SKINFOOD Carrot Carotene Calming Water Pad

2,800.00 ALL 2,400.00 ALL

Porosia juaj mbërrin ndërmjet Qeshor 04 dhe Qeshor 05.

Përshkrimi

SKINFOOD Carrot Carotene Calming Water Pad janë pad-sat (tamponë pambuku) vegan më të vlerësuar (31 çmime të fituara) dhe të shitura  në Kore (4,000,000 copë të shitura), duke ofruar një lehtësim qetësues të menjëhershëm për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme. Ky produkt i mrekullueshëm përmban β-karoten, një përbërës magjik që rrjedh nga ekstrakti natyral i karotës dhe vaji i farës së saj, duke përdorur një teknikë unike të zhvilluar nga laboratori i markës që nga vitet 1950. Me këtë formulë të avancuar, përbërësit bashkëpunojnë për të qetësuar dhe përforcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke reduktuar skuqjen dhe irritimin. Procesi i veçantë i nxjerrjes së lëndëve ushqyese bën të mundur ruajtjen dhe transferimin e të gjitha vlerave të karotës drejtpërdrejt në. Por nuk mbaron me kaq! Formula është pasuruar me agjentë hidratues si glicerina dhe hialuronati i natriumit, të cilët ofrojnë hidratim të thellë për të luftuar thatësinë. Pad-sat janë të ngopur bujarisht me esencë dhe kanë përmbajtje të bollshme lagështie, duke lehtësuar ndarjen në dy pjesë për t'u përdorur si maskë për fytyrën. Duke siguruar minerale thelbësore, lëndë ushqyese dhe vitamina, këto pad-sa promovojnë një lëkurë të shëndetshme dhe të rinovuar. 

Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.

*60 tamponë pambuku
*250g

Shpërndani