MARY & MAY Vitamin C+ Bifida Lotion

2,300.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 08 dhe Prill 09.

MARY & MAY Vitamin C + Bifida Lotion i dhuron njëtrajtësim tonit të lëkurës, rritje të elasticitetit falë përbërësve të mrekullueshëm që përmban. Ky krem locion përmban 1% vitaminë C, përbërësin e preferuar dhe shumë i dashur! Vitamina C ndihmon në ndalimin e mbiprodhimit të melaninës, duke minimizuar kështu njollat kafe të krijuara si pasojë e rrezeve të dëmshme UV. Gjithashtu nëse problematika në lëkurë janë njollat post-akne, ky locion ndihmon po ashtu në zbehjen e tyre. Nga ana tjetër formulimi me 30,000ppm bifida lysate, forcon barrierën mbrojtëse të lëkurës dhe duke i dhuruar asaj efekt shkëlqyes. Kjo pasi ky përbërës në përmbajtje të tij ka vitamina të ndryshme, aminoacide, minerale dhe acide organike të cilat janë të molekularizuara në përmasa shumë të vogla nga procesi i fermentimit, dhe depërtojnë lehtësisht në lëkurë duke ndihmuar që kjo e fundit të duket më e shëndetshme dhe rrezatuese se kurrë më parë! Gjithashtu vlen të theksohet se përbërësit e fermentuar që përmban ky locion eksfoliojnë butësisht lëkurën nga qelizat e vdekura, duke e lënë lëkurën të butë. Ky locion gjithashtu ndihmon në minimizimin e dukjes së poreve. Konsistenca e tij është shumë e butë dhe përthithet lehtësisht nga lëkura, prandaj është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për lëkurën me tendencë hiperpigmentimi, njolla kafe dhe shenja post akne.

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, vajra esencial.

*120ml

Shpërndani