Nuk mund të mungonte maska "sheet mask" e linjës, Yuja Niacin Brightening, nga koleksioni KORAL SECRETS! Maska ka një formulë vegane, që ndihmon në zbehjen e hiperpigmentimit, njollave kafe, atyre post-akne, dhe qukave. Ashtu si e gjithë linja, përmban ekstrakt të frutit yuja, glutathione dhe arbutinë, dhe përbërësin e patentuar Platolwhite-C™ si edhe 4 lloje të ndryshme vitaminash, për t'i ofruar lëkurës hidratim të thellë, dhe në tërësi një rigjallërim të saj. Përveç këtyre efekteve, me anë të përdorimit të vazhdueshëm të saj, lufton shenjat e moshës. Esenca e maskës, ka të njëjtën përbërje si serumi, duke e bërë akoma më te fuqishëm, pasi pëlhura e saj bën të mundur penetrimin më të shpejtë dhe të thellë në lëkurë.

Formula e saj nuk përmban 20 përbërës të dëmshëm për lëkurën.

*25gr
*1 copë

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 15-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.

Përbërësit "magjik"

ektrakti yuja, niacinamide, Platolwhite-C™, glutathione, arbutinë

Lista e plotë e përbërësve

Water, Glycerin, Glycereth-26, Niacinamide(2 %), Citrus Junos Fruit Extract(10,000 ppm), Methylpropanediol, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Arginine, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Butylene Glycol, Hydroxyethylcellulose, Allantoin, Carbomer, Propanediol, Polyglyceryl-4 Caprate, Polyglyceryl-6 Caprylate, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA, Citrus Tangerina (Tangerine) Peel Oil, Coptis Japonica Root Extract, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Panthenol, Tocopherol, Portulaca Oleracea Extract, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Pogostemon Cablin Oil, Cymbopogon Martini Oil, Arbutin, 3-O-Ethyl Ascorbic Acid, Tricholoma Matsutake Extract, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Oryza Sativa (Rice) Extract, Angelica Keiskei Leaf/Stem Extract, Panax Ginseng Root Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate, Glutathione, Limonene, Geraniol

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

Customer Reviews

Based on 2 reviews Write a review

SOME BY MI Yuja Niacin Blemish Care Serum Mask (1pc.)

200 ALL 400 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI