

ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam
ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam
Pastrues fytyre ujor.
ABIB Acne Foam Cleanser Heartleaf Foam është larësi i duhur për të gjithë personat me lëkurë me tendencë akneike. Ky larës nga vetë emri i tij, përmban ujë të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum). Gjethja e kësaj bime ndihmon në detoksifikimin e lëkurës, dhe i adresohet lëkurës sensitive, alergjike dhe me sëmundje atopike. E veçanta e këtij larësi është që përmban gjithashtu acid salicilik, por duke mos krijuar aspak ndjeshmëri edhe për lëkurën hipersensitive! Ky larës ka pH acidik dhe trajton intensivisht aknet dhe pikat e zeza, duke i ofruar lëkurës pastrim në thellësi. Ndërsa përmbajtja me ekstrakt të bimës centella asiatica qetëson inflamacionin e krijuar nga aknet. Ky formulim kaq i veçantë, ka veti antibakteriale, anti-inflamatore dhe antimykotike.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*150ml
Përdorimi
Njomeni fytyrën me ujë të vakët dhe merrni një sasi të vogël nga larësi. Shkumojeni mirë nëpër duar dhe aplikojeni në lëkurë, duke e masazhuar atë me lëvizje rrethore. Shpëlajeni në fund fytyrën me ujë të bollshëm.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ujë nga gjethja e bimës Heartleaf, ekstrakt të bimës centella asiatica, acid salicilik
Lista e plotë e përbërësve
Water, Sodium Cocoyl Isethionate, Glycerin, Houttuynia Cordata Extract(30,000ppm), Coco-Betaine, Sodium Methyl Cocoyl Taurate, Butylene Glycol, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Glyceryl Stearate SE, Potassium Cocoyl Glycinate, Salicylic Acid, Sodium Chloride, Caprylyl Glycol, Polyquaternium-67, Tromethamine, Panthenol, 1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Disodium EDTA
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.


ABIB Quick Sunstick Protection Bar SPF50+ PA++++
ABIB Quick Sunstick Protection Bar SPF50+ PA++++
ABIB Quick Sunstick Protection Bar është një produkt risi prej përbërjes së tij, jo më në formë kremi si produktet klasik të mbrojtjes ndaj diellit, por në formë stick-u. Produktet me formë të tillë janë lehtësisht të riaplikueshëm gjatë ditës, edhe sipër makeup-it, pa e prishur aspak atë. Spektri i tij mbrojtës me SPF50+ PA++++, e mbron maksimalisht lëkurën nga rrezet e dëmshme UV të diellit. Përbërja e tij me acacia peptide dhe ceramide, forcojnë barrierën e lëkurës duke e mbrojtur nga agresorët e jashtëm. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit në lëkurë. Gjithashtu është një bazë shumë e mirë për makeup-in.
*22gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt nga kastraveci (Cucumis Sativus), ekstakt nga gjethja e bimës Aloe Vera, ekstrakt nga gjethja e bimës Camellia Sinensis, acacia peptide, ceramide
Lista e plotë e përbërësve
Octyldodecanol, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Diisostearyl Malate, Ethylhexyl Salicylate, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Dextrin Palmitate, Octocrylene, Camellia Sinensis Leaf Extract, Centella Asiatica Extract, Aloe Barbadensis Leaf Juice, Cucumis Sativus (Cucumber) Fruit Extract, Aloe Barbadensis Leaf Extract, Glycerin, Water, Butylene Glycol, Saccharide Isomerate, Maltodextrin, Hydrolyzed Vegetable Protein, Caprylic/Capric Triglyceride, Hydrogenated Lecithin, Ethyl Hexanediol, Ceramide NP, Citric Acid, Sodium Citrate, Ethylhexylglycerin, Phenoxyethanol
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster
ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster
Linja më unike nga ABIB Heartleaf Calming vjen me tonerin me përbërës "magjik", ekstraktin e bimës Heartleaf! ABIB Heartleaf Calming Toner Skin Booster përmban 50% ekstrakt të gjetheve të bimës heartleaf, e kultivuar në malin Jiri në Korenë e Jugut. Ky toner ofron qetësim të menjëhershëm lëkurës së irrituar dhe asaj shumë sensitive. Nga ana tjetër kjo bimë mban në kontroll sebumin e tepërt, largon butësisht qelizat e vdekura të lëkurës dhe kujdeset për tkurrjen e poreve. Gjithashtu përdorimi i këtij toneri mundëson minimizimin e skuqjes së lëkurës, duke e bërë shumë të përshtatshëm për lëkurën me gjendje rosacea. Dhe në tërësi duke i ofruar lëkurës hidratim të thellë, falë përmbajtjes me acid hialuronik me madhësi shumë të ulët molekulare, në mënyrë që të depërtojë lehtësisht në të gjitha shtresat e saj. Me vetëm një aplikim vërehet rritja e elasticitetit të lëkurës, gjë të cilën e mundëson ekstrakti i arit dhe i luleve Lonicer. Ndërsa ekstrakti i bimës centella asiatica, falë vetive të fuqishme qetësuese që ka ndihmon në shërimin e shpejtë dhe minimizimin e inflamacionit në lëkurë. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*210ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i gjetheve të bimës Heartleaf, acid hialuronik, ekstrakt i bimës centella asiatica
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Butylene Glycol, Pentylene Glycol, Xylitol, Bifida Ferment Lysate, Houttuynia Cordata Extract, Sodium Hyaluronate, Glycine Soja (Soybean) Seed Extract, Centella Asiatica Extract, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Scutellaria Baicalensis Root Extract, Gaultheria Procumbens (Wintergreen) Leaf Extract, Lonicera Japonica (Honeysuckle) Flower Extract, Betaine, 1,2-Hexanediol, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Octanediol, Tocopherol, Biosaccharide Gum-4, Disodium EDTA, Xanthan Gum
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Heartleaf Essence Calming Pump
ABIB Heartleaf Essence Calming Pump
Mjafton vetëm një aplikim të esencës ABIB Heartleaf Essence Calming Pump për të kuptuar efektet e mrekullueshme në qetësimin dhe hidratimin e lëkurës! Kjo esencë përmban plot 80.59% ekstrakt të bimës Heartleaf, i cili ofron menjëherë qetësim të lëkurës së irrituar. Kjo bimë përmban kuercitrinë, duke ndihmuar në shpërbërjen e qelizave të vdekura, dhe mban në kontroll prodhimin e sebumit të tepërt! Kjo esencë përmban gjithashtu ujë menteje, ekstrakt të gjethes wintergreen, dhe acid succinic, për të ulur inflamacionin dhe minimizuar skuqjen në lëkurë. Esenca depërton butësisht në shtresat e lëkurës për të ofruar hidratim të thellë afatgjatë. Kjo esencë i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
Formula e saj është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe jo-komedogjenike. Nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial.
*50ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, dhe e keni përgatitur me tonerin, merrni një sasi të konsiderueshme (1-2 sprucime) të esencës dhe shpërhapeni atë në fytyrë dhe në qafë, derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Këshillohet të përdoret në mëngjes dhe mbrëmje.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
80.59% ekstrakt i bimës Heartleaf
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract, Glycerin, Methylpropanediol, Dipropylene Glycol, Glycereth-26, Sodium Hyaluronate, Citrus Aurantium Bergamia (Bergamot) Fruit Oil, Lavandula Angustifolia (Lavender) Oil, Hydroxyethyl Urea, Panthenol, Water, Choleth-24, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Tromethamine, Caprylyl Glycol, 1,2-Hexanediol, Xanthan Gum, Disodium EDTA, Limonene, Linalool
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

ABIB Collagen Eye Jericho Rose Jelly
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi perABIB Collagen Eye Jericho Rose Jelly
2,700.00 ALL
Çmimi për njesi perNëse keni vënë re menjëherë rrudha ose qeska të fryra, me siguri keni pyetur veten se cila ishte alternativa më e mirë e trajtimi për të adresuar këto problematika? Patch Abib Collagen Eye Jericho Rose Jelly, janë maska njëpërdorimshe të cilat do të kthehen superheroi juaj i kujdesit për zonën delikate rreth syve! Të mbushur me ekstrakt kolagjeni dhe peptide këto maska ndihmojnë për prodhimin e kolagjenit dhe rivendosjen e elasticitetin të lëkurës për një pamje plot shëndet. Nga ana tjetër, formulimi me gjalpë shea, vajra vegjetale, acid hialuronik dhe ceramide bëjnë të mundur përmirësimin e teksturës së lëkurës duke mbajtur kështu në kontroll vijat e holla dhe rrudhat. Ndërsa, ushqyesit e pasur të ekstraktit të trëndafilit Jericho injohur për vetitë e tij shëruese dhe rigjeneruese për lëkurën, falë përmbajtjes me vitamina dhe minerale të shumta ofron qetësim dhe zbutje të qeskave poshtë zonës së syve. A nuk janë të mrekullueshme?!
