SOME BY MI V10 Hyal Air Fit Sunscreen

2,400.00 ALL 1,700.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 04 dhe Qeshor 05.

Përshkrimi

SOME BY MI  V10 Hyal Air Fit Sunscreen, është krem dielli, i krijuar me kompleksin e patentuar V10 Hyal, që përmban dhjetë lloje të ndryshme vitaminash dhe acid hialuronik për të zbutur dhe rikthyer lagështinë e lëkurës, duke ofruar mbrojtje të fuqishme SPF50+ PA++++ kundër rrezeve UV. Ky krem përmban gjithashtu 3 përbërës me efekt qetësues si: centella asiatica, ekstrakte të çajit jeshill dhe ekstrakt luledielli për të mbrojtur lëkurën nga dëmtimet e radikaleve të lira dhe irritimet. Ndërsa, përbërja me niacinamide, ndihmon në minimizimin e poreve dhe njëtrajtësimin e të lëkurës duke ndihmuar në zbehjen e njollave kafe. Ky krem përmban filtra kimik dhe është i testuar klinikisht për të shmangur rrezet e dëmshme të diellit UV, pa lënë aspak njollë të bardhë mbi lëkurë. Ka konsistencë të lehtë, madje me efekt freskues për ditët shumë nxehta në plazh apo ato shumë aktive në qytet!

Formula e tij është vegane dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, sulfate, fragrancë artificiale dhe vajra esencialë. 

*50ml

Shpërndani