-
PRODUKTE
-
PASTRUES PËR FYTYRËN
-
EKSFOLIUES
-
TONER
-
TRAJTIM SPECIFIK
-
MASKA PËR FYTYRËN
-
HIDRATIM PËR FYTYRËN
-
PRODUKTE PËR MESHKUJ
TIPE TË LËKURËSPROBLEMATIKA TË LËKURËSMAKEUPFLOKËT & TRUPIMARKA -
- Log in
We use cookies and similar technologies to provide the best experience on our website.
KLAVUU Real Vegan Collagen Eye Patch
Porosia juaj mbërrin ndërmjet Mars 13 dhe Mars 14.
- Përshkrimi
- Përdorimi
- Përbërësit
- Marka
- Reviews
Po kërkoni një zgjidhje të fuqishme për kujdesin e zonës delikate rreth syve? KLAVUU Real Vegan Collagen Eye Patch me kompleksin e patentuar Plussome™, është zgjidhja perfekte për të rikthyer freskinë dhe shkëlqimin! Kjo teknologji inovative përshpejton përthithjen e lëndëve ushqyese nga lëkura, duke siguruar që përbërësit aktivë të veprojnë më shpejt dhe në mënyrë më efikase. Ekstrakti i karrotave, i pasur me beta-karoten, ndihmon në zbutjen e shenjave të moshës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Ndërkohë, peptidet e ekstraktuara nga bizelet ofrojnë hidratim të thellë, duke e mbajtur lëkurën e zonës delikate të syve të lëmuar dhe të ushqyer. Gjithashtu ky përbërës i veçantë stimulon prodhimin natyral të kolagjenit, duke e forcuar dhe rinovuar pamjen e lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit "magjik"
Plussome™, ekstrakt karrote, peptide të ekstraktuara nga bizelet
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Extensin, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Butylene Glycol, Allantoin, Chondrus Crispus Extract, Chondrus Crispus Powder, Hydroxyacetophenone, Cellulose Gum, Caprylyl Glycol, Potassium Chloride, Sucrose, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Maltodextrin, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Disodium EDTA
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!
Shpërndani
RRETH NESH
KORAL SECRETS është dyqani online dhe fizik i parë në Shqipëri, ku do të zbuloni filozofinë dhe sekretet e bukurisë koreane. Produkte natyrale dhe organike, pa substanca të dëmshme, me formulime inovative, të kuruara dhe të zgjedhura me përkushtim për përkujdesjen e lëkurës. Markat më të njohura të K-Beauty do t'i japin përgjigje çdo problematike të lëkurës suaj!
Information
ADRESA
Rruga Bardhok Biba ZK 8360, nr.pasurie 6/175-N1, vol.20 Tirana, 1001
Rruga Ismail Qemali nr. hipotekor 186, z. kadastrale 8160 Tirana, Albania, 1001, 1001
ABONOHUNI / SUBSCRIBE