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
kolagjen, peptide, gjalpë shea, vajra vegjetale, acid hialuronik, ceramide,ekstrakt të trëndafilit Jericho
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Niacinamide, Chondrus Crispus Powder, Collagen Extract, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Cyamopsis Tetragonoloba (Guar) Gum, Hydroxyacetophenone, Chondrus Crispus, Calcium Chloride, Allantoin, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Propanediol, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-3 Methylglucose Distearate, Potassium Chloride, Anastatica, Hierochuntica Extract, Cellulose Gum, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Trehalose, Sucrose, Caprylyl Glycol, Adenosine, Ethylhexylglycerin, Dipotassium Glycyrrhizate , Sodium Hyaluronate, Caffeine, Panthenol, Ceramide NP, Palmitoyl Tripeptide-5
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.

NUMBUZIN No.1 Pure Full Calming Toner
NUMBUZIN No.1 Pure Full Calming Toner
NUMBUZIN No.1 Pure Full Calming Toner është një tonik i jashtëzakonshëm, i krijuar posaçërisht për lëkurën shumë sensitive dhe atë me rosacea. Ky produkt ofron qetësim të menjëhershëm për lëkurën e irrituar dhe të ndjeshme, ndihmon në minimizimin e skuqjeve dhe ofron një ndjesi freskie. Formula e tij e pasuruar me 93% ekstrakte bimore, përfshin tre ekstrakte kryesore në përqendrime të larta deri në 930,000 PPM. Në vend të ujit të zakonshëm, formula e këtij toneri është e pasuruar me 93% ekstrakte bimore, të cilat përfshijnë: Ekstraktin e Houttuynia Cordata (28.1%), i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore dhe antibakteriale; Ekstraktin e Centella Asiatica (39.2%), që nxit rigjenerimin e lëkurës dhe qetësimin e saj; dhe Ekstraktin e Glycyrrhiza Uralensis (25.7%), i cili ndihmon në uljen e irritimeve dhe përmirësimin e tonit të lëkurës. Për më tepër, toneri ofron hidratim të thellë falë përbërësve shtesë si Ekstrakti i Hyacinthus Orientalis dhe Ekstrakti i Polygonum Multiflorum, që kontribuojnë në rigjenerimin dhe ushqimin e lëkurës. Ky toner është i përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës, dhe është i sigurtë për përdorim gjatë shtatëzanisë.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*100ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj, hidhni një sasi të konsiderueshme të tonerit në tampon pambuku ose në duar dhe aplikojeni në fytyrë dhe qafë derisa lëkura ta ketë përthithur tërësisht atë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Ekstrakt Houttuynia Cordata, Ekstrakt Centella Asiatica, Ekstrakt Glycyrrhiza Uralensis, Ekstrakt Hyacinthus Orientali, Ekstrakt Polygonum Multiflorum,
Lista e plotë e përbërësve
Centella Asiatica Extract (39.2%), Houttuynia Cordata Extract (28.1%), Glycyrrhiza Glabra (Licorice) Root Extract (25.7%), 1,2-Hexanediol, Dipropylene Glycol, Propanediol,Butylene Glycol, Glycerin, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Polygonum Multiflorum Extract, Carbomer, Hydroxyethylcellulose, Arginine, Allantoin, Disodium EDTA, Nymphaea Alba Flower Extract, Betaine, Panthenol
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.

MIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++
1,900.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++
1,900.00 ALL
Çmimi për njesi perMIZON Inout Smooth Mineral Sun Stick SPF50+ PA++++, është një krem mbrojtës ndaj diellit në formë stick-u, i cili ofron mbrojtje të fuqishme dhe është tepër komod për riaplikim, sidomos gjatë verës kur rrezet e diellit janë më të forta. I formuluar me filtra mineral fizikë (zinc oxide) ky produkt siguron mbrojtje të plotë ndaj rrezeve UVA dhe UVB, duke mbrojtur maksimalisht lëkurën tuaj. Nga ana tjetër, formulimi me kompleksin Hyalugen (acid hialuronik + kolagjen) ndihmon në hidratimin dhe forcimin e lëkurës, duke e mbajtur atë të butë dhe elastike. Ndërsa, përbërësit e tjerë shtesë si gjalpë shea dhe vaj farash luledielli, do të ndihmojnë në forcimin e barrierës së lëkurës dhe mbrojtjen nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij e plotë përthithet shpejt dhe jep një ndjesi freskie dhe hidratimi pas aplikimit. Ky sun stick është gjithashtu një bazë ideale për makeup-in, duke e bërë të lehtë riaplikimin gjatë ditës pa e prishur atë.
*22gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
zinc oxide, Hyalugen, gjalpë shea, vaj farash luledielli
Lista e plotë e përbërësve
Zinc Oxide (CI 77947), Octyldodecanol,Coco-Caprylate/Caprate, Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Acrylates Copolymer, C12-15 Alkyl Benzoate, Butyloctyl Salicylate, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Synthetic Wax, Dibutyl Lauroyl Glutamide, Diisostearyl Malate,Ceresin, Dextrin Palmitate, Dibutyl Ethylhexanoyl Glutamide, Polymethylsilsesquioxane, Polyhydroxystearic Acid, Triethoxycaprylylsilane, Camellia Japonica Seed Oil, Butyrospermum Parkii (Shea) Butter, Camellia Sinensis Leaf Water, Hyaluronic Acid/Hydrolyzed Collagen Crosspolymer, VinylDimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Polyglyceryl-3 Polydimethylsiloxyethyl Dimethicone, Caprylyl Glycol,Glyceryl Caprylate, Water, Butylene Glycol,1,2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin
Marka
Marka koreano-jugore Mizon u themelua në vitin 2007 për të zhvilluar teknologji moderne të bukurisë. Me përbërës të cilësisë së lartë, teknika pioniere dhe kërkime intensive, për të krijuar produkte që janë shumë efektive dhe të thjeshta për t'u përdorur. MIZON beson në shumëllojshmërinë e bukurisë, pavarësisht nga përkatësia etnike, mosha, identiteti gjinor, seksualiteti, paaftësitë, feja.. Gjithkush është unik dhe misioni i tyre është të ndihmojnë duke u ndjerë rehat në lëkurën e tyre. Logoja e MIZON-it përfaqëson një kornizë të hapur dritareje: si një dritare që i hapet botës. Ata besojnë në dëgjimin e njerëzve, kuptimin e nevojave dhe formulimin e zgjidhjes së duhur.

KLAVUU Real Vegan Collagen Eye Patch
2,000.00 ALL
Çmimi për njesi perKLAVUU Real Vegan Collagen Eye Patch
2,000.00 ALL
Çmimi për njesi perPo kërkoni një zgjidhje të fuqishme për kujdesin e zonës delikate rreth syve? KLAVUU Real Vegan Collagen Eye Patch me kompleksin e patentuar Plussome™, është zgjidhja perfekte për të rikthyer freskinë dhe shkëlqimin! Kjo teknologji inovative përshpejton përthithjen e lëndëve ushqyese nga lëkura, duke siguruar që përbërësit aktivë të veprojnë më shpejt dhe në mënyrë më efikase. Ekstrakti i karrotave, i pasur me beta-karoten, ndihmon në zbutjen e shenjave të moshës, duke i dhënë lëkurës një pamje më të butë dhe me më shumë shkëlqim. Ndërkohë, peptidet e ekstraktuara nga bizelet ofrojnë hidratim të thellë, duke e mbajtur lëkurën e zonës delikate të syve të lëmuar dhe të ushqyer. Gjithashtu ky përbërës i veçantë stimulon prodhimin natyral të kolagjenit, duke e forcuar dhe rinovuar pamjen e lëkurës. I përshtatshëm për të gjitha tipet e lëkurës.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale, ngjyrues artificial dhe elementë PEG.
