I'M FROM Rice Sunscreen SPF50+ PA++++

3,200.00 ALL 2,300.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 07 dhe Prill 08.

I'M FROM Rice Suncream është pjesë e linjës me ekstrakt të kokrrizave të orizit e markës I'M FROM! Orizi është përdorur për shekuj me radhë në produktet e përkujdesjes së lëkurës dhe tashmë njihet për vetitë e tij të shumta. Nga vetë emërtimi përbërësi kryesor i tij është 41% ekstrakte orizi Goami nga Yeoju, Koreja e Jugut, i cili i ofron lëkurës qetësim, hidratim dhe njëtrajtshmëri të tonit të lëkurës. Formulimi i tij me oksid jo-nano zinku ndihmon në bllokimin e depërtimit të rrezeve UVA ashtu edhe UVB në lëkurë. Një krem ​​kundër diellit që jo vetëm mbron lëkurën nga rrezet, por në të njëjtën kohë ka edhe efekte të shkëlqyera dhe në qetësimin e lëkurës së irrituar nga rrezatimi UV. Ka një strukturë të plotë dhe të mëndafshtë i cili aplikohet dhe përthithet lehtësisht nga lëkura pa e rënduar dhe pa lënë njollë të bardhë. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, madje edhe për atë sensitive dhe me ekzemë. Ky produkt është jokomodogjenik, i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.

*50ml

Shpërndani