MIZON Good Bye Blemish Low pH Cleanser

1,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 06 dhe Prill 07.

Nëse keni lëkurë me tendencë akneike, MIZON Good Bye Blemish Low pH Cleanser do i luftojë shpërthimet e herë pas hershme, duke ju ndihmuar të keni një lëkurë të pastër dhe të shndërritshme. Përmban kompleksin Acnotide™ (të mbushur me peptide) për të qetësuar lëkurën dhe për të ofruar kujdes antibakterial. Ndërsa, përmbajtja me ekstrakt çaji jeshil, ekstrakt lupeol dhe acid salicilik (BHA) me origjinë natyrale, (ujë nga lëvorja e pemës së shelgut willow bark) ofron një eksfolim të butë. Gjithashtu, falë kombinimit të këtyre përbërësve, ky larës arrin të pastrojë thellësisht lëkurën nga pikat e zeza, pikat e bardha dhe të shpërbëjë papastërtitë e grumbulluara në pore, duke premtuar një lëkurë të pastër. Përshtatet me të gjitha tipet e lëkurës, dhe është special për atë të yndrshme dhe sensitive!

Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, sulfate, paraben, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial dhe është i patestuar në kafshë.

*100ml

Shpërndani