-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPKUJDESI I FLOKËVEMARKAKUJDESI I TRUPITSUPLEMENTE -
- Log in
Për shkak të fluksit të lartë të porosive, dërgesat mund të kenë vonesa 24–48 orë.
Faleminderit për mirëkuptimin dhe durimin tuaj. Po punojmë që çdo porosi të dërgohet sa më shpejt. 💙
Popup Minimal
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
Serumi CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule është një formulë e fuqishme rigjeneruese, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Me 30% kompleks PDRN™, i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit, ky serum nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe redukton inflamacionin. Duke stimuluar aktivitetin e fibroblasteve, ky kompleks rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të butë. Përveç kësaj, përmbajtja e retinolit në serum përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe minimizon vijat e imëta, ndërsa shtimi i ceramideve do të forcoj barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar hidratimin dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Një tjetë përbërës unik që ka ky serumi i fuqishëm janë mikrokapsulat e kompleksit Panax Ginseng™. Një kompleks i cili nxit rigjenerimin dhe revitalizimin e lëkurës. Gjithashtu, këto mikrokapsula ndihmojnë në përthithjen graduale të ginsengut, duke siguruar përfitime të qëndrueshme për qarkullimin dhe vitalitetin e lëkurës, si dhe në luftimin e shenjave të moshës si rrudhat dhe humbja e elasticitetit.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Lista e plotë e përbërësve
30% kompleks PDRN™, retinol, ceramide, kompleksi Panax Ginseng™
Marka
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Repair Serum
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Repair Serum
SOME BY MI PDRN Spirulina Soothing Repair Serum është serumi që çdokush do ta pëlqente falë përbërjes dhe konsitencës së tij! Megjithëse përmban një përbërje tepër të pasur dhe të koncentruar, tekstura e tij është jashtëzakonisht e lehtë dhe ujore, duke u përthithur shpejt pa lënë ndjesi ngjitëse. Ky serum bashkon fuqinë rigjeneruese të PDRN-së, një përbërës i avancuar që nxit rigjenerimin e qelizave dhe forcon barrierën e lëkurës me vetitë antioksiduese dhe qetësuese të spirulinës, e cila ndihmon në reduktimin e irritimeve dhe rikthen shkëlqimin natyral të fytyrës. Formula është pasuruar gjithashtu me aminoacide detare dhe sekrecion kërmilli, të cilat ndihmojnë në përmirësimin e tonit të lëkurës, elasticitetit dhe ofrojnë hidratim të thellë dhe afatgjatë. Me një teksturë të lehtë dhe përthithje të shpejtë, ky serum është ideal për përdorim të përditshëm, si në mëngjes ashtu edhe në mbrëmje, dhe i përshtatet në mënyrë të përkryer edhe lëkurës më të ndjeshme. Ky serum do të nxjerrë në pah një lëkurë më të re dhe të shndrritshme, prandaj po ju paralajmërojmë të jeni gati për komplimentet që do të merrni!
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
PDRN, spirulinë, aminoacide detare, sekrecion kërmilli
Lista e plotë e përbërësve
Water Aqua, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Glycereth-26, Niacina mide, Propanediol, Glycerin, Methy propanediol, Caprylic/Capric Trig lyceride, Hydrogenated Vegetable Oi, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Coptis Japonica Root Extract, Tetrahydroxypropyl Ethylenediamine, Adenosine, Disodium EDTA, Malachite Extract, Spiru lina Platensis Extract, Sodium Hyalurenate, Gellan Gum, Trisodium Ethy lenediamine Lisuccinate, Agar, Melia Azadirachta Leaf Extract, Argin ine, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Xanthan Gum, Glycine, Solanum Melongena (Eggplant) Fruit Extract, Eclipta Prostrata Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Amber Pow der, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa (Turmeric] Root Ext ract, Moringa Oleifera Seed Oil, Simmondsia Chinensis (Jojoba) Seed Dil, Sodium DNA, Glutamic Acid, Codium Tomentosum Extract, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Lactate, Carbomer, Polysorbate 20, Porp nyra Yezoensis Extract, Laminaria Saccharina Extract, Laminaria Dig itata Extract, Palmitoyl Tripeptide-5, Laminaria Japonica Extract, Ent eromorpha Compressa Extract, Sargassum Fulvellum Extract, Sarga ssum Fusiforme Extract, Palmitoyl Pentapeptide-4
Marka
SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.
Related blog posts
A Duhet të Përdorni Retinol Gjatë Verës?
Pse Lëkura Poshtë Syve Plaket më Shpejt? (Dhe si ta ndaloni)
Udhërrëfyesi i Kolagjenit BB LAB. Cilin të zgjidhni sipas nevojës?
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE

