

ABIB Pine Needle Pore Pad Clear Touch
ABIB Pine Needle Pore Pad Clear Touch
ABIB Pine Needle Pore Pad Clear Touch janë tamponët prej pambuku ideal nëse dëshironi të mbani në kontroll yndyrën e tepërt, të tkurrni poret dhe mbi të gjitha të largoni qelizat e vdekura në lëkurë. Këto tamponë pambuku janë të formuluar me 30,000ppm ekstrakt të halave të pishës, ekstrakt të barit të shelgut alpin, PHA dhe LHA, për të eksfoliuar butësisht lëkurën, por duke ruajtur nivelin e hidratimit në të. Menjëherë pas përdorimit tyre do të vëreni pastërti në lëkurë dhe një pamje plot shëndet e shkëlqim. Gjithashtu do të vëreni me kalimin e ditëve se yndyra e tepërt në lëkurë do të minimizohet, poret do të tkurren dhe do të shpërbëhen pikat e zeza dhe të bardha. Tamponët e pambukut kanë 2 anë, anën me teksturë dhe më të ashpër për të eksfoliuar butësisht lëkurën, ndërsa ana e lëmuar për të hequr çdo mbetje, duke e masazhuar butësisht këtë të fundit. Nga ana tjetër formulimi i tyre me panthenol mundëson hidratim afatgjatë dhe zbutje të teksturës së lëkurës. Këto tamponë pambuku janë të përshtatshëm edhe për përdorim gjatë shtatëzanisë dhe fomula e tyre është vegane.
*60 tamponë pambuku
*145ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
ekstrakt i halave të pishës, PHA, LHA, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
Purified Water, Butylene Glycol, Pinus Densiflora Leaf Extract, Glycerin, Alcohol, 1,2-Hexanediol, Paeonia Suffruticosa Root Extract, Centella Asiatica Extract, Chamomilla Recutita (Matricaria) Flower Extract, Glyceryl Caprylate, Betaine, Polyglyceryl-10 Laurate, Panthenol, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Gluconolactone, Capryloyl Salicylic Acid, Tromethamine, Citric Acid, Diethylhexyl Sodium Sulfosuccinate, Sodium Hyaluronate, Pantolactone, Dipropylene Glycol, Epilobium Fleischeri Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Potassium Sorbate, Disodium EDTA
Marka
ABIB është një markë koreane në industrinë e përkujdesjes së lekurës e themeluar në Janar 2016. Emri i saj, Abib, përkthehet si muaji i parë i kalendarit të lashtë hebraik dhe simbolizon një fillim të ri në përkujdesjen ndaj vetes.
Ekspertët e Abib punojnë për të krijuar formulime dhe produkte sa më inovative, që nxisin lëkurën në mënyrë sa më natyrale të mundshme në: procesin e largimit të qelizave të vdekura dhe rigjenerimit e tyrej; mbrojtjen ndaj përbërësve toksikë dhe agresorëve të jashtëm; ngadalësimin e procesit të plakjes.
Me të njëjtin përkushtim dhe pasion, Abib bën punë të palodhur kërkimore për të sjellë paketime të thjeshta dhe minimaliste, që jo vetëm ngjajnë bukur, por dhe mbrojnë përmbajtjen e produktit nga faktorët e jashtëm.