*60 maska njëpërdorimshe
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën nga çdo papastërti me larësin e rutinës suaj dhe të keni aplikuar tonerin, merrni me aplikuesin dy maska hydrogel dhe vendosini në zonën poshtë syve. Mbajini për 10-20 min. Në temperatura të larta, këshillohet ta mbani produktin në frigorifer. Pas çdo përdorimi, kujdesuni ta mbyllni mirë kapakun e tij për të evituar tharjen e esencës që gjendet brenda tij.
Këto maska mund t’i aplikoni edhe në zona të tjera, si pjesa e ballit apo qafës nëse keni nevojë për hidratim, zbehje të njollave apo kujdes të shtuar ndaj rrudhave.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Plussome™, ekstrakt karrote, peptide të ekstraktuara nga bizelet
Lista e plotë e përbërësve
Water, Glycerin, Dipropylene Glycol, Niacinamide, Ceratonia Siliqua (Carob) Gum, Hydrolyzed Collagen, Hydrolyzed Extensin, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Butylene Glycol, Allantoin, Chondrus Crispus Extract, Chondrus Crispus Powder, Hydroxyacetophenone, Cellulose Gum, Caprylyl Glycol, Potassium Chloride, Sucrose, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract, Dextrin, Hydrolyzed Gardenia Florida Extract, Dipotassium Glycyrrhizate, Maltodextrin, 1,2-Hexanediol, Adenosine, Disodium EDTA
Marka
Marka luksoze koreane KLAVUU ka një emërtim të veçantë nga fjalët suedisht "klar" ("paster"), and "vuu" ("pamje"). Produktet e prodhuara nga brand-i, më së shumti janë të formuluar nga ekstrakt të perlave të marra nga ishulli Jeju. Produktet e saj targetojnë problematika të ndryshme të lëkurës, si: hiperpigmentimi, purifikimi, mbrojtja UV, hidratimi, reduktimi i akneve, dhe kujdesi ndaj lëkurës së trupit në përgjithësi. Të gjitha produktet KLAVUU prodhohen në Kore, duke përfshirë 2 produktet "Bestseller" të saj, që janë: KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Cream dhe KLAVUU Resuve Pearlsation Multi Peptide Eye Cream, që rreshtohen me krenari në koleksionin KORAL SECRETS!

KAHI Aqua Balm SPF50+ PA++++
KAHI Aqua Balm SPF50+ PA++++
Produktet e markës KAHI janë kthyer në trend të pandalshëm, duke fituar zemrat e konsumatorëve në Kore dhe përtej, dhe tashmë janë të dashura edhe për komunitetin KORAL SECRETS. Pas suksesit të padiskutueshëm të KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick, sjellim për ju produktin më të ri: KAHI Aqua Balm. Ky balm i mrekullueshëm është zgjedhja ideale për këdo që kërkon një trajtim të plotë dhe të gjithanshëm për lëkurën. Me formulën e tij unike, KAHI Aqua Balm kombinon mbrojtjen maksimale nga dielli, hidratimin dhe rigjenerimin në një produkt të vetëm, duke e bërë të domosdoshëm për kujdesin e përditshëm. Përmbajtja e tij është një kombinim i pasur me përbërës inovativë, si kompleksi i salmonit dhe kolagjeni me peshë të ulët molekulare. Këto përbërës depërtojnë në thellësitë e lëkurës, duke nxitur rigjenerimin e saj dhe duke e bërë më të fortë e më elastike. Vaji i fermentuar Jeju, i njohur për vetitë e tij të fuqishme kundër shenjave të moshës dhe hidratimit të lëkurës, ndihmon në transformimin e lëkurës për një pamje më të freskët dhe rinore. Për më tepër, vitamina C e përfshirë në këtë formulim ndihmon në minimizimin hiperpigmentimeve, duke i dhënë lëkurës një shkëlqim natyral dhe të ndritshëm, pa lënë asnjë ndjesi ngjitëse. Ka një konsistencë të lehtë, përthithet shumë shpejt, nuk lë asnjë njollë të bardhë dhe jep ndjesi freskie pas aplikimit në lëkurë. Gjithashtu është një bazë shumë e mirë për makeup-in. Duke qenë në formë stick-u, është lehtësisht i riaplikueshëm kurdoherë dhe kudo të ndodheni, në makinë, në zyrë, teksa konsumoni në kafe etj.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate.
