MEDIPEEL+ Red Lacto Collagen Wrapping

3,500.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Prill 12 dhe Prill 13.

MEDIPEEL Red Lacto Collagen Wrapping është maska më "IN" e momentit për kujdesin ndaj lëkurës, e cila thahet pas një periudhe të shkurtër kohore duke krijuar një shtresë të hollë si "lëkura e gjarprit" që mund të lëvrohet lehtësisht. Kjo maskë ndihmon në tkurrjen e poreve dhe rrit elasticitetin e lëkurës duke ofruar një lëkurë të pastër dhe të butë. E formuluar me 70.2% kolagjen të hidrolizuar, kjo maskë nxit prodhimin e kolagjenit në lëkurë, duke minimizuar dhe parandaluar vijat e holla dhe rrudhat. Përbërësit si vaji i farës së jojobës ofrojnë një hidratim të thellë dhe kujdes intensiv për lëkurën, ndërsa prania e hialuronat natriumit dhe panthenolit përshpejton procesin e rikthimit të lagështisë së lëkurës dhe mbrojtjen nga faktorët e jashtëm të mjedisit. Kjo maskë do t’ju mrekullojë me efektet e saj çudibërëse dhe do ta ndjeni lëkurën më të pastër, të hidratuar dhe me më shumë elasticitet.

*70ml

Shpërndani