NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Conditioner është kremi i flokëve i linjës Argan Essential Deep Care nga marka NATURE REPUBLIC! Ky krem, ashtu si shampoo, është i formuluar me vaj argani për t'i dhënë flokut hidratim, butësi dhe shkëlqim! Përmban vaj argani organik me përqëndim të lartë dhe sugjerohet për flokë ektremisht të dëmtuar! Ky vaj ka përmbajtje të vitaminës A, E, acide yndyrore omega 6 dhe acid linolenik, për t'i ofruar dhe flokut më të ashpër butësi dhe elasticitet. Vaji unik i arganit njihet për vetitë e tij, si: trajtim special për flokun e thatë dhe të dëmtuar, dhe ofron shëndet të dukshëm të flokëve. Ndihmon në riparimin e majave të dyzuara dhe flokëve të ashpër. Vetëm nëpërmjet kremit do të ndjeni rigjallërimin në flokët tuaj, rikthimin e hidratimit, dhe zbutjen e majave. Edhe pse ka përbërje vajore përshtatet me të gjitha tipet e flokut. Për të përfituar efektet maksimale, këshillohet të përdoret me shampoo-n: NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Shampoo, dhe esencën NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Hair Essence

*300ml

Pas larjes me shampo, aplikojeni në të gjithë gjatësinë e flokëve. Lëreni 2-3 minuta dhe shpëlajni me ujë të vakët.

Këshillë: Shmangni ujin shumë të nxehtë! Shpëlarja e flokëve me ujë shumë të nxehtë mund të irritojë skalpin dhe të dëmtojë flokët. 

Përbërësit "magjik"

vaj argani me prejardhje nga Franca, vitaminë A, vitaminë E, acide yndyrore omega 6, acid linolenik, vaj nga trëndafili i egër

Lista e plotë e përbërësve

Water, Cocamidopropyl Betaine, Sodium Cocoyl Alaninate, Sodium Lauroyl Methylaminopropionate, Propylene Glycol, Cocamide Methyl Mea, Peg-7 Glyceryl Cocoate, Peg-150 Distearate, Polyquaternium-10, Perfum, Ppg-3 Myristyl Ether, Pentasodium Pentetate,sodium Benzoate,  Pca,betaine, Sodium Lactate, Sodium Chloride, Creatine, Arginine, Water, Magnesium Chloride, Magnesium Nitrate, Methylchloroisothiazolinone, Methylisothiazolinone, Water, Mentha Piperita (Peppermint) Leaf Extract, Monarda Didyma Leaf Extract, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Freesia Refracta Extract, Lavandula Angustifolia Extract, Phenoxyethanol, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Oil, Rosa Rubiginosa Seed Oil

NATURE REPUBLIC është krijuar në vitin 2009 në Korenë e Jugut. Filozofia e formulimeve të produkteve të saj ka të bëjë me përbërje natyrale dhe bimore. NATURE REPUBLIC është një markë natyrale që gjen dhe ofron energjinë e jetës nga natyrat e ndryshme në mbarë botën. Zbuloni me të 10 llojet e ndryshme të përbërësve që ajo mbështetet në formulimet e produkteve të saj, si: aloe vera, ujë nga thellësia e detit, sekrecion kërmilli, calendula, argan, fara nga pema baobab, ujë i oksigjenuar, gjalpë shea, ginseng, çaj jeshil etj. E preferuara e KORAL SECRETS është linja me argan! 


NATURE REPUBLIC Argan Essential Deep Care Conditioner

1,600 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI