SOME BY MI Yuja Niacin 30 Days Miracle Brightening Toner, pjesë e linjës Yuja Niacin Brightening e markës SOME BY MI, është një toner që përmban: 90% të ekstraktit Yuja, një frut aziatik hibrid mes mandarinës dhe limonit, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit, një proteinë që ngadalëson plakjen e lëkurës; 5% nianicinamide, një formë e vitaminës B, që parandalon dhe zbeh hiperpigmentimin apo njollat në lëkurë; 12 vitamina dhe ekstaktin e lules lotus (zambaku i ujit), që ushqen dhe rigjeneron lëkurën. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, edhe për atë sensitive.

 *150ml

Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë e qafë, duke evituar zonën rreth syve, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.

ekstrakt i frutit Yuja, ekstrakt i lules së zambakut, niacinamide, glutathione, arbutin

 Lista e plotë e përbërësve

Citrus Junos Fruit Extract (90%), Niacinamide(5%), 1,2-Hexanediol, Glycerin, Polyglyceryl-10 Laurate, C12-14 Pareth-7, Water, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Ethylhexylglycerin, Citrus Junos Peel Oil(105 ppm), Butylene Glycol, Adenosine, Tromethamine, Disodium EDTA, Coptis Chinensis Root Extract, Hydrogenated Lecithin, Polyglyceryl-10 Stearate, Panthenol, Sodium Ascorbyl Phosphate, Saussurea Involucrata Extract, Bisabolol, Maltodextrin, Hydrolyzed Vegetable Protein, Sambucus Nigra Flower Extract, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Flower Extract, Magnolia Liliflora Flower Extract, Plumeria Rubra Flower Extract, Lilium Tigrinum Extract, Folic Acid, Biotin, Pyridoxine, Pancratium Maritimum Extract, Tocopherol, Cyanocobalamin, Linoleic Acid, Thiamine HCl, Beta-Carotene, Riboflavin, Inositol, Limonene.

SOME BY MI është markë koreane e përkujdesjes ndaj lëkurës që ofron një shumëllojshmëri produktesh që i përgjigjen të gjitha problematikave të saj. Kombinimi i shprehjes “something by a miracle" që do të thotë "diçka nga një mrekulli" me fjalën koreane "mi" (bukuri), sjell emrin e markës së njohur SOME BY MI. Në fillimet e saj fitoi popullaritet në tregjet e Azisë Juglindore dhe më pas suksesi i hapi dyert e botës perëndimore, ku sot SOME BY MI eksporton në mbi 20 shtete të ndryshme, përfshirë SHBA, Kanada etj. Këtë zgjerim në Industrinë e Bukurisë, marka e ka fituar falë produkteve të saj me përbërje të lehta por shumë efektive. Ndër ta, "më i zhurmshmi" në rrjetet sociale, website-e dhe bloge bukurie është padiskutim AHA, BHA, PHA 30 Days Miracle Toner. Të gjitha produktet e markës janë shumë të dashura për publikun, jo vetëm prej përbërësve të tyre, por edhe për faktin se janë shumë efektive dhe të përshtatshme për lëkurën sensitive dhe atë me tendencë akneike.

 

SOME BY MI Yuja Niacin 30 Days Miracle Brightening Toner

1,600 ALL 2,700 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI