COSRX Balancium Comfort Ceramide Cream

3,500.00 ALL 2,000.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 02 dhe Prill 03.

Një nga produktet më të preferuar nga COSRX, është kremi hidratues Balancium Comfort Ceramide Cream, pjesë e linjës Balancium Comfort Ceramide Line që formula hipoalergjike e tij e bën të përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Përmbajtja e tij me ceramide NP, ndihmon në ruajtjen e lagështisë dhe forcimin e barrierës së lëkurës. Ndërsa 3 lloje të ndryshme të bimës Centella Asiatica, bëjnë të mundur shërimin dhe qetësimin e lëkurës së irrituar.
Formula e tij nuk përmban: paraben, aromë artificiale, vaj mineral, sulfate, phthalates dhe produkte me origjinë shtazore.

*80gr

Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit, dhe në mbrëmje pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.

Përbërësit "magjik"

ceramide NP, asiaticoside, acid asiatic, acid madecassic

Lista e plotë e përbërësve

Centella Asiatica Leaf Water, Butylene Glycol, Glycerin, Helianthus Annuus(Sunflower) Seed Oil, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Betaine, 1,2- Hexanediol, Cetearyl Olivate, Sorbitan Olivate, Ceramide NP, Hydrogenated Lecithin, Sucrose Distearate, Glyceryl Stearate, Dipropylene Glycol, Elaeis Guineensis (Palm) Oil, Elaeis Guineensis (Palm) Kernel Oil, BeesWax, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Ethylhexylglycerin, Cyclomethicone, Dimethicone/Vinyl Dimethicone Crosspolymer, Panthenol, Niacinamide, Sodium Hyaluronate, Xanthan Gum, Asiaticoside, Asiatic acid, Madecassic acid, Cassia Obtusifolia Seed Extract, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil

COSRX ka qenë zgjedhja jonë e parë dhe nuk mund të mungonte kurrsesi në familjen Koral Secrets. Emri i tij vjen nga bashkimi i fjalës “cosmetics” dhe shkronjave “RX”, që simbolizojnë përshkrimin e një recete nga mjekët. Marka është bërë e njohur në Korenë e Jugut e më pas në të gjithë botën, më shumë nga postimet në rrjetet sociale, artikujt në blog-e apo biseda në rrethet e ngushta shoqërore, sesa nga fushatat e shtrenjta marketing. COSRX ka besimin se investimet nuk duhet të shkojnë drejt promovimit të produkte por për kërkime shkencore që sjellin formulime inovative. Produktet e tij njihen për përbërjet e tyre të pastra, me pak përbërës, por shumë efektivë në zgjidhjen e problematikave të ndryshme të lëkurës. COSRX ka krijuar një komunitet të gjerë konsumatorësh falë komunikimit të vazhdueshëm me ta, duke krijuar produkte që i përgjigjen kërkesave dhe dëshirave të tyre. Paketimet e tyre janë aq të thjeshta dhe minimaliste sa shprehin gjithë filozofinë e COSRX.

 

 

Shpërndani

3,500.00 ALL 2,000.00 ALL