AROMATICA Rosemary Root Enhancer është një tonik për flokët i formuluar me rozmarinë, biotinë dhe kompleks të: fasuleve të zeza, orizi i zi, susami i zi, mani i zi, patëllxhani dhe ekstrakt i farës së piperit. Biotina (vitamina B7) dhe pro-vitamina B5 (panthenol), ushqejnë dhe kyçin brenda skalpit lagështinë e nevojshme. Ky produkt ashtu si edhe e gjithë linja me rozmarinë, ofron aromën të freskët, teksa masazhoni skalpin. Në këtë mënyrë do ta pastroni atë butësisht nga zbokthi, dhe në të njejtën kohë do t'i ofroni ushqim flokëve nga rrënja tek majat e tyre. Edhe nëse e spruconi në skalp të thatë, do t’ju ofrojë freski pa e yndyrosur aspak. Këshillohet të përdoret e kombinuar me: AROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo dhe AROMATICA Rosemary Scalp 3-in-1 treatment për të parë efekt maksimal! Mund të përdoret për çdo tipologji të flokve dhe formulimi me përbërës organikë, e bën të përshtatshëm dhe për përdorim të përditshëm!

Formula e tij është vegane, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për skalpin, si: silikon, sulfate, paraben, fragrancë artificiale. 

*100ml

Tundeni shishen përpara përdorimit. Pas larjes së flokut sprucojeni tonikun afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave. Mund të përdoret dhe në flokë të thatë.

Përbërësit “magjik”

rozmarinë, xhinxher, probiotikë, kafeinë, 7 kompleks vitaminash, 6 kompleks të ushqimit të zi.

Lista e plotë e përbërësve

Natural ingredients 99.4%

Alcohol, Aqua, Polysorbate 80, Zingiber Officinale Root Extract, *Rosmarinus Officinalis Leaf Oil, *Limonene, *Lavandula Angustifolia Oil, Linalool, Rosmarinus Officinalis Leaf Extract, *Mentha Spicata Herb Oil, Pinus Densiflora Leaf Extract, Oryza Sativa Extract, Glycine Soja Seed Extract, Sesamum Indicum Seed Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Biotin, *Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil, *Geraniol, *Citral, Morus Alba Fruit Extract, Piper Nigrum Seed Extract
*Naturally found in essential oils

AROMATICA, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.
E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.
Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.
Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.
Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.
E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

AROMATICA Rosemary Root Enhancer

2,000 ALL 2,200 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI