AROMATICA Rosemary Root Enhancer është një trajtim për flokët i formuluar me rozmarinë, biotinë dhe kompleksin e ushqimit të zi, si: fasulet e zeza, orizi i zi, susami i zi, mani i zi, patëllxhani dhe ekstrakt i farës së piperit. Biotina (vitamina B7) dhe pro-vitamina B5 (panthenol), ushqejnë dhe kyçin brenda skalpit lagështinë e duhur. Filozofia e markës AROMATICA në përkujdesjen e flokëve konsiston në: "skalp i shëndetshëm = flokë të shëndetshme". Ky produkt ashtu si edhe e gjithë linja me rozmarinë ofron aromën  freskuese të saj teksa do të masazhoni skalpin. Në këtë mënyrë do ta pastroni atë butësisht nga zbokthi, dhe në të njejtën kohë do t'i ofroni ushqim flokëve nga rrënja tek majat. Edhe nëse e spruconi në lëkurë të thatë, do t’ju ofrojë freski pa e yndyrosur aspak rrënjën. Këshillohet të përdoret e kombinuar me: AROMATICA Rosemary Scalp Scaling Shampoo dhe AROMATICA Rosemary Scalp 3-in-1 treatment për efekte maksimale! Mund të përdoret për çdo tip floku dhe formulimi me përbërës organikë e bën të përshtatshëm dhe për përdorim të përditshëm!

Formula e saj është vegane!

*100ml

Shkundeni mirë para përdorimit. Sprucojeni afër skalpit që të shpërndahet në çdo pjesë të tij. Më pas masazhojeni butësisht me mollëzat e gishtave.

Përbërësit “magjik”

rozmarinë, xhinxher, probiotikë, kafeinë, 7 kompleks vitaminash, 6 kompleks të ushqimit të zi.

Lista e plotë e përbërësve

Natural ingredients 99.4%

Alcohol(Grain fermentation alcohol), Rosmarinus Officinalis Leaf Extract, Pinus Densiflora Leaf Extract, Aqua, *Rosmarinus Officinalis Leaf Oil(368mg), Zingiber Officinale Root Extract, Bifida Ferment Lysate(Fermented moisturizer), Lactobacillus Ferment Lysate(Fermented moisturizer), Caffeine(Antioxidant), Panthenol(Vitamin B5), Biotin(Vitamin B7), Thiamine HCl(Vitamin B1 derivatives), Pyridoxine HCl(Vitamin B6 derivatives), Ascorbic Acid(Vitamin C), Menadione(Vitamin K3), Riboflavin(Vitamin B2), Oryza Sativa Extract, Glycine Soja Seed Extract, Sesamum Indicum Seed Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Morus Alba Fruit Extract, Piper Nigrum Seed Extract, Salicylic Acid(Exfoliation (BHA)), *Lavandula Angustifolia Oil, Menthol(Skin refreshing agent), Glycerin(Plant-derived moisturizer), Ethylhexylglycerin(Emollient), *Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil, *Mentha Viridis Leaf Oil, Melia Azadirachta Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, *Geraniol(Ingredient in Lavandula Angustifolia Oil), *Limonene(Ingredient in Citrus Aurantium Dulcis Peel Oil), *Linalool(Ingredient in Lavandula Angustifolia Oil), 1,2-Hexanediol(Emollient) *Naturally found in essential oil(s)

Aromatica, si pionier i bukurisë së pastër dhe të sigurt në Korenë e Jugut, vazhdimisht hedh në treg produkte të sigurta,të shëndetshme dhe organike.

E themeluar nga Jerry Kim, një financier i njohur, që la pas jetën e mëparshme të luksit për të kontribuar pozitivisht në komunitet përmes arritjeve të tij në fushën e kozmetikës.

Kim, një person që kishte vuajtur gjithë jetën nga lëkura e thatë dhe sensitive, gjeti shpëtim në esencat bimore.

Ai kuptoi që deri në atë moment, çdo produkt që kishte përdorur përbëhej nga fragranca sintetike dhe përbërës të dëmshëm.

Jerry Kim ishtë ndër të parët aromaterapistë në Korenë e Jugut në vitin 2004, vit në të cilin ai themeloi AROMATICA-n, që është pjesë e “Vegan Society”.

E veçanta e kësaj marke është që lulet e bimët kalojnë në proces zierjeje, dhe ekstrakti u merret në mënyrë natyrale, si prodhoheshin parfumet dikur.

 

AROMATICA Rosemary Root Enhancer

2,000 ALL

SHIKONI EDHE

ÇFARË KENI PARË SË FUNDMI