ABIB Mild Acidic pH Sheet Mask Yuja Fit ndihmon në rivendosjen e ekuilibrit të pH të lëkurës dhe synojnë forcimin e strukturës të saj. Pëlhura e patentuar ALBAM, me përbërje nga albumina dhe bamboo-ja, përmirëson elasticitetin e lëkurës dhe përcjell më së miri ushqimin dhe esencën që maska mbart në vetvete. Kjo maskë është e formuluar me esencën e linjës: ABIB Yuja Essence Vitalizing Pump. Maka rigjallëron lëkurën me vitaminat e frutit yuja. Yuja ose e quajtur ndryshe Yuzu, është një frut agrumesh i pasur me kompleksin e vitaminës C, që adreson hiperpigmentimin e lëkurës dhe njëtrajtëson tonin e saj. Kjo maskë gjithashtu përmban allantoin, një përbërës shumë qetësues. Ka veti fantastike për të shëruar plagët apo djegiet. Ndërsa formulimi me acid aksorbik (vitaminë C), ofron në lëkurë veti të mrekullueshme antirrudhë dhe lufton hiperpigmentimin. Secila prej përbërjeve të maskave ABIB, përmban një shishe të plotë të një ampule, duke vepruar fuqishëm dhe më shpejt në lëkurë! Kjo maskë është e sigurt për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*30ml
*1 copë
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin dhe/apo serumin, vendosni me kujdes maskën dhe prisni 10-20 min. Duhet të keni kujdes, të mos e lini në fytyrë derisa të thahet. Pasi ta hiqni nga fytyra, masazhoni esencën e mbetur në lëkurë butësisht, që të përthithet sa më mirë. Vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit "magjik"
ekstrakt të frutit Yuja, allantoin, vitaminë C
Lista e plotë e përbërësve
Water, Citrus Junos Peel Extract, Methylpropanediol, Butylene Glycol, Glycerin, 1,2-Hexanediol, Althaea Rosea Flower Extract, Lactobacillus Ferment Lysate, Allantoin, Sodium Polyacryloyldimethyl Taurate, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Caprylyl Glycol, Tromethamine, Ethylhexylglycerin, Citrus Junos Peel Oil, Ascorbic Acid, Carbomer, Caffeine, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Limonene
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.