ANUA Heartleaf 77% Clear Up Pad
ANUA Heartleaf 77% Clear Up Pad
ANUA Heartleaf 77% Clear Up Pad, është një toner në trajtë shumë të butë eksfoliues i cili përmban 70 copë tamponë pambuku për hidratimin dhe qetësimin e lëkurës. Me një përqendrim të lartë prej 77% të ekstraktit të gjethes së bimës heartleaf (philodendron hedaraceum), ky toner ndihmon në qetësimin e irritimeve të ndryshme të lëkurës, balancimin e sebumit të tepërt dhe mbajtjen e nivelit të duhur të lagështisë së nevojshme. Formulimi i tij përmban glukonolakton për të eksfoliuar butësisht qelizat e vdekura. PHA gjithashtu lufton glikacionin, një proces që ndodh kur sheqeri i tretur i bashkohet kolagjenit, duke dobësuar atë së bashku me nivelet e elastinës, e cila ndikon dhe në parandalimin e shenjave të moshës. Ky toner përmban kompleksin Anti Sebum P (Ekstrakt i gjetheve të Pinus Palustris, Ekstrakt i luleve të aguliçes së mbrëmjes, Ekstrakt i rrënjës së Ulmus Davidiana, Ekstrakt i rrënjës Pueraria Lobata) për të ndihmuar në balancimin e sebumit të tepërt, tkurrjen e madhësisë së poreve si edhe nxitjen e prodhimit të kolagjenit. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*70ea
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
77% të ekstrakt të gjethes së bimës heartleaf, PHA, Anti Sebum P (Ekstrakt i gjetheve të Pinus Palustris, Ekstrakt i luleve të aguliçes së mbrëmjes, Ekstrakt i rrënjës së Ulmus Davidiana, Ekstrakt i rrënjës Pueraria Lobata)
Lista e plotë e përbërësve
Houttuynia Cordata Extract (77%), Water, Gluconolactone, Propanediol, Tromethamine, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Betaine, Ammonium Acryloyldimethyltaurate/VP Copolymer, Ulmus Davidiana Root Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Oenothera Biennis (Evening Primrose) Flower Extract, Camellia Sinensis Leaf Extract, Coix Lacryma-Jobi Ma-yuen Seed Extract, Portulaca Oleracea Extract, Centella Asiatica Extract, Madecassoside, Asiatic Acid, Asiaticoside, Madecassic Acid, Sodium Phytate
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.

TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cream
TORRIDEN Balanceful Centella Asiatica Extract Cream
Nëse jeni të apasionuar pas markave K-Beauty, është e sigurt që keni dëgjuar për TORRIDEN, një emër i njohur për produktet e tij të suksesshme dhe të vlerësuara me çmime. Një nga produktet më të pëlqyera të kësaj marke është edhe kremi TORRIDEN Balanceful Cica Cream, i cili, si pjesë e koleksionit 'Koral Secrets', nuk mund të mungojë kurrsesi në rutinën tuaj të kujdesit për lëkurën. Formulimi i tij unik përmban kompleksin T-TECA, i cili përfshin pesë komponentë të bimës centella asiatica: ekstraktin Centella Asiatica, asiaticoside, acidin madecassic, acidin asiatic dhe madecassoside. Këto përbërës ndihmojnë në qetësimin e lëkurës dhe reduktimin e skuqjes. Përbërës të tjerë shtesë si allantoin, lloje të ndryshme të acidit hialuronik dhe panthenol depërtojnë në të gjitha shtresat e lëkurës për një hidratim të thellë dhe intensiv. Gjithashtu, forcojnë barrierën natyrale mbrojtëse të lëkurës dhe e mbrojnë atë nga agresorët e jashtëm. Konsistenca e tij e lehtë, e bënë këtë krem të përshtatshëm edhe për lëkurë mikse në të yndyrshme.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, fragrancë artificiale dhe ngjyrues artificial.
