-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 14 dhe Mars 15.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Serumi CENTELLIAN24+ PDRN Firming Boosting Ampoule është një formulë e fuqishme rigjeneruese, e krijuar për të përmirësuar elasticitetin dhe qëndrueshmërinë e lëkurës. Me 30% kompleks PDRN™, i nxjerrë nga ADN-ja e salmonit, ky serum nxit rigjenerimin qelizor, përmirëson teksturën e lëkurës dhe redukton inflamacionin. Duke stimuluar aktivitetin e fibroblasteve, ky kompleks rrit prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, për një lëkurë më të fortë dhe më të butë. Përveç kësaj, përmbajtja e retinolit në serum përshpejton rigjenerimin e qelizave dhe minimizon vijat e imëta, ndërsa shtimi i ceramideve do të forcoj barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke përmirësuar hidratimin dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm. Një tjetë përbërës unik që ka ky serumi i fuqishëm janë mikrokapsulat e kompleksit Panax Ginseng™. Një kompleks i cili nxit rigjenerimin dhe revitalizimin e lëkurës. Gjithashtu, këto mikrokapsula ndihmojnë në përthithjen graduale të ginsengut, duke siguruar përfitime të qëndrueshme për qarkullimin dhe vitalitetin e lëkurës, si dhe në luftimin e shenjave të moshës si rrudhat dhe humbja e elasticitetit.
Për të përfituar efektet maksimale, sugjerohet të përdoret së bashku me: CENTELLIAN24+ Golden Madeca Cream
Formula e tij është vegane, hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht, e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Lista e plotë e përbërësve
30% kompleks PDRN™, retinol, ceramide, kompleksi Panax Ginseng™
Centellian24+ ofron një zgjidhje të fuqishme shkencore për kujdesin e lëkurës, bazuar në teknologjinë e ekstraktimit të Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, për të realizuar kujdes të personalizuar për çdo brez. Shkenca dhe teknologjia e lëkurës së Dongkuk Pharmaceutical, e grumbulluar për më shumë se gjysmë shekulli që nga viti 1968, ofrojnë kujdes profesional me funksione të larta për lëkurën. Ajo përmban TECA dhe ekstraktin Centella asiatica të Dongkuk Pharmaceutical, të cilat nxirren në një sasi shumë të vogël nga Centella asiatica në një zonë të pastër që ka kaluar standardet e rrepta të cilësisë. Kjo përmbajtje ofron përmirësim të sigurt dhe të besueshëm të lëkurës përmes testeve të aplikimit te njerëzit dhe testeve hipoalergjike të lëkurës për efektet e efikasitetit. Marka Centellian24 është krijuar duke kombinuar “Centell”, që do të thotë Centella asiatica, “ian”, që do të thotë ekspert, dhe “24”, që do të thotë ditë.
Customer Reviews
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE