BENTON Tea Tree Cleansing Water, mund t'a përdorni si një ujë micellar duke larguar të gjitha papastërtitë e lëkurës tuaj ose si toner pasi keni larë fytyrën. Për të gjithë ata që kanë lëkurë të yndyrshme, mikse dhe me tendencë akneike mund të përfitojnë nga formula balancuese e këtij larësi, duke i ndihmuar në largimin e sebumit të tepërt dhe duke e lënë lëkurën plotësisht të hidratuar. Përmban 80% ekstrakt të pemës së çajit, që njihet për vetitë e tij qetësuese, antibakteriale, anti-inflamatore, antiseptike, anti-mykotike në trajtimin e akneve. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, kryesisht për atë me tendencë akneike.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*30ml
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni pergatitur me tonerin, mund ta përdorni në vend të esencës ose serumit në rutinën tuaj. Merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) në duar dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Keshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit "magjik"
80% ekstrakt të pemës së çajit
Lista e plotë e përbërësve
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).