*100ml
Përdorimi
Në mëngjes, përpara aplikimit të kremit mbrojtës ndaj diellit dhe në mbrëmje, pasi të keni pastruar lëkurën me larësin dhe aplikuar tonerin, esencën dhe/ose serumin e rutinës suaj, merrni një sasi të konsiderueshme dhe përhapeni butësisht në lëkurë me lëvizje rrethore, derisa të jetë përthithur tërësisht.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
T-TECA, panthenol, allantoinë, acid hialuronik, panthenol
Lista e plotë e përbërësve
water, Butylene Glycol, Glycerin, Heptyl Undecylenate, 1,2-Hexanediol, Centella Asiatica Extract, Madecassic Acid, Asiaticoside, Asiatic Acid, Madecassoside, Panthenol, Allantoin, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Swertia Japonica Extract, Nymphaea Caerulea Flower Extract, Lactobacillus Ferment, Althaea Rosea Flower Extract, Carthamus Tinctorius (Safflower) Flower Extract, Betaine, Caprylic/Capric Triglyceride, Cetearyl Alcohol, Propanediol, C14-22 Alcohols, Dipeptide-2, Acrylates/C10-30 Alkyl Acrylate Crosspolymer, Hydroxyethyl Acrylate/Sodium Acryloyldimethyl Taurate Copolymer, Sodium Polyacrylate, Glyceryl Acrylate/Acrylic Acid Copolymer, PVM/MA Copolymer, Sorbitan Isostearate, Polyglyceryl-3 Polyricinoleate, Isopentyldiol, Capryloyl Salicylic Acid, C12-20 Alkyl Glucoside, Polyglyceryl-4 Oleate, Sodium Stearoyl Glutamate, Sodium Surfactin, Caproic Acid, Xanthan Gum, Tromethamine, Sodium Acetate, Disodium EDTA, Ethylhexylglycerin, Gardenia Florida Fruit Extract
Marka
Misioni i markës koreane të kujdesit të lëkurës Torriden është të jetë pjesë e udhëtimit të çdo individi drejt bukurisë optimale. Linja e saj më e shitur DIVE-IN përmban acid hialuronik me peshë të ulët molekulare, i provuar për të nxitur rinovimin e qelizave, duke reduktuar shfaqjen e linjave të holla dhe rrudhave për të rikthyer një pamje rinore. CELLMAZING, një linjë tjetër më e shitur, përmban ekstrakt centella asiatica për të qetësuar lëkurën dhe stimuluar rritjen e qelizave. Të dyja linjat janë formuluar me kujdes për të plotësuar nevojat e përditshme të lëkurës. Si ylli udhëzues i udhëtimit tuaj, Torriden zbulon rrugën për të gjetur përbërësit e duhur për lëkurën tuaj!

SKINFOOD Carrot Carotene Calming Water Pad
SKINFOOD Carrot Carotene Calming Water Pad
SKINFOOD Carrot Carotene Calming Water Pad janë pad-sat (tamponë pambuku) vegan më të vlerësuar (31 çmime të fituara) dhe të shitura në Kore (4,000,000 copë të shitura), duke ofruar një lehtësim qetësues të menjëhershëm për lëkurën e thatë dhe të ndjeshme. Ky produkt i mrekullueshëm përmban β-karoten, një përbërës magjik që rrjedh nga ekstrakti natyral i karotës dhe vaji i farës së saj, duke përdorur një teknikë unike të zhvilluar nga laboratori i markës që nga vitet 1950. Me këtë formulë të avancuar, përbërësit bashkëpunojnë për të qetësuar dhe përforcuar barrierën mbrojtëse të lëkurës, duke reduktuar skuqjen dhe irritimin. Procesi i veçantë i nxjerrjes së lëndëve ushqyese bën të mundur ruajtjen dhe transferimin e të gjitha vlerave të karotës drejtpërdrejt në. Por nuk mbaron me kaq! Formula është pasuruar me agjentë hidratues si glicerina dhe hialuronati i natriumit, të cilët ofrojnë hidratim të thellë për të luftuar thatësinë. Pad-sat janë të ngopur bujarisht me esencë dhe kanë përmbajtje të bollshme lagështie, duke lehtësuar ndarjen në dy pjesë për t'u përdorur si maskë për fytyrën. Duke siguruar minerale thelbësore, lëndë ushqyese dhe vitamina, këto pad-sa promovojnë një lëkurë të shëndetshme dhe të rinovuar.
Formula e tij është hipoalergjike, e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm dhe irritues për lëkurën, si: alkool, paraben, silikon, sulfate, frangrancë artificiale, ngjyrues artificial, vajra esencial.
*60 tamponë pambuku
*250g
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
β-karoten, glicerinë, hialuronati i natriumit,
Lista e plotë e përbërësve
Water, Daucus Carota Sativa (Carrot) Root Extract, Glycerin, Beta-Glucan, Butylene Glycol, 1,2-Hexanediol, C12-14 Pareth-12, Ethylhexylglycerin, Sodium Citrate, Undaria Pinnatifida Extract, Sodium Hyaluronate, Citric Acid, Sodium Phytate, Allantoin, Hydroxyethylcellulose, Maltodextrin, Saccharide Hydrolysate, Daucus Carota Sativa (Carrot) Seed Oil, Olea Europaea (Olive) Fruit Oil, Pogostemon Cablin Oil, Lavandula Hybrida Oil, Salvia Officinalis (Sage) Oil, Artemisia Vulgaris Oil, Citrus Aurantium Dulcis (Orange) Peel Oil
Marka
SKINFOOD ka besimin se produktet që ajo krijon janë “ushqim” për vetë lëkurën. Që nga viti 1957, kjo markë vazhdon të surprizojë me formulimet e saj që kanë në thelb përbërës natyral të ekstraktuar nga ushqimet. Filozofia e Skinfood-it është shumë e thjeshtë: “Bukuria është rezultati i një jete të shëndetshme”. Ushqimet përmbajnë vitamina, minerale dhe antioksidantë që janë të dobishëm për organizmin, si dhe për lëkurën. Ekipi i SKINFOOD-it mban kontakt me fermerët kudo në botë, dhe sigurohet të përzgjedhë përbërësit ushqimorë që rriten me metodat më të avancuara organike. Sheqeri i zi brazilian, mjalti mbretëror me prejardhje nga Azia jugore, e bardha e vezës dhe orizi janë disa nga elementët ushqimorë që SKINFOOD përdor në zhvillimin e produkteve të tij. Specialistët e departamentit R&D (Kërkim & Zhvillim) testojnë, studiojnë dhe ritestojnë produket deri sa arrijnë të krijojnë formulime me veti të fuqishme për lëkurën duke i falur asaj shëndet dhe bukuri.

NUMBUZIN No.1 Cica Re-Leaf Green Toner Pad
NUMBUZIN No.1 Cica Re-Leaf Green Toner Pad
Shijoni përfitimet e fuqishme të NUMBUZIN No.1 Cica Re-Leaf Green Toner Pad, një produkt i veçantë i formuluar për të adresuar aknet e inflamuara dhe lëkurën e ndjeshme. Formulimi i tij unik përmban një kombinim të pasur të CICA (5 komponentët e bimës Centella Asiatica), Houttunia Cordata dhe ekstrakteve të Licorice, të njohura për vetitë e tyre qetësuese ndaj irritimeve të lëkurës. Këto tamponë janë të krijuar për të ndihmuar në reduktimin e skuqjes dhe për të ofruar qetësim të lëkurës së irrituar, duke e bërë atë të duket më të shëndetshme dhe më të freskët. Me kalimin e ditëve, do të vëreni rezultate të dukshme: reduktim të prodhimit të sebumit, minimizim të poreve, si dhe shpërbërje të pikave të zeza dhe të bardha. Gjithashtu, këto tamponë ndihmojnë në njëtrajtësimin e tonalitetit të lëkurës dhe forcimin e barrierës mbrojtëse të saj. Tamponët e pambukut ofrojnë një dizajn inovativ me dy anë: njëra anë është e gjelbër dhe e formuluar me CICA, duke siguruar një eksfolim të butë të lëkurës, ndërsa ana tjetër e bardhë është e pasuruar me ekstrakte të Bamboosë, të cilat ofrojnë hidratim të thellë dhe qetësim të menjëhershëm. I përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, kryesisht asaj me tendencë akneike dhe sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*70ea/190ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
CICA, Houttynia Cordata,ekstraktet e licoricës.
Lista e plotë e përbërësve
Glycerin, Butylene Glycol, Dipropylene Glycol, Propanediol, 1.2-Hexanediol, Ethylhexylglycerin, Hyacinthus Orientalis (Hyacinth) Extract, Polygonum Multiflorum Extract, Carbomer, Hydroxyeth Ylcellulose, Polyglyceryl-10 Laurate, Polyglyceryl-10 Myristate, Arginine, Allantoin, Disodium EDTA, Nymphaea Alba Flower Extract, Ricinus Communis (Castor) Seed Oil, Betaine, Panthenol, Citrus Paradisi (Grapefruit) Peel Oil, Pelargonium Graveolens Flower Oil, Melaleuca Alternifolia (Tea Tree) Leaf Oil, Rosmarinus Officinalis (Rosemary) Leaf Oil.
Marka
Numbuzin është një markë koreane e njohur për përqendrimin e saj në krijimin e produkteve të personalizuara të kujdesit të lëkurës, bazuar në nevojat specifike të lëkurës së çdo individi. Emri "numbuzin" vjen nga ideja e numërimit të produkteve, ku secili produkt përfaqëson një numër dhe zgjidhet në varësi të llojit të lëkurës dhe problematikës që përdoruesi dëshiron të trajtojë.
Kjo markë është bërë e njohur për produktet e saj të serumit dhe esencave që janë shumë të vlerësuara në komunitetin e kujdesit të lëkurës, veçanërisht për përbërësit cilësorë dhe efektivitetin e tyre. Numbuzin fokusohet në formulime që japin rezultate të shpejta dhe janë të thjeshta për t'u përdorur, duke ofruar një përvojë praktike dhe efektive për përdoruesit.
Produktet e tyre përfshijnë serume, tonikë, kremra hidratues dhe esenca, të cilat përmbajnë përbërës të njohur për efektet e tyre të dobishme, si niacinamide, qeliza staminale, acid hialuronik dhe ekstrakte bimore të përzgjedhura. Ata synojnë të ofrojnë zgjidhje për një gamë të gjerë të problemeve të lëkurës, përfshirë hiperpigmentimin, teksturën e pabarabartë të lëkurës, dhe lëkurën e dehidratuar.

MAKEP:REM Inteca™ Soothing Pad
MAKEP:REM Inteca™ Soothing Pad
MAKEP:REM Inteca™️ Soothing Pad ofron 70 tamponë pambuku të formuluara për të siguruar hidratim dhe qetësim të thellë të lëkurës. Esenca e këtyre tamponëve është e formuluar me kompleksin e patentuar Inteca™️, një përzierje e fuqishme e përbërësve natyralë të nxjerrë nga Centella Asiatica, e cila përfshin Asiaticoside dhe Madecassic Acid. Këta përbërës janë të njohur për vetitë e tyre qetësuese dhe anti-inflamatore dhe punojnë në harmoni për të ulur inflamacionin dhe për të shëruar irritimet e lëkurës, duke krijuar një ndjesi të menjëhershme qetësie. Ky produkt i përshtatet të gjitha tipeve të lëkurës, veçanërisht asaj me tendencë akneike dhe sensitivitet.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*70ea/180ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
Inteca™️
Lista e plotë e përbërësve
Water, Propanediol, Niacinamide, Dipropylene Glycol, 1,2-Hexanediol, Xylitol, Polyglyceryl-10 Laurate, Candida Bombicola/Glucose/Methyl Rapeseedate Ferment, Butylene Glycol, Gluconolactone, Tromethamine, Carbomer, Ethylhexylglycerin, Adenosine, Helianthus Annuus (Sunflower) Seed Oil, Allantoin, Eucommia Ulmoides Bark Extract, Asiaticoside, Madecassic Acid, Asiatic Acid, Ethoxydiglycol
Marka
Duke adoptuar konceptin nordic lagom që do të thotë "vetëm sasinë e duhur", marka koreane make p:rem thjeshton rutinat e kujdesit të lëkurës me produktet e saj shumëfunksionale. Koleksioni i markës përdor përbërës natyralë shumë të pastër si ekstrakti i mjedrës së Arktikut, lëngu finlandez i thuprës dhe uji i torfe nga Danimarka, dhe mbështetet në teknologjinë e patentuar Micro Trans Moisture të markës për t'i shpërndarë ato në mënyrë efektive në lëkurë. Paketimi dhe sasia e përbërësve mbahen minimale, duke reflektuar filozofinë "e drejtë". Të gjitha produktet janë prodhuar në Kore.