*Ndryshimi i temperaturës mund të shkaktojë ndryshim të konsitencës në pjesën e sipërme të tij, por kjo nuk ndikon aspak në cilësinë e produktit.
*9gr
Përdorimi
Përdoreni në mëngjes në hapin e fundit të rutinës suaj. Aplikojeni në fytyrë, qafë, dekolte dhe çdo zonë të trupit që e shikoni të arsyeshme. Riaplikojeni çdo 2 orë nëse doni të ruani efektin mbrojtës. Përpara çdo aplikimi pastroni me një pecetë sipërfaqen e produktit. Për të larguar mbetjet e filtrave SPF të kremit mbrojtës ndaj diellit, këshillohet pastrimi me larje të dyfishtë (larës vajor dhe larës ujor).
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Kolagjen nga salmoni, vitaminë C, vaj i fermentuar Jeju
Lista e plotë e përbërësve
Butylene Glycol Dicaprylate/Dicaprate, Dimethicone, Silica, Ethylhexyl Methoxycinnamate, Polyethylene, Butyloctyl Salicylate, Vinyl Dimethicone/Methicone Silsesquioxane Crosspolymer, Diphenylsiloxy Phenyl Trimethicone, Dicaprylyl Carbonate, Ethylhexyl Salicylate, Cetyl Ethylhexanoate, Triethylhexanoin, Paraffin, Diethylamino Hydroxybenzoyl Hexyl Benzoate, Bis-Ethylhexyloxyphenol Methoxyphenyl Triazine, Octocrylene, Sorbitan Isostearate, Microcrystalline Wax, Oil Soluble Licorice( Glycyrrhiza) Extract, Caesalpinia Spinosa Fruit Extract, Bacillus Ferment, Candida/Garcinia Cambogia Ferment, Kappaphycus Alvarezii Extract, Oryza Sativa (Rice) Germ Oil, Schisandra Chinensis Fruit Extract, Hydrolyzed Collagen, Lithospermum Erythrorhizon Root Extract, Curcuma Longa (Turmeric) Root Extract, Phytosteryl/Isostearyl/Cetyl/Stearyl/Behenyl Dimer Dilinoleate, Hydrogenated Polyisobutene, Ethylhexyl Hydroxystearate, Disteardimonium Hectorite, Propylene Carbonate, Caprylyl Glycol, Glyceryl Caprylate, Adenosine, Aluminum Hydroxide, Triethoxycaprylylsilane, Tocopherol, Purified Water, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Soluble Proteoglycan, Sodium DNA, Fragrance, Benzylparaben, Hexyl Cinnamal, Benzyl Salicylate, Hydroxycitronellal, Citronellol, Alpha-Isomethyl Ionone, Linalool, Titanium Dioxide, Bismuth Oxychloride, Gardenia Florida Fruit Extract
Marka
KAHI është një markë e re për kujdesin e lëkurës nga Koreja e krijuar në vitin 2020, e cila është e përqëndruar të ndihmojë këdo të kenë një lëkurë rinore, përmes produkteve të fuqishme por me formulime të buta, dhe aspak agresive. Emri i markës KAHI është një fjalë e përbërë nga shkronjat e para dhe të fundit të alfabetit të gjuhës koreane. Ashtu si Sejong i Madh, Mbreti i Dinastisë Chosun krijoi alfabetin korean për t'a mësuar të gjithë për të mësuar lehtësisht, edhe kjo markë ka si filozofi t'i bëjë të gjithë që përmes produkteve të saj të ndihen lehtësisht të bukur. Produktet e markës KAHI janë të limituara në prodhim, sepse formulimi i tyre është me përbërës shumë të çmuar të marrë nga ishulli Jeju në Korenë e Jugut. Filozofia e markës KAHI është "Lehtësisht të shikohen rezultatet", ndaj dhe produktet e saj kryesore janë në formë stick-u. Produkti "Bestseller" i markës është balmi: KAHI Wrinkle Bounce Moisturizing Multi Balm Stick i cili ka tërhequr shumë vëmëndje nga përdorimi i tij nga aktorja e famshme Kim Go-eun në dramën televizive koreane The King: Eternal Monarch. Të gjitha produktet e KAHI janë 100% të prodhuara në Kore.