-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAVUU Green Pearlsation PHA Calming Serum
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 03 dhe Prill 04.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
KLAVUU Green Pearlsation PHA Calming Serum është një serum i mrekullueshëm që do të qetësojë menjëherë lëkurën tuaj, duke i dhuruar një ndjesi të freskët dhe të relaksuar. Ky serum ka një formulim të lehtë dhe është i krijuar posaçërisht për t’u kujdesur për lëkurën e yndyrshme, të dehidratuar dhe me tendencë akneike. Përmban acid laktobionik (PHA), i njohur për eksfolimin e butë të lëkurës, heqjen e sebumit të tepërt dhe pastrimin e papastërtive të bllokuara në pore. Ekstrakti i perlave dhe kompleksi i kolagjenit detar në formulim stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit në lëkurë, duke i dhënë asaj një shkëlqim të shëndetshëm dhe rinor. Për më tepër, serumi përmban acid hialuronik me molekula të vogla, që depërtojnë thellë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të plotë dhe të qëndrueshëm. I përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, përfshirë edhe atë sensitive.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*120ml
Përdoreni pas tonerit dhe/ose pas esencës. Merrni një sasi të konsiderueshme në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë, qafë dhe dekolte, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
acid laktobionik (PHA), ekstrakt perlash, kompleks i kolagjenit detar, acid hialuronik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Butylene Glycol, Panthenol, Diethoxyethyl Succinate, 1,2-Hexanediol, Betaine, Hydroxyacetophenone, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Octyldodeceth-16, Gluconolactone, Hydrogenated Lecithin , Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf extract, Xanthan Gum , Disodium EDTA, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Sodium Hyaluronate, Chlorella Vulgaris Extract, Spirulina Platensis Extract, Pearl Extract, Centella Asiatica Extract, Laminaria Saccharina Extract, Plankton Extract, Citric Acid, Betaine Salicylate, Ethylhexylglycerin, Hydrolyzed collagen
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Informacion
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE