diellit me SPF30+.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
niacinamide, ekstrakt i frutit Chaenomeles Sinensis
Lista e plotë e përbërësve
Chaenomeles Sinensis Fruit Extract, Glycereth-26, Niacinamide, 1,2-Hexanediol, Arginine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
MARY & MAY Niacinamide Vitamin C Brightening Mask
MARY & MAY Niacinamide Vitamin C Brightening Mask
MARY & MAY Niacinamide Vitamin C Brightening Mask brenda në paketimin e saj përmban 30 copë maska “Sheet Mask” të vendosura njëra mbi tjetrën të cilat mund t'i aplikoni kurdoherë dëshironi. Esenca e këtyre maskave është e formuluar me 2% niacinamide dhe 1000ppm vitaminë C, dy përbërës të cilët ofrojnë njëtrajtësim të tonit të lëkurës dhe zbehje të njollave kafe, duke e lënë lëkurën të butë dhe plot shkëlqim! Këto maska gjithashtu balancojnë mbiprodhimin e sebumit, dhe ngadalësojnë prodhimin e tepërt të melaninës, duke reduktuar problemet dhe pasojat e mëvonshme të saj në lëkurë. Nga ana tjetër formulimi me 6 lloje të ndryshme acid hialuronik, ofron hidratim të thellë në të gjitha shtresat e lëkurës, duke forcuar kështu barrierën mbrojtëse natyrale të saj. Që në momentin e parë të aplikimit, maskat ofrojnë hidratim të thellë dhe butësi të lëkurës. Këto maska janë të përshtatshme për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë hiperpigmentimi. Ky produkt është jokomedogjenik dhe i sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e këtij produkti është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm ose irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, vajra esencial.
*30 maska
*400ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-15 min, derisa maska të jetë thatë plotësisht. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
vitaminë C, niacinamide, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide (2%), Dipropylene Glycol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Carbomer, Sodium Ascorbyl Phosphate (1,000ppm), Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-4 Laurate, Allantoin, Hydroxyethylcellulose, Caprylyl/Capryl Glucoside, Butylene Glycol, Caprylyl Glycol, Disodium EDTA, Fragrance, 1,2-Hexanediol, Sodium Hyaluronate
Marka
E nxitur nga motoja "Më pak është më shumë", marka koreane e kujdesit për lëkurën MARY & MAY përpiqet të ofrojë kujdes intensiv, falë produkteve me çmime të përballueshëm të lëkurës për konsumatorët në komoditetin e shtëpive të tyre. Produktet e tij dhe efektive përfshijnë përbërës të cilësisë së lartë dhe natyralë që janë thelbësorë në rritjen e bukurisë natyrore të lëkurës dhe trajtimin e problemeve të ndryshme të lëkurës. Të gjitha produktet e kujdesit të lëkurës Mary & May ndahen sipas funksioneve, kështu që ju mund të zgjidhni dhe t'i kombinoni ato lehtësisht për t'ju përshtatur shqetësimeve të lëkurës tuaj, si: hiperpigmentimi, hidratimi, qetësimi, shenjat e moshës dhe aknet. Mary & May është e përkushtuar për t'u bërë partnere e secilit prej jush në këtë udhëtim, duke nxjerrë në pah bukurinë e lëkurës tuaj. Për të zvogëluar ndikimin në mjedis, paketimi i MARY & MAY është bërë me materiale miqësore me mjedisin, duke përfshirë letrën e ricikluar dhe bojën e vajit të sojës. Të gjitha produktet MARY & MAY janë prodhuar në Kore.
Shfaq 23/23

