

BENTON Snail Bee Ultimate Hydrogel Eye Patch
BENTON Snail Bee Ultimate Hydrogel Eye Patch
BENTON Snail Bee Ultimate Hydrogel Eye Patch, janë maska njëpërdorimshe luksoze për zonën delikate rreth syve, të formuluara me ar, diamant, perlë edhe pudër charcoal (karbon), që purifikojnë, hidratojnë dhe lëmojnë vijat dhe rrudhat. Këto maska kryejnë shumë funksione njëherësh: zbehin rrathët e zinj duke i dhënë shkëlqim, parandalojnë krijimin e rrudhave, dhe falë algave të detit produkti përthithet lehtësisht nga lëkura. Esenca premium e sekrecionit të fermentuar të kërmillit, helmi i bletës, uji nga gjethet e Pemës së Çajit dhe ekstrakti i algave të detit, mbrojnë lëkurën teksa heqin njollat, qetësojnë, freskojnë dhe i rikthejnë asaj gjallërinë e munguar. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës. Për një efekt maksimal e sugjerojmë përdorimin e tij të shoqëruar me kremin e linjës për përkujdesjen e zonës rreth syve: BENTON Snail Bee Ultimate Eye Cream.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe për sytë
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ferment i filtruar nga Saccharomyces (maja), sekrecion i filtruar nga kërmilli, ujë nga gjethja e Pemës së Çajit, acid hyaluronic, ekstrakt nga algat e detit
Lista e plotë e përbërësve
Water (Aqua), Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Carrageenan, Saccharomyces/Snail Secretion Filtrate Ferment Filtrate, Butylene Glycol, Charcoal Powder, Glucose, Potassium Chloride, Hydroxyethylcellulose, Diamond Powder, Propanediol, Sodium Hyaluronate, Pearl Powder, Citrus Unshiu Peel Extract, p-Anisic acid, Beta-Glucan, Gold, Levulinic acid, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Eucalyptus Globulus Leaf Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Punica Granatum Fruit Extract, Porphyra Yezoensis Extract, Chlorella Vulgaris Extract, Laminaria Japonica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glycine Soja (Soybean) Phytoplacenta Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Copper Tripeptide-1, Dextrin, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Mica, Titanium dioxide, iron oxides, Panthenol, Arginine, Bee Venom, Ethylhexylglycerin, Adenosine, 1,2-Hexanediol, Aniba Rosodora (Rosewood) Wood Oil
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohëshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).


BENTON Snail Bee Ultimate Serum+
BENTON Snail Bee Ultimate Serum+
BENTON Snail Bee Ultimate Serum+ është i formuluar me sekrecion të filtruar kërmilli dhe helm blete. Sekretimi i kërmillit është fermentuar nga majaja që rrjedh nga rrushi, dhe më pas është filtruar. Kjo e fundit rigjeneron barrierën mbrojtëse të lëkurës, largon shenjat post-akne dhe trajton hiperpigmentimin, ndërsa helmi i bletës qetëson lëkurën dhe shpërthimet akneike të herë pas hershme. Përbërja me ujë të gjetheve të pemës së çajit dhe camellia sinensis kanë veti antibakteriale, anti-inflamatore, antivirale dhe antifungale, duke ofruar përfitime shtesë qetësuese dhe duke luftuar inflamacionin e akneve. Serumi përmban gjithashtu niacinamide dhe adenosinë që sigurojnë rritjen e elasticitetit dhe luftojnë shenjat e moshës. Ka pH të ngjashëm me atë të lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, sidomos për atë me problematikat më sipër dhe për personat që duan të luftojnë thelbësisht shenjat e moshës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe PEG.
*35ml
Përdorimi
Pas pastrimit të lëkurës dhe vendosjes së tonerit, aplikoni serumin 3-4 sprucime në fytyrë, qafë dhe dekolte, në mëngjes dhe/ose në mbrëmje. Me pas vazhdoni me hapat e tjerë të rutinës suaj.
Përbërësit
Përbërësit “magjik”
sekrecion i filtruar kermilli, helm blete, adenosine, niacinamide, ujë nga gjethja e pemës së çajit jeshil, camellia sinensis
Lista e plotë e përbërësve
Saccharomyces/Snail Secretion Filtrate Ferment Filtrate, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Water, Aqua (Water), Camellia Sinensis Leaf Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Niacinamide, Glycerin, Pentylene Glycol, Aloe Barbadensis Leaf Juice Powder, Sodium Hyaluronate, Chamaecyparis Obtusa Leaf Extract, Diospyros Kaki Leaf Extract, Ulmus Campestris (Elm) Bark Extract, Plantago Asiatica Extract, Laminaria Digitata Extract, Salix Alba (Willow) Bark Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Althaea Rosea Root Extract, Allantoin, Adenosine, Bee Venom, Beta-Glucan, Betaine, Panthenol, Citric Acid, Caprylyl Glycol, Xanthan Gum
Marka
BENTON është marka koreane e Industrisë së Bukurisë e themeluar në vitin 2011 nga vëllezërit JangWon dhe ChaeWon Lee pas problematikave që kishin hasur me lëkurën e tyre.
Me shumë mundësi e keni parë filmin e famshëm “The curious case of Benjamin Button”, dhe do të kuptoni lehtësisht emrin dhe filozofinë e markës. Çdokush do të dëshironte të ishte si perzonazhi kryesor i filmit, i cili rinohej me kalimin e viteve. Me këtë ide, BENTON përpiqet të krijojë produktet më të mira të kujdesit ndaj lëkurës, për ta mbajtur lëkurën në gjëndjen e saj optimale. Në formulimet e produkteve të tyre do të gjeni gjithmonë përbërës natyral që i falin lëkurës suaj shëndet dhe gjallëri, dhe jo perbërës të dëmshëm që veprojnë në mënyrë të përkohshme. Lidhja e markës me natyrën dallon dhe në faktin se ajo nuk kryen testime mbi kafshët dhe kjo gjë është vlerësuar dhe nga organizata PETA (People for the Ethical Treatment of Animals).