ANUA Birch Moisture Boosting Pad
ANUA Birch Moisture Boosting Pad
ANUA Birch Moisture Boosting Pad është produkti i duhur për qetësimin e irritimeve të ndryshme të lëkurës, balancimin e sebumit të tepërt dhe mbajtjen e nivelit të duhur të lagështisë së nevojshme. Ky produkt unik përmban ekstraktin e thuprës, e njohur si "mbretëresha e pyllit", e cila ndihmon në rigjenerimin dhe përmirësimin e elasticitetit të lëkurës. Formulimi i tij ashtu si e gjithë linja, përmban gjithashtu panthenol dhe dhjetë lloje të acidit hialuronik, kombinim i cili ndihmon në sigurimin e një hidratimi të thellë dhe afatgjatë, duke forcuar njëkohësishte edhe barrierën mbrojtëse të lëkurës. Nga ana tjetër, kompleksi inovativ ABC™️, i cili përmban Allantoin, Betainë dhe ekstrakt kastraveci, ofron qetësim të menjëhershëm për lëkurën sensitive dhe të irrituar. Të përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës, gjithashtu për lëkurëme tendencë akneike dhe shumë sensitive.
Formula e tij është e testuar dermatologjikisht dhe nuk përmban përbërës të dëmshëm, si: alkool, konservues artificial, ngjyrues artificial, paraben, vaj mineral dhe është e patestuar në kafshë.
*70ea/160ml
Përdorimi
Pasi të keni pastruar lëkurën me larësin e rutinës suaj, merrni një tampon pambuku dhe masazhoni fytyrën dhe qafën. Në këtë mënyrë keni bërë të mundur largimin e çdo mbetje papastërtie. Nuk është e nevojshme të shpëlani fytyrën. Vazhdoni më tej me hapat e tjerë të rutinës suaj. Sigurohuni të mbyllni mirë kapakun e produktit, që tamponët të mbeten të lagësht dhe të pastër.
Këshillohet të përdoret çdo ditë, 1 herë në ditë.
Përbërësit
Përbërësit "magjik"
70% ekstrakt thuprë, panthenol, dhjetë lloje të acidit hialuronik, kompleks ABC
Lista e plotë e përbërësve
Water, Betula Platyphylla Japonica Juice 70,000ppm, Butylene Glycol, Glycerin, Dipropylene Glycol, Allantoin, Betaine, Cucumis Sativus Fruit Extract, Hyaluronic Acid, Hydrolyzed Hyaluronic Acid, Sodium Hyaluronate Crosspolymer, Sodium Hyaluronate, Camellia Sinensis Leaf Extract, Mentha Rotundifolia Leaf Extract, Thymus Vulgaris Flower/Leaf Extract, Propanediol, Oenothera Biennis Flower Extract, Pinus Palustris Leaf Extract, Pueraria Lobata Root Extract, Ulmus Davidiana Root Extract, Gluconolactone, Chlorella Vulgaris Extract, Melia Azadirachta Branch/Leaf Extract, Melia Azadirachta Flower Extract, Coccinia Indica Fruit Extract, Althaea Rosea Flower Extract, Aloe Barbadensis Flower Extract, Solanum Melongena Fruit Extract, Ocimum Sanctum Leaf Extract, Corallina Officinalis Extract, Curcuma Longa Root Extract, 1,2-Hexanediol, Hydroxyacetophenone, Glucose, Ethylhexylglycerin, Caprylyl Glycol, Fructooligosaccharides, Fructose, Polyglyceryl-10 Laurate, Glyceryl Caprylate, Pentylene Glycol, Acetyl Glucosamine, Sodium Citrate, Cyanocobalamin, Tocopherol, Xanthan Gum, Disodium EDTA
Marka
Anua beson se lëkura e shëndetshme nuk varet vetëm nga produktet e kujdesit të lëkurës, por edhe nga të kesh një mendje të relaksuar dhe një mënyrë jetese të rregulluar. Marka fokusohet në zgjedhjen e përbërësve të pastër, organikë për të maksimizuar efektivitetin dhe për të minimizuar efektet e dëmshme në lëkurë. Produktet e saj miqësore me mjedisin dhe të qëndrueshme janë 100% të prodhuara në Kore dhe të dizajnuara me paketim të thjeshtë. Më të shiturit përfshijnë Toner qetësues Heartleaf 77%, Ampulë qetësuese Heartleaf 80% dhe krem dielli të butë 5-Zero.