-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
MIXSOON Centella Asiatica Toner
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
MIXSOON Centella Asiatica Toner, është toneri më i veçantë i koleksionit tonë "KORAL SECRETS", për shkak të formulimit të tij me 100% ekstrakt të bimës centella asiatica. Falë këtij përbërësi magjik, ky toner ka efekt qetësues në lëkurë si edhe parandalon dëmtimin e lëkurës që mund të shkaktohet nga rrezatimi diellor. I pasur me anti-oksidantë dhe veti anti-inflamatore formulimi i tij i thjeshtë me shumë pak ingridientë, e bën atë të përshtatshëm jo vetëm për ata që kanë lëkurë sensitive por për të gjitha tipologjitë e lëkurës. Ka konsistencë shumë të lehtë duke u përthithur lehtësisht, pa lënë aspak ndjesinë e ngjitjes. E sugjerojmë për lëkurën që ka tendencë skuqjeje, rosacea, akne dhe mbiprodhim të yndyrës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit “magjik”
100% Centella asiatica
Duke kombinuar fjalën angleze "mix" dhe fjalën koreane për "të pastër", marka koreane e bukurisë mixsoon i dedikohet bukurisë së pastër dhe një qasje minimaliste për kujdesin e lëkurës. Duke synuar rezultate optimale, mixsoon zgjedh me kujdes përbërësit e tij për të përfshirë vetëm gjërat thelbësore. Përbërësit e tij natyralë, si pema e çajit dhe centella asiatica, përftohen përmes nxjerrjes në temperaturë të ulët për të ruajtur integritetin e lëndës së parë. Të gjitha produktet e mixsoon, duke përfshirë linjat e saj të kujdesit për flokët dhe trupin, janë me bazë bimore, pa egërsi dhe të prodhuara në Kore.
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE